Një kroate pritet të jetë përfaqësuese e BE-së në Shqipëri.
Romana Vlahutin është kandidatja favorite për të qenë pasardhëse e italianit Ettore Sequi në zyrën e BE-së në Tiranë.
Burime te “Ora News” bëjnë me dije se Romana Vlahutin, është në pritje të zyrtarizimit të marrjes së detyrës së ambasadores së BE-së në Tiranë.
Kroatja Vlahutin është këshilltare e presidentit kroat për çështjet e politikës së jashtme, dhe njihet si një njohëse e mirë e rajonit dhe e BE-së.
Mësohet se ajo ka qenë një nga emrat kyç që ka negociuar për anëtarësimin e Kroacisë në BE, çka duket se do t’ia lehtësojë punën e diplomatës në një vend që tashmë ka hyrë në një faze te re në rrugën integruese europiane, pasi gëzon statusin e kandidatit.
Institucionet e Bashkimit Europian të sapo dala nga një proces zgjedhor dhe ende pa formuar kabinetin e ri të Brukselit thuhet se nuk do ta kenë zgjerimin e BE prioritet, megjithate fakti që një kroate sillet në temperaturat e larta të Tiranës politike dëshmon besimin e europianeve se ballkanasit kanë më shumë shanse ta kuptojnë njëri- tjetrin edhe kur vendimet e tyre nuk para kanë shumë kuptim
Ashtu si edhe Ettore Sequi, që hapat e para të karrierës i ka pasur në gazetari, edhe Romana Vlahutin vjen nga bota e komunikimit
Tanimë pritet vetëm qe edhe zëvendësuesi i ambasadorit amerikan Arvizu të marrë dritën jeshile për të ardhur në Tiranë, për të përfunduar trupën e re të ambasadorëve të së ashtuquajturës “Trojka”.
Duhet te jete me origjine vllahe. Edhe gjyshi i Edi Rames eshte me origjine vllahe dhe i ardhur nga Koroacia….
Simpatike.Duket e perkushtuar per pune.