Gjendet një i vdekur në Vlorë/ Policia: E vranë pas një sherri. Sapo ishte liruar nga burgu

26 Gusht 2014, 20:33Politika TEMA

Trupi i një të riu u gjet në fshatin Lapardha të Vlorës.

Viktima është 27- vjeçari Daniel Lika.

Ai u gjet në një rrugë dytësore.

Pas këqyrjes paraprake, u arrit në përfundimin se ai është ekzekutuar.

Viktima është banor i fshatit dhe u identifikua nga familjarët.

Viktima sapo ishte liruar nga burgu, ku mbahej nën akuzën e trafikut të drogës.

Likaj ishte arrestuar në vitin 2010 pas një operacioni të kryer në Shqipëri, Greqi, Itali dhe Belgjikë.

Banorë të zonës kanë gjetur trupin e pajetë dhe kanë njoftuar policinë.

Njoftimi është bërë rreth orës 15.00 në sallën operative të Drejtorisë së Policisë Vlorë.

Nga veprimet e para hetimore të kryera në vendngjarje rezulton se viktima, së bashku me 2 persona të tjerë kanë qenë duke ecur në malin e Shashicës kur 3 persona të armatosur me armë zjarri automatik kallashnikov u kanë dalë para dhe pas një grindje të çastit për motive të dobëta kanë qëlluar në drejtim të viktimës dhe janë larguar menjëherë.

Policia bën me dije se po punon intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje.

19 komente në “Gjendet një i vdekur në Vlorë/ Policia: E vranë pas një sherri. Sapo ishte liruar nga burgu”

  1. elinor ' says:

    Hallall!
    “Kishin te drejte qe e vrane, ndryshe s’do ta vrisnin! Edhe atij i qe shkrojtur ne qitap; nga e shkrojtura nuk shpeton dot.”
    Per me teper lexoni ABC-ja e Mitrush Kutelit. Aty do t’i gjeni te gjitha arsyet “e forta” perse rraca fisnike, arberore, pellazge, ilire me zakone burrash si besnikeria, kreshnikia, bujaria, vret me plot te drejten e Zotit.

    1. argita-b says:

      “elinor”
      Dua te te theksoj vetem nje gje: jeten ka te drejte te ta marr vetem ai qe ta jep, ZOTI, per gjithcka tjeter duhet te fuksionoje vetem LIGJI, panvarsisht hstorise se “drejtesise” ne Shqiperi!

    2. Genti says:

      Te dhjefsha trute ty dhe Mitrush kutelit

    3. Sokrati says:

      policia e ka lene rendin e sigurine e jetes personit e po merret me mjedisin.
      cdo ndertim pa leje te ndiqet si krim e cdo krim eshte nderim pa leje.

    4. artani says:

      elinor nuk e di nga je por hallallin ta dhen zoti ty se ai djal esht vrar pa asnje te drejt.por uji gaviles mase te esht sosur ty dhe ateher do them hallall per ty.pisllek

    5. sokol says:

      elinor nuk e di nga je por hallallin ta dhen zoti ty se ai djal esht vrar pa asnje te drejt.por uji gaviles mase te esht sosur ty dhe ateher do them hallall per ty.pisllek

    6. sokol says:

      elinor nuk e di nga je por hallallin ta dhen zoti ty se ai djal esht vrar pa asnje te drejt.por uji gaviles mase te esht sosur ty dhe ateher do them hallall per ty.pisllek
      gazetaret nuk duhet ta dizfofmojn lajmin duhet ta japin ashtu sic ka ndodhur jo me parashtesa dhr mbrapashtesa.

  2. fieraku4u says:

    NUK ARRIJ TE KUPTOJ SI MUND TE VRASESH NJE NJERI KOT FARE PER NJE GRINDJE TE CASTIT.

    TE DEL TJETRI PERPARA DHE TE VRET SIKUR TE MOS EKZISTOSH.

    KUSH JAN KETA REBELA APO CECENA QE DALIN ME ARME DHE ECIN RRUGEVE.

    1. rrupaqe says:

      nuk fuksonon drejtesia, denim me vdekje kush vret vritet gjerat jane te thjeshta ne shqiperi jeta ska vlere.

  3. A says:

    Rraca shqiptare eshte degjeneruar, bastarduar ne te gjitha drejtimet e mundeshme.
    Faji kryesor eshte i politikes shqiptare qe anet me te errta te shoqerise po i sjell si virtyte.
    A ka me qe nje hajdut xhepash i mbare popullit shqiptar, nuk quhet hajdut por quhet MEKATAR dhe i thuhet kete gabim te vogel mos perserit me dhe ky eshte Don ARDIAN FULLHAJNI.
    Vjedh tjetri floririn dhe nderohet duke i transformuar mbiemrit nga ILIR META ne ILIR FLORIRI. Pra je i vogel si FLORI.
    I thua tjetrit SHENDET dhe tjetri te thote PLAC dhe te vret ma kallashnikov.
    Ben gjera dhe veprimtari te paligjeshme dhe te gjuan me bresheri mitralozi helikopterin e policise.
    A ke ndigjuar te share ta bej ftyren si kepuca te zeze, a po je prostitute bulevardi, a po per vagabonde bulevardi.
    Ja pra kjo eshte shoqeria “e nderuar shqiptare” kudo ne bote.
    Degjenerim total prej ketyre palo aparatcikeve shqiptar. Tung.

    1. ARUSHA says:

      SAAKTE DHE SAKTE

  4. el-greko says:

    Pune korakesh

  5. tourkofagos says:

    Vaso Pasha,killer’s nuk i kishin emrat hasane,hysene por eshte e sigurt se jane sunite shqipfoles……

  6. ilir says:

    rrace albanozesh

  7. Olsi says:

    Po ku jane cunat e Tepelenes mo?

  8. Onni-durres says:

    Eshte normale ne albanistan…popull legen frikacak burracak..vrasim njeri tjetrin per gjera kot..e nuk vrasim keta politikan legena te degjenerum qe po na cojne drejt gropes..tu vra njeri tjetrin..kur do e kuptoj ky popull palacosh me kallash qe armet duhet me i kthy nga tirana..atje eshte e keqja e gjithkujt nga aty vjen cdo gje. Fukaralliku qe po na mbyt ca i duhet akoma ketij populli qe te ngrihet..na kane vesh me te zeza nga 92 deri tani..varferia eshte shkaku kryesor..NGRIHUNI POPULL kundra te gjithe politikaneve..pa dallim sigle partiake ti varim ne litar e pastaj le te behet cte doje..ata pasurohen ne vritemi kjo ska ku te shkoje me tej.

  9. lapi says:

    Mitrush Kuteli

    Kjo eshte nje nga pjeset me fantastike qe kam lexuar nga Kuteli

    Rrinte Suli me Sulën në hijen e një lisi kombëtar edhe përkëdhelnin dyfeqet kreshnike me nga një leckë vaj. Këtë e bënin për të kaluar kohën e për të shprehur dashurinë kreshnike për armët kreshnike.

    Dhe që të dy, si trima kombëtarë, e kishin ngjeshur mesin me kollanë e gjoksin me rripa. Kollanët ishin mbushur me paketa fishekë edhe varur kishin bomba të kuqe.

    Të tjerë fishekë e bomba kombëtare kishin nëpër xhepat kreshnikë.

    I foli Sula Sulës:

    – Ore, ti e ke të papërdorur dyfekun e as që di në shpon.
    – Kam zbrazur njëzet paketa. Qe kalamidhet!
    – Ke zbrazur në bosh, jo në plot…
    – Qysh në bosh? I kam rënë një zogu majë një lisi edhe e kam rrëzuar, i kam rënë një lepuri, i kam rënë një thiu të egër…
    – Të thashë se ti ke zbrazur bosh, më havadan. Ti s’hyn në rradhën e burrave. Hajt!
    – …
    – Ore, a ke zbrazur më njeri? Se atëhere i thonë plot. Je goxha burrë, e s’ke vrarë njeri!
    – Jo, njeri kurrë! Kur të më bjerë hasmi në pusi, do t’ia shkrep.
    – Prit gomar të mbijë bar!

    Fluturoi një zog kombëtar nga lisi kombëtar edhe hija e tij kreshnike shqiti për një grimë në truallin e fisit arbënor, ku ujku nuk e ha ujkun, po arbri e ha arbrin, si urdhëron Kanuni i Lekë Dukagjinit (ndjesë pastë!).

    I foli Sula Sulit:

    – Po ti sa herë e ke përdorur pushkën?
    – Dy! Një herë i rashë Zeqos edhe e lashë kapicë, në lëmë. Gjysmë herë kur plagosa Zyferë e gjysmë herë Stavron. Këto të dyja bëjnë një. E një e para: dy!

    U duk larg një si pikë e zezë që lëvizte në rrugë. I foli Sula Sulës:

    – Ja, shikon tutje, po vjen një njeri! Bjeri!
    – S’di cili është…
    – Çudi e madhe! As ai nuk di cili je ti. Atij i qënka shkrojtur t’i biesh ti me dyfek të ri. I erdh exheli. Apo s’ta mban?
    – I bie po mos merret vesh…
    – S’ka si merret vesh. Unë s’rrëfej!
    – Me besa-besë?
    – Me besa-besë e për kokën e dyfekut.
    – Atëherë t’i bie?
    – Bjeri!

    Në këtë kohë pika që lëvizte në rrugë ish madhuar se e shtynte exheli drejt pushkës kreshnike kombëtare.

    Sula ish i përulur prej Sulit se kish shtënë vetëm bosh. Turp i madh për një trim kombëtar e për një pushkë kreshnike të lyer me vaj!

    U shtri barkazi në mezhdë, i fjeti synë pushkës edhe i hoqi këmbëzën.

    Edhe pika lëvizëse nuk lëvizi më…

    Edhe Sula puthi çarkun e dyfekut kreshnik për provën e naltë…

    … Qanë e vajtuan në shtëpi. Shkulën flokët nëna e motrat e të vrarit. U kanos vëllai të marrë gjakun nga hasmi i vjetër i shtëpisë, po puna është se pushka kreshnike e Sulës nuk mbeti në turp kombëtar.

    Edhe Suli e mbajti fjalën e nuk e tradhtoi Sulën…

  10. shperthyesi says:

    jemi race e poshter perfundimisht. [email protected]@ ne kuptimin e plote te fjales.

  11. Artenida Islamaj says:

    Te dhjefsha racen tende dhe te kutelit.te vdekte personi me i dashur dhe pastaj na jep pershtypjet ti zotri.mbase te kujtohet kureli prap.njerez te pashpirt qe shpreheni ne kte lloj menyre.Daniel u prefsh ne paqe shpirti jone

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje