VIDEO LAJM/ Momenti i shpërthimit në makinën e biznesmenit (të cilin Julian Sinanaj nuk e vrau dot)

28 Gusht 2014, 19:19Politika TEMA

Ky është momenti i shpërthimit në makinën e biznesmenit Isuf Brahimaj, pronar i një hoteli në zonën e Radhimës në Vlorë.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e të enjtes në rrugën Transballkanike.

Eksplozivi që tronditi sërish qytetin bregdetar, shpërtheu në makinën e 42- vjeçarit ndërsa ishte në lëvizje duke lënë të plagosur edhe miken e tij 19- vjeçare, që policia i ka dhënë vetëm inicialet.

Ndërkohë ka mjaftuar kjo ngjarje për përplasjen e radhës mes pozitës dhe opozitës.

Sipas Ora News është mundur të mësohet se emri i Isuf Brahimaj dhe vëllait të tij ndodhej në listën e vrasësit serial Julian Sinanaj, i cili ndodhet në qeli prej 29 janarit 2014.

Sipas burimeve nga policia dhe prokuroria, Sinanaj ka refuzuar që të kryejë këtë porosi, sepse kishte njohje me Isuf Brahimaj dhe përveç kësaj ia kishte dhe frikën, pasi ai dhe familjarët e tij ishin persona me influencë në Vlorë.

22 komente në “VIDEO LAJM/ Momenti i shpërthimit në makinën e biznesmenit (të cilin Julian Sinanaj nuk e vrau dot)”

  1. Gjenerali Bato says:

    Me miken 19 vjecare???!!!

    1. turgofagos says:

      poo cpune ke ti o derzi me ke ka qene
      http://bit.do/Erisa-Xhixho

  2. Opinionisti says:

    Palermo…

    1. Kalimtari??? says:

      Personi qe po kalonte rrugen perse nuk reagoj/u tremb ne momentin e shperthimit, por vetem pasi doli ne cep dhe pa gjith skenen ja mbathi vrapit???
      Mos ndoshta e priste ate zhurme?! Eshte e cuditshme edhe se si e shoqeron makinen me sy para momentit.

      1. alban says:

        o sherlock holmes, po si e po ja dallon ti bebet e syrit atij qe po ndjek makinen? po normal qe njeriu nuk reagon brenda 1 sekonde, ne fillim tronditet, pastaj truri lexon situaten dhe me pas reagon

        1. Kalimtari??? says:

          Ndiq drejtimin e kokes…

          Dikush qe degjon zhurmen direkt reagon ne milisekondat e para qe valet godasin receptoret, aq me keq kur je pa mendje. Ky eshte instinkt, jo lexim truri si e mendon ti. Eshte insktikti i mbijeteses…

      2. GuitarGuy says:

        Vertet per tu habitur reagimi i tij i vonuar. Ka dicka qe s’shkon aty.

        1. Makarov says:

          aq gomar eshte atentatori sa te rrije ne ane te rruges ta ndjeki me sy. dhe te rrije ne rruge kur dihet qe ka kamera rreth e rrotull bizneseve.

  3. culi says:

    ajde ne koke te fullanit me gjith familje amin….

    1. perfullanin says:

      a tu lumte goja e urimi jot ne vesh te allaut,me c4 ishalla

  4. tani says:

    Tmerresisht e frikshme .shteti duhet ti degjohet zeri pas kesaj ngjarje shum dimostrative

  5. Lek dushi.. says:

    Nuk ja mbajti se….hëhë…ka bërë babai bixhak..prandaj…!Dhe ikën juliani…si qeni në vësht..!

  6. sit .back. and_ relaks says:

    po kur e di qe je ne liste, hidh nje sy poshte makines para se ti fusesh celesin o zoteri a mbaj nje dedektor eksplozivi me vete se helbete kur je ne liste je ne liste

  7. Kendveshtrim tjeter says:

    Te jete nje vrasje e porositur,per te pershendetur samitin e vendeve te ballkanit,ne oret e para te mengjesit?!!

  8. XXX says:

    pika 19 vjecareve qe u terbuan pas pleqve me leke

  9. Dumdum Kopace says:

    Bleona per vetem zogut qe e ke leshu pa limite per te tjerat je nje tip koti.

  10. XHAXHI BEHARI ME CIZME DHE QELLOTA says:

    E SIGURTE KETE PROBLEM ( E ZGJIDH ) VETEM KOMISIONI I HETIMIT TE ( PUCIT ) TE SALIUT
    AI I CADRAVE PISTOLETE DHE THIKAVE ME HELM ,,,,, HALIMI ME PANTALLONA TE KUQE ME PALOQEN DHE
    ISH MINISTRIN ME INJORANT NE PLANET N O. K E N ,,,,,
    SHQIPETARET. NUK KUPTOJNE. ACOMA. SE. PA SHTET LIGJOR. NUK ESHTE ASNJE DHE ASGJE
    I E SIGURTE. ,,,,VAZHDOJNE TAKSAPAGUESIT SHQIPETARE TE PAGUAJNE KRIMINELE. NGA PRESIDENTI
    PROKUROR GJUKATA SALI ,LUL BASH ETC ETC ,,,KUR DO BASHKOHEN SHQIPETARET TI SHPORRIN
    KETA KRIMINELE DHE TE JETOJNE. TE QETE DHE NE PAQE ME NJERI TJETRIN ,,,,,,
    CFARE BEJNE SHQIPETARET VETEM RAKI DINE TE PINE ,,,,,CFARE DO TI LENE FEMIJVE TE TYRE ,,,,,

  11. një i revoltuar nga Kosova says:

    Mbeturinat e Sali Serbit…!!!!!

  12. Prenga says:

    Nje hale me pak! Ne te semes, por nuk paska ra rufeja ne hale!

  13. Esht shokuese per syrin ,veshin,trurin nje rast i tille.Ata qe e kan bere s’kan femij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje