Presidenti Bujar Nishani dekreton emërimin e Ermonela Felaj në detyrën e ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin. Gjithashtu Nishani ka dekretuar shkarkimin e Ilirjan Celibashit nga kjo detyrë. Dekreti i kreut të Shtetit pritet të votohet në nisjen e sesionit të ri parlamentar.
Ilirjan Celibashi ka paraqitur dorëheqjen nga posti i minsitrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin pak javë më parë.
Kryeministri Edi Rama teksa bëri publik ndryshimin në ditët e para të muajit gusht tha se ky ndryshim vjen pas vendimit të Ilirjan Celibashit për të dhënë dorëheqjen.
“E falënderoj për integritetin me të cilën e ka përballuar një detyrë të re dhe jo të lehtë. Uroj që vendimi i tij për motive tërësisht personale, të jetë motivi i drejtë, dhe që tashmë pas dorëheqjes koha e tij të jetë më e madhe për angazhimet familjare. Ilirjani do të jetë pjesë e Partisë Socialiste duke na asistuar dhe parë nga jashtë punën e qeverisë për të mos na lejuar për të bërë gabime”, tha kryeministri Edi Rama.
Ndërkohë Ilirjan Celibashi u shpreh se kjo ishte një eksperiencë e madhe, ndërsa sqaroi arsyet e dorëheqjes janë profesionale.
“Shpresoj që me këtë akt të mos dëmtoj asnjë interes publik. Ky ishte momenti më i përshtatshëm, në kuptimin e asaj se çfarë kjo qeveri ka arritur në këto 300 ditë. Gjej rastin të shpreh mirënjohjen dhe falenderim të posaçëm dhe të thellë për partinë Socialiste, Kryeministrin Rama për vlerësimin që i bënë aftësive të mia duke më bërë nder të jem përfaqësues i kësaj mazhorance dhe pjesë e këtij kabineti qeveritar”, theksoi Celibashi.
Ermonela Felaj në komunikimin e saj me mediat tha se ndjehej shumë mirë që do të pasonte në detyrë Ilirjanin, për faktin se nuk është vetëm kolegë në Kuvendin e Shqipërisë, por edhe kolegë në profesion.
“Në ditët në vijim më tepër do të flasë puna”, theksoi Felaj.
Celibashi dha doreheqjen se po behet gati te marri vendin e Cefes ne KLD.
Per te garantuar zgjidhjen e Gerdecit?
-Aleks na dhe nje sihariq,.dmth normaliteti ne KLD do shtriqet ne kufijt e vet,.?!