Kryeministri Edi Rama, ashtu siç pritej, doli në konferencë për shtyp me kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe presidentin e KE, Manuel Barroso.
Rama konfirmoi në këtë konferencë se do të vizitojë Beogradin më 22 tetor, kurse Merkel tha se e mbështet këtë iniciativë.
Rama u pyet nga gazetarët për vizitën e tij në Beograd dhe ajo që ndërhyri e para ishte Angela Merkel, dukshëm entuziaste për vizitën.
“Konferenca nuk ka të bëjë me situatën në Ukrainë dhe në Irak. Ne dëshirojmë që rajoni i Ballkanit Perëndimor të integrohet në BE.
Gjermania, nga këndvështrimi i saj është përpjekur që të luajë një rol konstruktiv.
Unë jam shumë e bindur që projektet e infrastrukturës, planet e përbashkëta, do promovojnë kontaktet.
Pa kontakte, nuk do kemi një të ardhme më të sigurt, të gjithë të punojmë së bashku për një të ardhme të përbashkët.
Ne do e mbështesim këtë iniciativë,” tha Merkel.
Kurse Edi Rama konfirmoi datën e vizitës.
“Do e vizitoj Beogradin më 22 tetor. Kemi një datë përfundimtare. Është një hap më tej drejt së ardhmes.
Kemi kaq shumë gjëra për të diskutuar, kaq shumë potencial për bashkëpunim.
Duhet të punojmë së bashku të gjithë në rajon për t’u siguruar që nga kjo erë e re në Ballkan, njerëzit të përfitojnë sa më shumë,” tha Rama.
Në vijim Kryeministri Edi Rama ka falenderuar kancelaren gjermane për besimin, duke u shprehur se i gjithë rajoni është i gatshëm të punojë pa pushim për të realizuar objektivin e tij më të madh, integrimin në BE.
“Sot në këtë çast historik në që na mblodhi në emër të shpresës për të një të ardhme më të mirë dua t’ju falënderoj juve zonja Merkel. Ky një moment i rëndësishëm pasi po të kthejmë kohën pas, në luftën që pati Ballkani 100 vite më parë duhet të ndalojmë dhe të reflektojmë pse është kaq i rëndësishëm ky takim.
Këtu theksohet roli i Evropës për sjelljen e paqes dhe ruajtjen e integriteti. Do doja të shprehja vlerësimin maksimal të kancelares për vendet tona për t’i dhënë shpresë brezave tanë të rinj të evropianëve. Ky takim do të bëhet rregullisht që të thellojmë lidhjen me BE”, tha Rama.
Kreu i Qeverisë shqiptare theksoi se Ballkani duhet të shkojnë në BE me vlera, ndërsa nuk nguroi të çmojë harmoninë fetare në Shqipëri, si një vlerë, që sipas tij po sjell në vendin tonë edhe Papa Francesku.
“Jam i vetëdijshëm, të gjithë jemi, e dimë që ka zhgënjim brenda BE, në disa vende ka frymë antieuropiane, por ne duke qenë jashtë e shohim BE si frymëzim. Duke ndërmarrë hapat që të konsideroheshim si kandidat na u deshën shumë reforma. Vendet e Ballkanit kanë ende rrugë të gjatë. 100 vjetori i Luftës së Parë Botërore përkon me vitin e parë që ne në Ballkan nuk kishim luftra. Duke ndërmarrë kështu hapat e nevojshme për të ardhme më të mirë. Konfliktet nuk i bëjnë mirë askujt. Ne në Shqipëri mund të themi se harmonia fetare është arsyeja që Papa po vjen në Tiranë. Është destinacioni i tij i parë në Evropë, pasi tek ne myslimanët dhe të krishterët jetojnë në paqe. Harmonia jonë fetare është një vlerë që duhet ta çmojnë të gjithë. Ne i mbrojmë këto vlera mu në zemër të Europës. Nuk vetëkënaqemi por e dimë që duhet të vijojmë të veprojmë, të sigurojmë që BE të na shohë si vende të besueshme që qeverisemi nga institucione demokratike, që zgjidhim çështjet tona në paqe, vende që ofrojnë mundësinë e integrimit”,tha Rama.
“Ne jemi një rajon që e ka të qartë ku shtrihet e ardhmja jonë. Kemi qenë në gjendje të ndërtojmë një marrëdhënie që ne jo vetëm kërkojmë por edhe ofrojmë si potencial njerëzor por edhe kapital ekonomik, në turizëm etj. E dimë që duhet të bëjmë më shumë për infrastrukturën. Shqipëria ka qarkulluar një dokument pune në 4 fusha të mundshme. Do ta bëjmë veten tonë më të konkurueshëm. Faleminderit Zonja Merkel që vlerësuat rëndësinë e rajonit tonë. Jemi të gatshëm të punojmë pa pushim”, u shpreh ai.
Pyetjet nga gazetarët
Meqë pritshmëritë në Ballkan janë të mëdha, sa për qind e këtyre çështjeve do bëhen realitet. A mendoni se çështja e përgjimeve do ndikojë në marrëdhëniet Shqipëri-Gjermani?
Rama: Lidershipi i Merkel, shprehur sot në mënyrë të dukshëm sot është garancia e sigurt se kjo konferencë nuk është fundi, por fillimi i një bashkëpunimi. Po sot, kancelari i Austrisë i pranishëm, ka anonçuar se Austria do e mirëpresë këtë konferencë vitin tjetër në vendin e tij, tregon se ky proces hapet sot. Nga ana tjetër, sa i tkason përgjimeve, dua ta nënvizojë se nuk ka vend për spekulime dh jemi anëtar i NATOS, dhe aleat i Gjermanisë, ndaj mes nesh nuk ka vend për paragjykime dhe mendësi, kur bëhet fjalë për sigurinë.
Merkel: Unë nuk do të ndalem në hollësi tek prëgjimet. Ne në një vit mund ta provojmë se si po ecet me këtë iniciativë. Ne do të mbështesim popujt. Ne kemi përmendur rastet kur themi se kemi realizuar përparime, siç është rasti i Maqedonisë për emrin, etj.
Si e shihni ju përshkallëzimin e sulmeve nga Rusia në Ukrainë?
Merkel: Nëse situata përshkallëzohet, edhe ne do të vendosim sanksione të tjera. Ne jemi në pritje, dhe jemi duke parë se si do shkojnë gjerat.
Rama: ne po investojmë në siguri në bashkëpunim me partnerët tanë. Ne kemi mbështetur plotësisht qëndrimin e vendeve demokratike. Ndaj në këtë kuptim mbështesim pozicionin e Kancelares dhe BE-së. Nëse do duam të marrim përsipër një kosto të tillë, ne jemi të gatshëm.
Sa u përket arsyeve të organizimit të kësaj konference, morëm vesh se do ketë një takim tjetër në Serbi. Ç’mund të na thoni në lidhje me këtë takim?
Merkel: Ne organizuar një konferencë, dhe ajo nuk ka të bëjë me situatën e keqësuar në Ukrainë apo në Irak. Ne duam që rajoni perëndimor të integrohet në BE. Gjermani është përpjekur të luajë një rol konstruktiv në këtë drejtim.
Rama: Është një hap drejt së ardhmes,saqë duhet ë punojmë së bashku të gjithë në Rajon. Sigurisht dhe midis shqiptarëve dhe serbeve, duke përfituar nga kjo erë e re në Ballkan. Kemi probleme, por së pari dhe mbi të gjitha duhet të kërkojmë mundësi dhe t’u ofrojmë stabilitetin.
Bravo Rama, ia bëre forra!
E kam dite se nuk do behet me dinjitet kjo vizite por ne nivel inferioriteti ca ju deshe rames te deklaroj ne ket konference se do vizitoje beogradin. Mos valle rama po munidhet m efitue kredite nderkombetare ne kurriz te shqiptarve jasht shqiperis. Rama i eshte rezervuar kjo pritje ne berlin fale 4 milion shqiptarve jashte shqiperis jo per merita te rames ase per 3,5 milion te shqiperis. Rama nuk u be kryeminister deri sa nuk i rregulloj mardhenjet me shqiptaret jasht shqiperis pasi kete nuk do lejonin evropianet dhe amerika. dhe Rama munde te humbe kete pozicione ne qofte se prish mardhenjet me shqiptaret jashte shqiperis qe jan faktore kyqe ne kater shtete per stabiltt te ballkanit.
100 vjetori i perfundimit te luftes se pare boterore koincidon me vitin e pare pa lufte ne ballkan ? Ku piu kshu ky ??? Pse kush luftonte ne Ballkan ne 2011 ?
“A L” plus,minus nuk ka rendesi…! Po para 10 ,15 vitesh a nuk ishte kishte lufte ne Ballkan…?
Po gjysem milioni boshnjak qe u masakruan nga Millosheviqi …? Po nja 15 mij shqiptare te vrare ne lufte’ nuk te thote gje…?
Duket qe je me” Diare”(po se kuptove kete fjale,me pyet se ta them une),idjot!
Po moj Diarrhea po! Keta 4-milion shqiptare jashte shqiperise kane qene me kohe dhe nuk e ka care me nder teje Bycen asnje shtet Europian.
Kur kafsha Sali u zente koridorin vetem per te bere nje fotografi rastesore me Merkelin ata mendonin “Kur Kryeministri Sali Vicidoli eshte kaq idjot po te tjeret ca do jene?”
Kjo eshte merite personale e Edit qe ne takimet me ta arriti te ndryshoje opinionin qe kishin per shqiptaret per me pak se nje vit. C’do shqiptare sidomoa ata qe jetojne jashte ndjehen krenare qe me ne fund kemi nje kryeminister me kulture dhe dinjitet dhe jo nje debil(Saluci) qe le name me fjalimet prej idjoti ne parlamentin Europian.
Ke te drejt mor shqiptar i shqiptarese … Duhet ti rregullonte Rama marredheniet me shqiptaret jashte Shqiperise se sa here beheshin zgjedhjet turreshin neper kutite e votimit per te votuar Salin. Rama eshte kryeminister i Shqiperise, jo i shqiptarise …
Po nuk do ishte me mire qe me pare te vizitonte mikun e tij DON FULLHANI e ky i fundit ti jepte ndonje leke se ruge e gjate deri ne BEOGRAD e do i duhen ca leke xhepi??? Erjono mos u merzit ti qe refuzove viziten se ty ste pret e sta vare kush. Pastaj se mos me ndonje agjende ti???? Ti deri tek zyrat e Kuvendit e reciton poezi qe si beson kush.
DON FULLHANI eshte miku I udheheqesit tend te “Lavdishem” Sali Abduhrrahman Berishovic.
Eshte Saluci yt qe e mbron FULLHANIN e tij te dashur o Tunxh o bir!
Te gjitha kontratat e energjise po nenshkruhen me Fazllicin kerkoni prova se do i gjeni, normal qe dhe nje vizit ne Beograd me ftes te Fazllicit.
Ndermjet vendeve te Ballkanit ka filluar nje qasje e re. Per kete ka merite te vecante z. Rama, i cili kerkon te ndjeke shembullin e bashkepunimit France-Gjermani, pas luftes.
RESPEKTE GJENERAL RAMA DUHET ME CDO KUSHT TE VIZITOSH BEOGRADIN ME SERBINE DUHET TE KEMI MARRDHENIE TE SHKELQYERA:
Te gjithe Shqiptaret duhet te mbeshtesin z.Rama ne kete rol te ri, per te miren dhe ne te mire te Shqiptareve dhe kombit tone.
Gjakprishurit le te bejne gam, gam.
Ky rol nuk eshte i rastesishem per Shqiperine Europiane.Te gjithe duhet te ulim koken te punojme, te punojme dhe vetem te punojme, gjithesecili ne fushen e vet (me shembull, disiplinen Gjermane dhe moralin Japonez).
Mendoj, se kjo eshte drita ne fund te tunelit.
BRAVO RAMA, KA LEZET KESHTU PO I NGRE KOKEN LART SHQIPTARVE.
JO SI AI SHPELLARI DERRIT QE NGA TURPEROI GJITH KETYRE VITEVE.
Shume dakord me politiken e Edi Rames, me ne fund jemi dinjitoze e paraqitemi si te barabarte. Deri me sot, na kane tallur me fjalimet servile demagogjike e don-shoteske te pseudo politikaneve qe e kane fundosur kete vend ne gremine…
O z. Merkel, merrni ne dore fatet e Shqiperise dhe mos ja lini ketyre kusareve shqiptare qe kane filluar nga Turqia, Rusia, Kina dhe me ne fund USA dhe ne si popuull çfare kemi fituar, veç vuajtje, mjerim dhe shfrytezim. Asnje dite te bardhe. Tani shpresat i kemi tek Ju, Gjermania. Edhe nje here lus qe t’mos na lini me ne duart e ketyre bastardeve.
Disa shprehen kundra Rames,permendin qe u ftua se jane 4 milon shqiptar jashte e te tjera prralla.Mbi te gjitha ai eshte kryeminister i Shqiperise dhe jo i mbare shqiptareve.Nuk e kuptoj nervozizmin e disave qe shqipen se flasi mire, qe urrejne Ramen pa ditur se cfar do bisedoj ne Beograd.Europa ka rregullat e veta dhe parimi baze eshte paqja,dhe ballkani nuk do rri gjithmone fuci baruti,por do bashkepunojne me njeri tjetrin,do shikohen dhe zgjidhjet e shume problemeve qe kane dhe me shqiptaret e lugines se presheves,me shtetin e Kosoves pa nderhyre ne bisecimet Kosove- Serbi.Nuk duhet te shprehemi dhe nxitohemi pa ditur misionin e Rames qe pa diskutim eshte per te miren e Shqiperise dhe shqiptareve mbi te gjitha.Lufta ne ballkan ka marre fund se shumica e shteteve ballkanike jane anetare ose kandidate per ne NATO.
Po ate Kontraten e linjes Shqiperi-Kosove a e mori Kompania Gjermane apo jo? e gjith vizita eshte per Kontraten e linjes shqiperi-kosove qe atje i bejne paret gjramanet dhe tjetra ato e perdorin Edvinin si top futbolli se aq mend ka.Jepi nje kontarte (nga paret e shqiptarve) kompanive te shteteve Eurpiane dhe neser te sigurojne nje atkim me presidentin e shtetit te tyre,keshtu ja bene Berishes me Francen kur bleu Helikopteret Franceze keshtu po ja bejne edhe ketij te paedukuarit me linjen shqiperi-kosove.hajt te na rroj injoranca e qelbesirave
Ky po qe eshte lider e jo si ajo zhaba qe kishim me perpara qe servilizohej e lepihej kujdo qe I jepte doren e pranonte te bente foto me te.
z.Rama,si do ta mashronit znj.Merkel nqs Ajo do t’ju pyeste per referencat doganore te mallrave te importuara nga BE apo Gjermania…!!??
Sot,firma ime,vetem per efekt te referencave arbitrare ne dogana,sapo refuzoi nje oferte nga gjermania…!!!
Apo kete mall le ta sjellin pa dogane monopolistet…!!
Mero,pse nuk e ben problem te medias kete mega korrupsion dhe vjedhje konstante te xhepave te qytetareve nga ana e shtetit…
Bravo Edi ,Na Knoqe.Po ama dije se e ke bo ene mo anmik Sale Vucidolin.Si do te shkosh per vizite ne Serbi ,para Tij?
BRAVO BRAVO ZOTI KRYEMINISTER KESHTU VAZHDO POPULLI KA SHUM BESIM KE TY VAZHDO E MOS UNDAL POPULLIN E KE ME VETE JE I RESPEKTUAR
Bravo Edi hallall ta befte zoti ky eshte kryeministri qe iduhet Shqiprise ja ngrite koken ktij populli.Vazhdo keshtu je ne rrugen eduhur suksese.
E PARA HERE QE SHQIPERISE I REZERVOHET VENDI ME I LARTE NE KONFERENCA TE TILLA ISHIM MESUAR TE SHIKONIM VETEM FOTO ME GRUPE DHE JO NJE KRYEMINISTER I SHQIPERISE TE DREJTOJE NJE KONFERENCE PER BALLKANIN
BRAVO EDI RAMA
zotnia e juej Rama, kujdes nga te pabeset !
Bravo EDI!
Mbeshtetja e Gjermanise eshte nje shenje pozitive aq me teper qe beri nje dallim te hapur nga vendet e tjera te Balkanit per ne ,sidomos ne kete takim.Dhe nga dialogu me Serbine nuk ka asgje te keqe,pavaresisht se ka qene ide e Rames apo ja kane diktuar?!Por duhen ruajtur ekuilibrat mos te harrojme se Amerika ka qene mbeshtetesi jone me i madh.Ditet e fundit gjithe mediat amerikane kane patur ne qender te vemednjes solidarizimin e Shqiperise ne luften kunder ISIS.
Perse se ftonin Berishen?