Rama-Rinkevics, takim në kuadrin e përgatitjeve të Letonisë për Presidencën e radhës në BE

26 Gusht 2014, 15:39Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Letonisë, Edgars Rinkevics. Kryeministri Rama ka postuar një foto në rrjetin social “Facebook”, ku shkruan “me Ministrin e Jashtëm të Letonisë, zotin Edgars Rinkevics në kuadrin e përgatitjeve të Letonisë për Presidencën e rradhës në BE”.

Më herët Ministri i Punëve të Jashtme të Letonisë, Edgars Rinkēvičs, zhvilloi një takim me Ministrin i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati.

Gjatë takimit me homologun e tij në Tiranë, dy ministrat e Jashtëm diskutuan mbi bashkëpunimin dypalësh midis dy vendeve, si dhe për intensifikimin dhe forcimin e marrëdhënieve shumë të mira që ekzistojnë midis dy vendeve, si në dimensionin politik, ashtu dhe në atë ekonomik.

Gjithashtu, gjatë takimit me ministrin Rinkēvičs u diskutua mbi perspektivën e integrimit të Shqipërisë në BE, në veçanti hapat dhe reformat qe Qeveria shqiptare po ndërmerr pas marrjes e statusit të vendit kandidat, si dhe avancimin drejt bisedimeve për anëtarësim.

7 komente në “Rama-Rinkevics, takim në kuadrin e përgatitjeve të Letonisë për Presidencën e radhës në BE”

  1. capital says:

    Cfare koherence ky kryeminister, i duhet shqiperise pafund Edi Rama, duket qe keto 12 vjet qe ti do rrish ne pushtet do jene vitet e lulzimit te shqiperise.

    1. ungjilli says:

      Komplimente nga ana ime zoti kryeminister per respektin qe gezon ndaj te gjithe nderkombetareve, nje respekt qe duhet vlersuar ndaj te gjithe shqipetareve, kjo ndryshon imazhin tone ne arenen nderkombetare, nuk tallen me me ne nga plaku sali.

      1. robias says:

        Duket qarte qe kjo qeveri ka nje axhend te qart ne lidhje me integrimin e shqiperise ne BE po qe duket po ashtu qarte dhe perparsia qe ka per kete proces.

  2. ina says:

    Me i miri eshte mes te gjitheve, ka personalitet, karizem, elegance, me pak fjale, Edi ka shume klas…

    1. kumria says:

      Bravo per bashkëpunim të progresive me Ministrin e Jashtëm të Letoni z Edgars Rinkēvičs.

      1. redi says:

        Duhet qe te jesh perhere ne kontakt me keto te huajt pasi e dime mir qe na nevoiten goxha mbeshtetja e nderkombetareve si per investime e per cdo gje tjeter.

  3. Leonard Dingo says:

    Nga njemilion socialist qe te dhane voten,njeqint jane te kenaqur.900/000 mije i ke pa buke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje