Partia Demokratike do të kërkojë në Kuvend heqjen e mandatit të deputetit Koço Kokëdhima, pasi një prej kompanive të tij rezulton sipas demokratëve të jetë furnizuesja kryesore me internet të institucioneve shtetërore.
Nisma do të zyrtarizohet me nisjen e sesionit të ri parlamentar, ndërsa i gjithë grupi parlamentar demokrat po firmos kërkesën që do t’i paraqitet Kuvendit.
Burime nga PD theksojnë se nëse Kuvendi do të bllokojë ose rrëzojë një nismë të tillë, atëherë beteja do të zhvendoset në Gjykatën Kushtetuese, duke shfrytëzuar në këtë rast një vendim të kësaj gjykate në vitin 2010 ndaj deputetit Ilir Beqja, të cilit iu hoq mandati i deputetit.
Për të miratuar nismën e demokratëve duhen të paktën 71 deputetë, gjë që duket se pamundur për opozitën aktuale, çka do të thotë se shpresa e vetme e tyre për të hequr mandatin e deputetit Kokëdhima është Kushtetuesja.
Burime nga PD konfirmojnë për TemA se kërkesa do të bazohet në ligjin për konfliktin e interesave, si dhe në nenin 70 pika 3 të Kushtetutës i cili përcakton se: “deputeti nuk mund të kryejë asnjë veprimtari fitimprurëse që buron nga pasuria e shtetit apo pushtetit vendor dhe as të fitojë pasuri të këtyre”. Kurse në piken 4 ky nen i Kushtetutes përcakton heqjen e mandatit të deputetit në rast se shkelet pika 3 e tij”.
Burime nga PD theksojnë se aktualisht kompania në fjalë ka kontratë për shërbimin e internetit me mbi 170 institucione, ku përfshihen disa degë të doganave në rrethe, institucioneve shëndetësore, gjykata, bashki, shtëpi të moshuarish, ndërmarrje të pasurive publike, qendra e studimeve albanologjike, rektorati, Avokati i Popullit, KLSH, institucione nën varësinë e Ministrisë së Shëndetësisë, Qendra Pritëse e Viktimave etj.
Referuar të dhënave që zotëron Partia Demokratike vlera e transaksioneve arrin në 2,951,169.00, ndërsa kontratat e lidhura janë 176 institucione shtetërore në nivel local dhe qendror, përfshi këtu edhe shumë njësi të qeverisjes vendore.
Gjithashtu në kërkesën e saj, Partia Demokratike i referohet nenit 35 të ligjit për konfliktin e interesave.
“Person i lidhur, për qëllim të neneve 27 deri 33 të këtij ligji, për kufizimet e interesave privatë të zyrtarëve, të përcaktuar në nenet e tjera të këtij seksioni, janë vetëm bashkëshorti/ja, bashkëjetuesi/ja, fëmijët në moshë madhore, prindërit e zyrtarit e të bashkëshortit/es dhe bashkëjetuesit/es.
Në pikën 2 thuhet në rast se aksionet apo pjesët në kapital janë të regjistruara në emrin e personit të lidhur, ato vlerësohen njëlloj si të ishin të regjistruara në emër të vetë zyrtarit dhe personit të lidhur i kufizohen të drejtat pasurore për to, në të njëjtën masë dhe mënyrë si në rastin e vetë zyrtarit. Këto kufizime nuk zbatohen për personat e lidhur me personat e lidhur me zyrtarin. Kufizimi i pikës 2 të këtij neni zbatohet njëlloj dhe respekton të njëjtët kufij edhe për rastet e mëposhtme:
a) tërësinë e aksioneve ose të pjesëve në kapital të zyrtarit dhe të personave të lidhur me të;
b) tërësinë e aksioneve ose të pjesëve në kapital të personave të lidhur me zyrtarin.
Personi i lidhur me një zyrtar nuk mund të ushtrojë veprimtari si person fizik tregtar ose ortakëri personash fizikë tregtarë të çdo forme, nëse veprimtaria përputhet ose pritet me sferën e juridiksionit të zyrtarit dhe të kompetencës së tij për të vepruar, me akte individuale apo normative të nxjerra nga ai, ose kur zyrtari ka rol thelbësor dhe përcaktues në nxjerrjen e këtyre akteve, të cilat krijojnë pasoja juridike.
Përfitime ose kosto mbi këtë person fizik apo mbi shoqëri tregtare e persona të tjerë fizikë, që bashkëpunojnë ose konkurrojnë me personin e lidhur.
Ndërsa në nenin 36 përcaktohen lidhjet ndërmjet interesave dhe konflikteve të seksioneve 1 dhe 2. Edhe kur një zyrtar zotëron interesa privatë brenda kufijve të lejuar të seksionit 2 të këtij kreu, apo i sjell ata brenda kufijve të lejuar sipas përcaktimeve të pikës 3 të nenit 38 të këtij ligji.
Ai nuk është i çliruar nga detyrimet, kufizimet ose ndalimet e tjera të këtij kreu si dhe nuk është i çliruar a priori nga rreziku i rënies në konflikt rast për rast ose të vazhdueshëm të interesit. Zotërimi pasiv i aksioneve ose i pjesëve në kapital mund të përbëjë shkak për rënien në konflikt rast për rast të interesit.
Zyrtari dhe personi i besuar janë bashkëpërgjegjës për të marrë të gjitha masat e nevojshme për parandalimin e rënies së zyrtarit në një konflikt të tillë dhe komunikojnë ndërmjet tyre, për aq sa është e nevojshme, për këtë qëllim. Barra e provës për pamundësinë e komunikimit, në kohën e përshtatshme, në raport me pjesëmarrjen në vendimmarrje rë zyrtarit bie mbi zyrtarin dhe personin e besuar”, citojnë burime nga PD.
Duhet te ik nga kuvendi Shoku Koco,e ka felliq PS- ne.Do shoetoje Edi Rama nga ky njeri qe po i ben grope dita-dites.Banraktare dhe sulltN ne Jug te shqiperise nuk pranohen.
ju sken ca ben mo kerkon dorheqien dhe se flejti gjum kot
Provat jan aq te qarta sa duhet ti hiqet mandati automatikisht
safeto, mire byreqet nga SHQUP.. hahahhaha ju vrases, ju hajdute, shpifes t nyt
u cu lokuuuu. ai we vrau me 21 janar, gerdec. 97. vjedhje galopante bete e shani Robt kot. yyy, plera
si keni ftyre e flisni ju ore palaco bij palacosh
ju we shkrumbuat kete vend. maskarenj opozitare
fusni be burg Saliuuuuuun. reforms me drejtesii
turp e faqe zeze. flet PD , kjo parti qe ka vrare mbi 7000 shqiptarre. pa he, shpifet prape? per kocon, per me punetorin deputet
hahahaha, argumenti i vetem i PD-se = SHPIFJA.
BOLL SE LATE NAM, JENI KTHYER NE SEKT JO PARTI
ju duhet te arrestoheni te gjithe ore, flisni ju, cakenj qe bete masaker kete vend
fullani eshte i PD-se, po e mbulojne me shashka ndaj kocos.. sa te ndyre
turpi i ketij komni jeni bere o opozite leshi.. sju besojne me as gomeret, jo njerezit
haha, qyfyre nga SHQUP.. futja pordhes, nje grusht pijanecesh qe flasin per kuvendin. hahaha vajmedetPD
po mire meqe ka vrare 7000 njerez keta te tute mjafton qe te bejne vetem 6 999 te zeza per te mos ua permendur se keta te pd-se kane bere 1 me shume !!!
ore ju te Saliut”:
*****************
Futjani Pordhes
dhe Grini Sallate
me Sali mavrine
Gjytyrym Plak.
….i cili krijoi PD-ML ne Shqiperi.
Bukur paster pa gabime http://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=54361&kat=87
Dhe ne kohen e PD abissneti ka pasur institucione qe ofronte sherbimin e internetit sepse ka qen me e mira ne treg mendoj
Vazhdonj ju bjerni fyellit ne nje vrim , skeni ku kapen me dhe ja beni hopa per gjen me te vogel
Qent le te lehin karvani shkon per para
PD me sali berishen kete pune ka nuk ben dote gje tjeter
Ta zhdukin bashke me cerrin e tij Sadrit llumin qe e legenosi fare rilindjen. Nuk u ngope duke emeruar njerez hajdute e grabites vetem se i pelqejne Koqos o Rama ? Turp te te vije.Beje edhe kryetar te Vlores beja qejfin Koqos se i duhet.
shpifni shpifni se dicka do ngeli por me par lexoheni dhe kete lajminhttp://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=54361&kat=87
O lululush jep dorheqien se sje per gje ne bashki deshtove ne krye te PD deshtove je hajdut ke rjepur popullin per vite me radh , je figur e djegur politikisht
Permendimin tim luli duhet te japi dorheqjen se ka deshtuar ne te gjitha aspektet dhe saliberisha duhet ft ne burg per krimet qe ka ber
Opa!… Ridvan u gjet sebepi per te marr pjese ne parlament ska si te ndodhe ndryshe do e terhiqni by.. zvarre po skeni ku shkoni ora vazhdon tik,tak,tik,tak ju vazhdoni ciu,ciu,ciu,ciu.
Po ikni o ju idiitet e pd-s se na keni hapur barkun
Madje PD-ja do kerkoje ti hiqet mandati edhe Ed Rames sepse ne malin e Dajtit, nje kushuri i 7-te i Erion Veliajt, po shkaterron nje koder…
Koçua i ka shitur me kohe aksionet,me letra nuk figuron pronar!
Ju kete loje, me dy pale pronar,e dini shume mire,kur merrni pushtetin ja “shisni” nje pronari tjeter!
Nuk kapet dhelpra me grep !
ore me ate kocon la nam partia socialiste hiqeni se skeni gje ne terezi me ate me njeri i koroptuar nuk behet koco leshi
Koco keto biznesse i kishte dhe i ka.
Po cfare do beni ju deputetet e PD qe u futet ne politike pa biznesse por me para droge, ngritet biznesse per pastrim parash,i shuat parate duke vjedhur sa mundet pronat e shtetit dhe buken e fukarait.
A e keni menduar ndonjehere se po doli me sukses reforma ne drejtesi ku ne te semes do futeni?.
po mir kjo pe.deja.kaq budallej i din shqiptaret po mir deri dje kur kta qeverisen ca ndodhte ca baterdije ju bo ktij vendi.ca lan kta po vjedh e pa mar….po vetem ajrin nuk munden ta marin e lan pae mar….8 vjet ca su bo me kokat e medha drejtuse nga fshatrat e shpellaret e tropojes….turp flasin kta qe e nxin e kafshuan e vodhen e vran e poshtruan kte popull,,
Po kontratat ne qofte jane lidhur kur ishte Sala e keta zagar,q’fare do behet?
Komentuesve ju bej me dije se:
Koco Kokedhima ka bere formalisht shitjen e aksioneve te tija tek Abissnet ne shkurt te ketij viti. Por shitja ngre nje mal me pikepyetje qe te jep dyshimin e arsyeshem qe eshte false.
Fakte:
– Me 7.2.2014 koco shet aksionet e tij te abissneti tek shoqeria 2k group. kapitali aksioner i abissnetit 510.661.000 lek.
– Me 23.10.2013 Koco shet aksionet tij tek 2k group tek 3 persona, Enkeleda Pura 35%, Herjeta Deliaj 30%, Ylli Alimemaj 35%. Kapitali aksioner i shoqerise 30.000.000 lek.
– Enkeleda Pura perpara se te behej aksionere e gjithe perandorise se Kocos, ka qene vartese e tij. Detyra e saj eshte Drejtore e Pergjithshme e Unipress, ku Koco dhe Brixhilda jane akoma dhe sot aksioner te vetem. Perpara kesaj detyre ka qene Menaxhere e Burimeve njerezore ne Unipress, Abissnet, dhe juriste e 2k group.
– Herjeta Deliaj, para se te behej aksionere e perandorise 2k, ka qene po ashtu vartese e tij. Kjo fatkeqsisht ne nje pozicion me te ulet, thjesht juriste, perfaqesuese e 2k group dhe abissnet neper gjyqe.
Pra nese dikush do vertete te hetoje zbulon qarte se dy varteset nuk mund te blinin gjithe biznesin e pronarit te tyre, vetem se ky vendosi te behej deputet dhe ligjerisht i duhej nje mbulese. Nese do ILDKP dhe Prokuroria mund te hetoje ku i gjeten 2 zonjushat e mesiperme parate per te blere 540 mln lek te reja kapitale te shoqerise dhe shume e shume prona dhe asete te tjera?!
Kjo eshte me rende se heqja e mandatit te deputetit, sepse kemi te bejme me nje mashtrim, fshehje te ardhurash dhe pastrim parash.
Kini rruajtur plenc ndonjehere ; kush ka aftesi te paraqitet tek kocua se ka nje fabrik lekurash .. Me ka ngecur nje zhap fasule ne fund te kurrizit ,hidheni ne tender mush do vije te ma heqi .
PD ka arritur ne ate faze sa dhe vet e kuptojne qe jane jasht cdo norme politike.PD vazhdon strategjine e komunistit Sali se duke shpifur, mund te krijoje kredo ne popull,por nuk e kuptojne se kane marre fund keshtu si vazhdojne.Dalja e Bodes qe thote ,nje fjale Rames per ate qe ndodhi me deputetin mistrec Strazimiri ‘dhe ne vijme ne kuvend.Bode ke qene kaq vite ne pushtet dhe akoma nuk e ke kuptuar qe parlementi eshte tempulli i demokracise ,ku ju me votat qe keni marre duhet te vini ,jo prej Rames por per ata qe ju zgjodhen dhe te ipni alternativat tuaja per mbarevajtjen e vendit,por sic shihet ju nuk jeni parti ,por grupi na bashkoi Sala me llap per dite.Per incidentin ne kuvend Rama e tha bukur;Denoj veprimin dhe me kete ceshtje te merret prokuroria,cfar tjeter te bej,sa per kuvendin , mos merrni pjese po te doni ,se reformat do votohen dhe pa ju,kurse,per Kocon ne se eshte e vertete ndiqni rrugen ligjore.Por ju cfar do te thoni per veten tuaj,qe shitet tek klientet tuaj ,gjysmen e Shqiperise,vodhet ,jo miliona ,por miliarda ne te gjithe kohen tuaj ne pushtet,qe vrate mbi 7000 vete qe kur filloi demokracia deri sot ,ku e fundit vrau Saliu 4 vete me duar ne xhepa,bile deklaroj do vrase me mijera.Po ju me keto qe i keni bere Shqiperise ju duhet te dilni para drejtesise or kriminela.
Lerini budalleqet ore aman, se na trashet koken me lajme shpifje e mashtrime. Deputeti I ka shitur aksionet, cfar prisni tani? Normal plaku Sale ka inat se Deputeti eshte deputet I popullit. Ka dal nje njeri si Koco qe do te beje te zhvilloj kete vend, dhe per kete sulmohet, sepse po fillon te shembet kulla e kultures se qelbur te Sales
Qytetare nuk i hajne me mashtimet Sales, jane lodhur me te tashme
Ikni o PD se na keni hap barkun, sdini gje tjeter vecse te hidhni balte ngado por djamanti do ndricoj me shkelqimin e tij dhe do ta rrenoj keshtjellen tuaj te abuzimeve qe keni bere ne gjith keto vite
Turped i madhe te keshe nji opzite S A D I S T E ,E korruptuar,e degjenerurar ,kesaj mund ti vendosishe te gjitha eptetet me ngetive te fjalorit shqipetar.Ajo duhet te reflektoj,te sjedhe ne drejtimin e saj njerze me vizjon e te ndershem ,qe te ken besimin e qytetarve.
“GERALD” JANE TE VERTETA,ATO FAKTE QE JU TREGONI,PO KUJT JA TREGONI? NJE PJESE E MIRE E KETYRE QE DUAN TA MBROJNE KOQON JANE TE PUNESUAR TEK FIRMAT E TIJ,DHE ME URDHERIN E TE SHOQES PO ZHGARAVISIN,NE KETE FAQE.
DIKUSH,PARA DISA DITESH KA SHRUAR SE E KEQJA PS DHE EDVIN RAMES NGA KY NJERI KA PER TI ARDHUR.KJO NUK DO ZGJASE SHUME,DERI NE QERSHORIN E 2015.
Nuk e kuptoj pas kujt rend dhe cfare po ben kjo opozite. Opozita e cila nuk mblidhet ne kuvend per te votuar ligje te rendesishme per shqiperine e shqiptaret, do mblidhet per nje shpifje, pasi beri ham saliu??? Fundja kush eshte saliu? Pervecse e dime qe eshte nje shpifes, per nje moment PD si padashur tregoi serisht se nga kush de-fakto drejtohet. Mesa pash shoqeria Abissnet nxorri nje deklarate ku bente transparente gjithcka, cdo kontrate, madje dhe vlerat e tyre dhe mbi te gjitha dhe faktin qe kokedhima e kishte shitur pjesen e tij te aksioneve ne shkurt 2014 pra nuk ishte me aksionar ne shoqeri. Dhe gjithashtu nuk ishin lidhur kontrata me gjithr institucionet sic pretendon saliu, por vetem 79. Le te shkojne ne kuvend e te votojne per te atehere. Opozite e lodhur dhe e deshtuar qe flet pa fakte dhe goditet me fakte dhe prap vazhdon shpifjet. Saliu nuk e kupton qe ne kete menyre si padashje do e nxjerri “hero” kokedhimen dhe nuk do ja uli fare koken. Sepse i vjen inat qe ai punon vrtet per vendin, jo si deputetet e tij dhe ai vete qe vijne me synime per te gllaberuar shqiptaret.
PO I HAN MUTIN KOCOS KETA JU RRUAJT KOCOS TE FITOJ 2 MILION LEK ME 2 MILION LEK AI FSHIN BYTHEN PO SALIU KA MAR FUND E DI MIR QE ME I MENCURI ESHT PASHAI I SARANDES NDAJ PERDRIDHET SI KURVAT NE KREVAT I KA ARDHUR FUNDI PERRALLAVE TE SALUIT DHE PO FILLON EPOKA JON PASHA EPOKA E NJEREZVE TE NDRITUR E PUNETOR QE DO NGRESH TER SHQIPERIN SIC NGRITE SARANDEN