INUK vijon prishjen e ndërtimeve tek “Nënë Tereza”/ Rama: Po çlirojmë krahët e Universitetit nga çibanët

30 Gusht 2014, 14:05Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Twitter ka vlerësuar aksionin e INUK për prishjen e ndërtimeve në sheshin Nënë Tereza.

“Po çlirohen krahët e Universitetit nga çibanët e legalizuar babëzisht në parkun e tempullit të dijes në gusht 2013!!!”, shkruan Rama në rrjetin social.

Reagimi i Kreut të Qeverisë bëhet në një kohë kur INUK vijon aksionin në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë, për prishjen objekteve si pjesë e planit për restaurimin e sheshit në kuadër të pritjes së ardhjes së Papa Françeskut. Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, ka nisur prishjen e disa objekteve tek “Nënë Tereza”, ndërsa puna e fadromave të INUK mësohet se vijon pa probleme dhe kontestime nga ana e pronarëve.

INUK ka nisur punën me prishjen e një objekti dykatësh. Në një prononcim për mediat, Drejtor Rajonal i Kulturës Kombëtare, Ledion Lako tha se aksioni i sotëm konsiston në prishjen e 7 objekteve, ndërsa shprehu bindjen se restaurimi i sheshit “Nënë Tereza” do të përfundojë brenda afateve të përcaktuara.

“Bëhet fjalë për 7 objektet dhe ky është projekti i miratuar dhe detyra jonë është të pastrojmë. i gjithë perimetri do të zhvillohet dhe do të ketë gjelbërim. Ne po zbatojmë vendimin e marrë për projektin e restaurimit.

Detyra jonë është të marrim të gjitha vendimet që kanë të bëjnë me Këshillin Kombëtar të Restaurimeve dhe ne do të mbarojmë punën brenda afateve të caktuara”, tha Lako.

 

24 komente në “INUK vijon prishjen e ndërtimeve tek “Nënë Tereza”/ Rama: Po çlirojmë krahët e Universitetit nga çibanët”

  1. babec says:

    Ne Kinostudio hajdeni po qe se e keni seriozisht!

    Sa kohe qe hangari pseudo teater Tirana rri ne kembe perballe komisariatit rrugor e ne krah te Arkivit tone te filmit, perben proven e ngadhenjimit te mafias mbi shtetin!

    Kujtoj Se hangari u ngrit pas zgjedhjeve te vjeteshme, pa u krijuar qeveria e re! Pra nga korriku ne shtator 2013! Ndertimi eshte bere ne toke shteterore te marre me qera per lulishte!

    15 metra nga Komisariati i Policise Rrugore dhe 500 metra nga Komisariati nr.4, banda qe e ka ngritur provon çdo dite Se ja ka futur Shtetit koken ne bythe!

    Sa per kulturën kombetare, ky hangar turpi demton dhe AQSHF, e cila per momentin drejtohet nga injorante te korruptuar nga banditet qe shkaterruan kinostudion!

    Denoncimet kane qene te bollshme per kete problem, mos reagimi provon implikimin!!!

    1. Kini i STUDIOS says:

      Ore babec, drejte e ke, por me kujtove edhe nje gje:
      Kur do japi llogari nje maskara qeros me emrin a mbiemrin Fevzi per gjithe arkivin e RTSh-se dhe Kinostudios qe e ka vjedhur dhe na ben te diturin me mall te vjedhur tek TV Clan ?
      Me c’te drejte i perdor dhe ku i ma grabitur ?

      1. babec says:

        Patjeter qe dhe ai bashke me Koqon dhe Ylli Ndroqi pasmaciun!!!

        Disa televizione pa spektatore si NTV etj, jane afruar ne Kinostudio se fundmi duke sherbyer si legalizues pislleku e si alibi duke mbrojtur mafian ne emer te pushtetit te ri! ( keshtu se paku shprehen vete)

        Pastrimi fillon nga NTV & AA & Tirana PseudoTeater!

        Arkivi eshte ne rrezik iminent!

        Lexoni artikullin e Kolec Traboinit! Artikull i çensuruar nga mediat e perdala tonat pa perjashtim!

        http://traboini1.blogspot.com/2014/08/kinostudio-ne-vend-te-ullinjeve-mbollen.html?m=1

        Shperndaheni lirshem dhe ku te mundeni…

      2. Pejgameri a.s says:

        Nuk jane çibane po mbajne familjet me buke.
        Shqiperia vetem nje çiban ka e je ti e sorollopi yt qe duhet shkulur patjeter.
        Vetem shkaterrime,tritol,akuza,arrestime…………qe nuk po bejne gje tjeter vec se po mbushin kupen tende.
        Edi Rama je duke e mbushur kupen.

        1. avatarii says:

          Kush mban familjen me buke o rrote, ai 3 katesh luksi me kafe 100 lek.

        2. elio says:

          Ne emer te capes se bukes, keni shkaterruar cdo gje, e keni bere malokshe. Na ndyte vendin dhe pamjen…

        3. babec says:

          Turp per ty!

          Te pakten per kete gje, mundet vetem te thuhet: Edi Rama, te lumte dora!

  2. drejtesia says:

    po keta qe i kane legalizuar nuk mbajne pergjegjesi.

    1. E verteta says:

      Kafe Barcelona ka qene dyqan ne kohen e Enverit , u privatizua nga nena e te zotit te Barcelones (kafenese, qe te mos keqkuptohemi) dhe ka 20 vjet qe eshte aty si kafe ( edhe pergjat 11 viteve qe ti zoti Rama ishe kryebashkiak). Barcelona ka legalizuar dy kate shtese te bera gjat ketyre viteve. Sot erdhi dita te prishet, s’kam asnje kundershtim, po nuk duroj dot kur ben te ndershmin dhe lejove per 11 vite cadren e shpifur (me afat kohor higjenik vetem 6 muaj nga fabrika e prodhimit ne Itali) , dhe si te mos mjaftoje e sposton 5m me tutje ne nje ndertese si pyke ne sheshin Italia lejen e se ciles e ke dhene ti. Meqe te dhimbset kaq shume ndertesat universitare pse nuk prish edhe ndertesen qe po i ze frymen fakultetit ekonomik (lejen e se ciles e ke dhene po ti), i ke qe i me fadromat tek rruga e Elbasanit?

  3. Adem says:

    po ajo ndertesa te sheshi Italia, perballe stadiumit Qemal Stafa a po prishet ?

    1. E verteta says:

      Jo zoti Adem ano ndertese nuk prishet, lejen e saj e ka dhene. Ete zoti kryeminister, nuk mund ta prishe, aty thjesht spostoi Kolonat (miqete e tij per kok te zotet, mbajten kolonat per 11 vjet ne nje cader te prodhuar me afat perdorimi vetem per 6 muaj, dhe tani spostohen pa u hyre gjemb ne kembe tek ndertesa qe i merr frymen sheshit Italia)

      1. elio says:

        E vertete eshte qe ajo ndertesa tek Sheshi italia eshte e gener2 (bashkim mulaj)alias sali Berisha. Prandaj mos ja mbysni kot…

  4. i-- says:

    Ore se mos fillojne pa dashje pallatet aty… se keta shoket e sales dhe te tut kane ca kohe qe po llapin verdall qe aty do bejme kullat tona…

  5. Te dihet qe ata qe kan ndertuar endrra te tilla ne te arrdhmen te pincojn mishin e tyre per tu bindur qe jan ne rregull me rrugen ne vazhdim

  6. rudini says:

    Nese papa do te kalonte ketej nga pallati im qe rrethohet nga 4 kafe, qe na kane marre lulishtet dhe na poterosin ,do te besoja me shpirt se ka zot.

  7. miti says:

    Per ata qe kane vite qe kalojne ne ate rruge godinat kane qene aty me vite. Pse nuk i prishi zoti Rama kur ishte Kryetar Bashkie? Policine Bashkiake e kishte. Sa per lokalin perballe Stadiumit Qemal Stafa ai po lulezon. Gjithe klientela po shkon tek ai. Aty zhvendoset kollonat dhe cdo gje tjeter. me duket se lejen e ndertimit ia ka dhene ish kryetari Rama. Sa ishte Sala u bllokua, erdhi Rama perfundoi????

  8. agostin says:

    Brravo te fuqishme Edi rames !Hiqni nga qarkullimi vandalet e pronave publike,qe perveqse demit estetik ,sjellin dhe nje dem te pa pare ,ne konkurencen e lire.

  9. emer says:

    Po prish ata qe ndertoi populli me lejet e tij.

  10. ela says:

    po mire ndertimet pa leje, po SHATRIVANIN pse e prishen???? Nje simbol i qytetit, kujtim i gjith qytetareve tiranas. Ndjeva hidherim kur pash nje punim te bere me byth si zevendesim. Simpatizoj te majtet por turp! Shume zhgenjim ne kete dhe ne shume raste te tjera.

  11. beni says:

    EC,EC,EC, VAZHDO PA NDALIM MERRI PARA KETA QELBESINA QE E QELBEN TIRANEN ME KIOSKA E LOKALE,KUSH KUNDERSHTON TE KALBET NE BURG,NA E MOREN FRYMEN NDERTO KU TE MUNDESH,PISA NJEREZ,PSE NUK NDERTONTE NJERI NE KOHEN E DULLES,APO S’ISHIN KETA PISA NJEREZ ATEHERE.

  12. bariu says:

    I BEJME thirrje edi rames te mos harroi pa prishur ate lokalin tek kollonat me duket se quhet [kollonat] mbrapa rektoratit te universitetit ne sheshin nene tereza, nje local teper I shemtuar qe sherben nje ushqim si mc Donald, dikur aty beheshin stevitje me PATINA,por tani eshte e bllokuar nga ky fast-food qe nuk ka kuptim te qendroje aty sepse ka uzurpuar nje hapsire publike.

  13. sokrat says:

    Shume mire Zoti Rama, por aksioni duhet te vazhdoje ne te gjithe Tiranen, pasi keta jane ciban te vegjel dhe Tirana eshte nje ciban i madh ne vetvete. Kur do ta shkulni tregun e fruta perimeve tek rr.Metush LULI, njesia bashkiake nr.4, ngjitur me pallatin 021, ne Tirane, i ndertuar ne hapesire publike,qe ne kundershtim me ligjin e urbanistikes ka zene rrugen e hyrjes per ne pallat dhe po i tmerron banoret e pallatit qe prej 12-13 vjetesh. Pervecse nje moster ky treg eshte nje turp per Tiranen europiane qe duam te kemi. Tregu mbahet per fitimet e nje te ashtuquajturi pronar, qe nuk ka asnje dokument, ndersa banoret jane te detyruar qe te sakrifikojne duke degjuar zhurmen 24 ore ne 24 ore te dites!Kur do te mbaroje kjo torture e padurueshme! Shpresojme ne veprimin e shpejte te qeverise pasi bashkia ka kohe qe ka mbyllur syte!

  14. artur says:

    ju duhen shume vite per te prishur, e shume vite per tu rregulluar.cdo person nje lokal, cdo femer nje floktore, cdo djal nje eurolloto.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje