Merkel: Qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, të mërzitur me korrupsionin

28 Gusht 2014, 16:30Politika TEMA

Qeveria gjermane bën sot një pushim të vogël nga krizat e mëdha të botës duke organizuar në Berlin konferencën e shteteve të Ballkanit Perëndimor. 

Vendet e Ballkanit Perëndimor do të konsultohen me përfaqësuesit e qeverisë gjermane për të ardhmen e tyre dhe afrimin me BE-në. Konferenca ndërkombëtare do të nxisë procesin e pajtimit mes shteteve pasuese të Jugosllavisë.

Kancelarja Merkel tha në lidhje me konferencën në një podcast, se ështe e rëndësishme që vendeve t’u përcillet mesazhi, që ata “të mos i perceptojnë kriteret e pranimit në BE si barrierë, apo pengesë, por si nxitje për të punuar me të vërtetë me sukses për qytetarët e tyre.” Qëllimi i konferencës është edhe përmirësimi i bashkëpunimit mes vendeve.

Njerëzit në rajon duan të kenë infrastrukturë transporti, ata duan që të mund të udhëtojnë lehtësisht nga një vend tjetrin.

Qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor janë të mërzitur me korrupsionin dhe nuk duan më gjykatat, që nuk funksionojnë mirë. Keqmenaxhimi, kriminaliteti i organizuar dhe ekonomia informale është në të gjitha vendet një problem i vazhdueshëm, po ashtu edhe niveli i lartë i papunësisë së të rinjve.

Prandaj çdo vend duhet të krijojë premisat për pranimin në Bashkimin Evropian në sektorët e sundimit të ligjit dhe punën efikase të administratës. Harkun kohor vendet mund ta influencojnë vetë përmes reformave vendimtare strukturore. Një gjë është e qartë: Të gjithë kanë shansin për t’u bërë anëtar i Bashkimit Evropian“, tha Merkel në podcastin e saj.

Barroso

Presidenti i Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso gjatë fjalës së tij në konferencë pwrkrah kancelares gjermane Angela Merkel dhe Kryeministrit Edi Rama theksoi se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë mbështetjen e Bashkimit Evropian. Duke u ndalur tek perspektiva evropiane e Shqipërisë, Barroso deklaroi se aspiratat e shqiptarëve për të qenë pjesë e BE-së janë të mëdha.

“Falendrojë kancelaren Merkel për këtë nismë. Ne duam të shohim vendet e rajonit të jenë pjesë e BE. Kjo është rruga e duhur që të mbrohet stabiliteti dhe prosperiteti. Kemi parë dhe së fundmi, e kam parë dhe në Shqipëri, sesa të rëndësishme janë aspirata të qytetarëve atje. Unë besoj se një proces i administruar me kujdes, në dialog, është ai proces që do të bëjnë partnerët tanë.

Progresi në këtë rrugë drejt BE është realist, siç është rasti i Kroacisë, por dhe hapat e bëra nga Shqipëria dhe Serbia. Vendet e Ballkanit Perëndimor mbështeten nga BE. Përgjegjësia për reforma kyçe është thelbësore për këto vende. Bashkëpunimi rajonal që ne mbështetemi sot është thelbësor dhe jo luks.

Kjo do të bëjë të mundur që të krijohen politikisht stabilitet dhe komoditet. Sot kemi diskutuar se si të tejkalojmë ato pengesa ekzistuese në rajon. Ka shumë hallka që mungojnë në këto vende. Siç janë rrugët hekurudhore, etj, duke shtuar investimet”, tha Barroso.

Presidenti i Komisionit Europian u ndal tek grantet që do të përfitojnë të gjithë vendet e rajonit.

“Këtu na duhet të marrim dhe fonde nga institucionet që mundësojnë grante për vendet kandidat për anëtarësim. Ne punojmë në shumë fusha që kanë të bëjnë me këto aspekte. Jam i gëzuar që kryeministri Rama është angazhuar ta çojë këtë frymë bashkëpunimi më tej.

12 miliardë euro do jepen nga BE për vendet e rajonit. 20 për qind të financimit do shënjestrojnë investime të tilla. Ashtu siç kryeministri Rama tha se qytetarët e rajonit i kanë sytë nga ne dhe duan të dinë nëse kanë një perspektivë të qartë, përgjigja ime është: Po, ka një të tillë. Ndaj ky moment duhet të krijohet dhe forcohet më tej”, përfundoj fjalën e tij Presidenti i Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso.

15 komente në “Merkel: Qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, të mërzitur me korrupsionin”

  1. Tironci says:

    eh moj halle moj halle, ke prek telat e duhur.

    1. >>??? says:

      S na the ndonje gje te re GJYSHE.Psh Z.EDVIN KRISRAQ RAMA nuk eshte i merzitur.Mjafton te kujtosh premtimet e tija boshe ne fushate.Deklarimet e ministrave se do benin namin kunder korupsionit si ZONJA KODHELI qe zhveshi shpaten e para por……Luften me mullinjte e eres te KRYEMINISTRIT DON KISHOT EDI RAMA se do cmontonte korupsionin ne PALLATIN e DREJTESISE ne KLG ne SHENDETESI ne ARSIM e kudo por vec montoj vrasje , mjerim, pervesitet ne zyrat e shtetit dhe pak vjedhje ne BSH.E thua O MERKEL po kujt ja thuaaa EDI RAMES.HAHHAAAAAAAAAAAAAAA

  2. Labi Vlore says:

    Z.Kancelare.Gjykatat e vendit tone jane shembullore dhe funksionojne shume mire.Problemi i Shqiperise eshte Edi Rama.Te kane keqinformuar Znj.Kancelare.Xhin Xhoni eshte Gjykates shembullor i dale prej shkolles tone te famshme te Plepave.Ose si quhet ketu ne Shqiperi,Harward-i Shqiptar.Me respekt Jari.

  3. cukali says:

    Shqiperia nuk ka shanse…do te vazhdojme te jemi populli me idiot dhe me i korruptuar ne europe…
    Popull hajdut

  4. sit .back. and_ relaks says:

    a ka mundesi te na aneksoje si komb gjermania? nuk besoj se rusia ka per te pasur ndonje kundershtim.

    1. ximara says:

      populli shqiptar protektoratin gjithmon e ka pas dash qe nga Mehdi Bej Frasheri,politikanet asnjehere,konkluzionet tuajat…

  5. plaku says:

    Kjo dihej. Bla, bla, bla……Fjale te pergjitheshme. Jane mjeshtra. Flasin, e flasin pa thene asgje. Politika ka qene, eshte dhe do jete kurve, thoshte gjyshja ime analfabete.

  6. mono says:

    Po krye heroin tone Prof. Dr. Kryetrim. Adm Facebooku. Shen Sali Berisha nuk e permendi Merkeli???

    1. Koco says:

      Po ke shume te drejte qe me kete Shen Salhli Berishev vihet me pare ne ne Evropen qe thote Kancelarja Merkel po me nje ngryshim destinacioni Bashkimi me Xhihadistet lufte kunder Sh B A dhe BE, Berja e vendit Kalifat dhe Xhiadisti Berishe Kalif i zi sikurese e ka shpirtin dhe sikurese e ka veshur kete vend ne vitin 97 ne Zi .

  7. shqipe says:

    Korrupsionin e kemi ne maje te k…

  8. Berlin says:

    Eshte e pabesueshme qe Shqiperia te heqi dore nga korrupsioni .
    Faktet flasin qarte per kete fare Rilindje .
    Shqipetaret e kane ne gjen hajdutellikun.Merkel mendon se ky vend
    rregullohet me konferencat e saj .

  9. ed says:

    Edhe bar do hamë dhe Fullanin, Gjin Gjonin dhe KLD nuk i lëshojmë!

  10. I mjeri popull says:

    Faleminderit Merkel,une me kampionet e botes,
    Une me Merkelin,Merkeli me mua,
    Europa ne duart tona,Fanari ndricues Gjerman e ardhmja eshte jona.
    Gjermania,bashkepunimi- lulezimi-uniteti-vleresimi.
    Une dhe Gjermania e madhe.

    Per Perendimin – pioner i zjarte qe kerkon flete lavderimi.
    Per Shqipterine- doni me per Belulin.

    I dhier por krenar

  11. GENCI says:

    Te gjithe politikanet dhe pushtetaret tane kane shkelqyer ne fushen e hajduterise. Kush ka qene me i afti dhe me i zoti ka bere kariere. Ketu mund te sjellim shembullin e Ilir Floririt dhe Safet Gjicit e Co. Kete te keqe te madhe qe ka Shqiperia mund te na e heqe Gjermania? FALEMINDERIT.

  12. Po bejm te mundur qe te shmangim kte rruge duke burgosur budallenjt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje