Bushati: Rama përfshiu policinë në fushatat propagandistike, janë shtuar vrasjet

28 Gusht 2014, 11:44Politika TEMA

Partia Demokratike i është rikthyer sërisht çështjes së rendit dhe sigurisë në vend, ndërsa akuzon Qeverinë se me përfshirjen e policisë në propogandë, janë shtuar vrasjet, vjedhjet dhe aksidentet.

Përfshirja e Policisë së Shtetit në fushatat propagandistike të qeverisë, në aksione televizive, përqendrimi i saj tek urdhërat politike të prishjes selektive të ndërtimeve, e ka shfokusuar nga detyra e saj kryesore, që është rendi publik dhe siguria.

Ngjarja e rëndë sot në mëngjes në Vlorë, atentati që i mori jetën biznesmenit dhe plagosi një qytetare, ritkheu edhe një herë terrorin e tritolit.

Atentati i sotëm tregon se Edi Rama e Saimir Tahiri e kanë zhvendosur policinë në ekran, duke e hequr nga puna e saj e përditshme, nga arsyeja përse kjo strukturë ekziston”, theksoi deputeti Helidon Bushati në një deklaratë për mediat.

Sipas tij, përdorimi i Policisë së Shtetit si sfond për publicitet qeveritar, kthimi i propagandës në prioritet numër një, ka bërë që në realitet, në terren, të gjithë treguesit e rendit dhe sigurisë pubklike të përkeqësohen.

“Qytetarët nuk jetojnë minutat e bollshme të fushatës propagandistike të Edi Ramës në ekran. Qytetarët jetojnë orët e gjata të pasigurisë në jetën e tyre të përditshme që është krejt e kundërta e retotikës boshe të Kryeministrit”, tha deputeti demokrat.

7 komente në “Bushati: Rama përfshiu policinë në fushatat propagandistike, janë shtuar vrasjet”

  1. nida says:

    mashtrime asgje me shume si rradhe here policia sot eshte ne ndihme te qytetarve. po kto jane shpifje per te heq vemdnejn nga kerkesa per dorheqjen e mis buzesheshjes nga bashkia.

    1. redi says:

      policia si kurr me pare eshte sot ne vendin ku i takon te ruaj rendin edhe sigurine publike edhe joper te bere terror qe benin deri dje ndaj njerzve qe mendonin ndryshe nga saliu

  2. besi says:

    akuza edhe spifje per te heq vemdnjen nga nga piramida kriminale qe kta dje kane krijuar edhe sot kjo polici po e rrezon.

    1. besi says:

      sa te palara ka kjo parti po te ishin akoma do ishim vendi me pak i dashur ne bote

  3. sokrat says:

    Mos u merrni me policine Z.Bushati pasi ne kete kohe eshte nje nga strukturat qe po ben me shume se sa i takon. Meriton respekt dhe mirenjohje pasi aktualisht ju dhe familja juaj jeni me te sigurte! Shikoni ne se mund te ndihmoni per probleme te tjera qe ka vendi por mos vendosni shkopinj ne rrota.

  4. kot fare says:

    -mos luani me lojtare rezerve dhe pa mend,c’do dite e me teper ju spostohen radhet nga deficentet ne drejtim.

  5. Kritiku says:

    Qe ju te PeDe-se nuk keni tru, ajo dihet. Por pse e hapni gojen vend e pa vend? Sa me shume flisni aq me shume forcohet mendimi qe ju nuk jeni as te denje qe te quheni njerez dhe te keni te drejte qe te jeni ne mes tyre.
    Nuk eshte policia ajo qe denon krimin por jane gjykatat ato qe e bejne. Duke ditur qe gjykatat jane akoma ne duart e shpellareve, çfare presim ne qe te zbatohet ligji dhe te gjejme qetesine qytetare qe po kerkojme?! Krimi ndodh sepse eshte ngulur thelle ne mendjen e krimineleve qe asnjeri nuk do te denohet, nese paguan mire gjykatesit. Keshtu qe me mire le te vriten me njeri-tjetrin sepse keshtu lehtesohen edhe takasapaguesit, qe te mos paguajne para te kota per ti mbajtuar kriminelet ne burg.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje