Në një intervistë telefonike për “Ora News” nga Berlini, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, vlerësoi konferencën për Ballkanin si një mundësi e mirë për të thelluar bashkëpunimin mes vendeve të rajonit, por dhe të një perspektive më të qartë të BE-së në rajon.
Bushati foli për një marrëdhënie të re Shqipëri- Gjermani, ku synohet jo thjesht të shkëmbehen vizita, por të projektohet një bashkëpunim më i ideuar në terma politik dhe ekonomik.
Në këtë kuadër Bushati tha se pritet dhe vizita e kancelares Angela Merkel në Tiranë.
“Jemi në një kontekst gjeopolitik, ku nuk mund të injorojmë zhvillimet në lindje të BE-së, Ukrainë, dhe në Lindjen e Mesme. Do të duhet të forcojnë energjinë dhe dinanzimin e BE për tu ngulur më fort në rajonin tonë. Do të jetë shumë e rëndësishme që ne të dalim nga kjo konferencë me premtimin për të pasur një proces dhe një vazhdimësi. Të kemi një proces disavjecar ku të gjitha çështje politike të mbetura pezull në rajonin tonë dhe që kërkojnë një zgjidhje të nisin adresohen pak nga pak në mënyrë që procesi i pajtimit të kombeve të hedhë rrënjët e veta.
Ndërkohë, është e rëndësishme që kjo periudhë të karakterizohet nga një periudhë dinamizmi dhe ngushtimi hendeku që ekzistojnë mes BE e rajonit tonë. Ne na pëlqen ta quajmë rajon i Ballkanit perëndimor por nuk jemi ende një rajon, për vetë faktin se mungon infrasktruktura dhe ne duhet të jemi më të lidhur me njëri tjetrin dhe më të lidhur fizikisht me BE duke qenë pjesë e rrjeteve energjitike dhe rrjeteve të transportit.
Po ashtu dhe kriza aktuale në Ukrainë e ka bërë më të qartë perspektivën e BE, për të pasur një politikë të re energjetike, diversifikim të burimeve njerëzore, në jug të Europës por dhe rajoni jonë dhe pikërisht Shqipëria, për shkak të pozitës gjeografike dhe ndërthurjes së projektit TAP e IAP mund të jenë një përgjigje e duhur në shumatoren e përgjigjeve që kërkon kriza e tanishme që po përballet BE“, tha ai.
“Jemi përpjekur për një prezencë të intensifikuar në Berlin. Sikundër presim vizitën e Kancelares Merkel në Tiranë, fakt që vetë kancelarja e ka bërë të njohur për opinionin, dhe kemi synuar që gjatë gjithë kësaj periudhe, jo thjesht të shkëmbejmë vizita por të projektojmë një bashkëpunim më të ideuar në terma politik dhe ekonomik. Qoftë dhe propozimi në dokumentin e punës rezonon, jo thjesht, në vullnetin politik që ka Gjermania dhe përgjegjësinë kundrejt BE-së e rajonit por dhe mundësinë dhe ekspertizën gjermane që do të duhen të shfrytëzohen më mirë jo thjesht nga Shqipëria por edhe vendet e rajonit“, vijoi Bushati.
Bushato,nderto ndonje hale neper Tirone se na mori shurra e nuk kishim ku ta benim……..e lere perspektiven per rajonin!
gjuhe e bukur prej njeriu te arsimuar dhe me kembe ne toke…
Bushati,me vjen keq..!! jeni genjeshtar si te gjithe pseudopolitikanet e Albanistanit…
Po ju kujtoj qe vazhdoni te zbatoni cmimet e references ne dogana dhe te hidhni poshte dokumentacionin europian..Thua te jene edhe gjermanet dhe gjithe BE genjeshtare dhe Albanistanasit te jene te ndershem…!!??
e bukura eshte se vazhdoni me kokefortesi te mbroni korrupsionin tuaj edhe kur per kete problem nderhyn Amb.Gjermane,Dhoma Gjermane e Tregtise apo dhoma Amerikane e tregtise…
Bushato,Ju mbroni korrupsionin tuaj,mbroni monopolet tuaja dhe ky vend nuk ka shpetim Jo Merkel por edhe Maria e Shenjte te vije…
Ky eshte brezi i ri i politikane qe ne tabanin familjar kane histori patriotike e kulture perendimore
E ardhmja e Politikes i takon ketyre njerezve ose te tjereve te familjeve te madhe e qytetare Shqiptare qe i kne dhene me vite Shqiperise tone e jo pa emrave (qe gjithsesi kam respekt) por qe nuk perfaqesojne asgje
Zoteria nuk blihet e te jesh zoteri duhet tradite familjare qytetare e jo bajraktare ose edhe mafioze
Ne rast se nuk perkrahim keta njerez faqezessia do na mbuloj ne popullin qe zgjedhim
Respekte Z Bushati edhe per pergjigjen me rastin e daljes se informacionit te pergjigmeve qe sherbimi sekret gjerman i ka bere shqiperise
Pasi berei nje hyrje diplomatike tha nje te vertete profesional
“. . .do diskujtojme ne kanale diplomatike”
Brravo!
Ky eshte brezi i politikaneve te femijeve te baballareve qe kane vrare e prere kete popull per gjysem shekulli. Nje prej tyre eshte dhe ky shoku Bushati, babai i te cilit ka vrare e pushkatuar njerez ne Shqiperi si te ishin kafshe jo njerez.
Eshte fatekeqesi qe te harrohen masakrat e bemat e komunizmit, dhe te shpresosh per rilindje nga keto palo neobllokmene!
Keta akoma pershendesin me grushtin lart, akoma me portretin e Enverit neper ceremoni, etj, etj. Ketu komunizmi eshte kthyer plotesisht.
Fare e keqe!
Do vij dhe Presidenti i Frances kte vit.