Erisa Xhixho emërohet zv.ministre e Integrimit

28 Gusht 2014, 20:14Politika TEMA

Erisa Xhixho emërohet në postin e zv.ministres së Integrimit Europian. Xhixho zëvendëson në këtë detyre Majlind Lazimin, i cili pak ditë më parë u emërua në krye të Postës Shqiptare pas dorëheqjes së Ardit Çela.

Vendimi për emërimin e Xhixhos në këtë pozicion është marrë më 22 Gusht 2014 nga Kryeministri Edi Rama, ndërsa është botuar sot në Fletoren Zyrtare.

Lini një Përgjigje