Noka: Shef i komisariatit në Malësinë e Madhe ka marrë pjesë në pushkatimin e një të riu

3 Shtator 2014, 12:31Politika TEMA

Partia Demokratike denoncoi përmes deputetit Flamur Noka një tjetër emërim në administratë, këtë herë në radhët e Policisë së Shtetit.

Në një konferencë për mediat, Noka iu referua emërimit të Rifat Çokut në detyrën e shefit të Komisariatit në Malësinë e Madhe.

“Rifat Çoku është emëruar shef Komisariati në Malësinë e Madhe ndërsa qeveria është përpjekur që këtë emërim ta kalojë në heshtje.

Rifat Çoku ka shërbyer si Komisar në zonën kufitare gjatë kohës së diktaturës komuniste dhe në datën 2 tetor të vitit 1986, ai ka qënë pjesëmarrës në pushkatimin e të riut Sokol Veshti, të cilin e kishin ndaluar fillimisht në tentativën për të kaluar kufirin e më pas e ekzekutuan barbarisht.

Në vitin 1996, Rifat Çoku u dënua me burg për krimin e genocidit nga Gjykata e Shkodrës, por pas trazirave të vitit 1997 doli shpejt nga burgu.

Sot, Rifat Çoku ka rilindur nga oligarkia në pushtet, e cila komisarin e terrorit dhe vrasjeve e ka emëruar Shef Komisariati në Malësinë e madhe”, u shpreh Noka.

Në vijim deputeti demokrat tha se ky emërim tregon më së miri inkriminimin e përditshëm të policisë dhe shtetit , teksa sigurinë publike të qytetarëve të Malësisë së Madhe do e ketë në dorë një xhelat i diktaturës me bekimin e Ramës dhe Metës.

“Ky akt shpjegon më së miri se dyshja Rama Meta qëndron  pas vandalizimit të  monumentit kundër dhunës së diktaturës komuniste në qendër të Tiranës, dhe prapa çdo akti tjetër që  frymëzon  e frymëzohet nga e kaluara e gjakatare e diktaturës komuniste në Shqipëri .

Partia Demokratike e dënon ashpër këtë akt kriminal  dhe e cilëson si një përdhosje ndaj mbarë shoqërisë shqiptare dhe vlerave të saj të arritura në këto 23 vite. Ne i bëjmë thirrje të gjithë aktorëve të shoqërisë, ish të përndjekurve politikë, por edhe elitës intelektuale në vend, të reagojnë ndaj këtij akti monstruoz të dyshes Rama-Meta”, theksoi Noka.

17 komente në “Noka: Shef i komisariatit në Malësinë e Madhe ka marrë pjesë në pushkatimin e një të riu”

  1. yllka says:

    ahaaaaaaaaaaa, palaco fare ky.. Sistemi shpif shpif dicka do ngelet

    1. Elona says:

      une habitem…. Kane goje te flasin keta????????

    2. Rilindje apo...?? says:

      Vrasja ne cdo kohe eshte vrasje.Nqs vertetetohet se personi ka mare vertet pjese ne ate pushkatim ky eshte SKANDAL.Qe ta riciklosh perseri kete vrases ne detyre eshte guxim i madh dhe tallje me popullin e familjen e atij te riu te vrare por kjo eshte RILINDJA ose RICIKLIM vrasesish, riciklim pervesesh ,riciklim dhe mbrojtje me pasion HAJDUTESH BANKASH nga EDI RAMA.
      Ky eshte EDI RAMA qe po riciklon cdo krim e pervesitet.

  2. agron says:

    O NUL MOKA, PO PER SALI BERISHEN A KE NDONJE GJE PER TE THENE? SE KUR MERRESH ME KETA CERRAT E KOMUNIZMIT, MERRU DHE ME PESHKAQENET QE DALIN XHIRO ME VARKE ME FAMILJEN E DIKTATORIT!
    KOQE

    1. tigri says:

      aman qe si late njehere shpifjet mer amaaaaaaaaaaaan aman

      1. Gjergji says:

        Komunisti sali ti mesoi keto gjepura Bir?
        ?

  3. Janullatos Necuratu says:

    I denuar për genocid !?
    Si e kane nisur keta, ndonjë dite do na dalë prapë Paloqja e do na nxjerë ndonjë qe ka punuar furrxhi ne Aushvic

  4. borisi says:

    Partia demokratike nuk ka asnje lloj alternative si opazite,por ka mbetur vetem duke u marre me gjera shum periferike,zoti ndoka ti duhet ta kuptosh se nje komisar policie nuk mund te veproje ne baze te bindjeve qe ka, por ai do te zbatoje ligjin dhe vetem ligjin,prandaj juve ju ka mbetur ora tek qeverisja e juaj qe gjerat jane bere me urdhera e jo ne baze te ligjit,per personin ne fjale ju kane genjyer sepse eshte nje nga oficeret me te mire qe ka policia e shtetit,prandaj e meriton ate vend drejtues,po te marresh kohen e kaluar merru me Berishen e jo me njerezit e thjeshte i cili akoma po e mban peng kete parti e cila akoma nuk e kuptuar qe n uk eshte prone e tij por e gjithe atij populli i cili e ka votuar,tani me karriera e tij ka mbaruar por ti me shoket e tu doni ta mbani me pahir duke i kthyer nderin qe ai juve jua ka bere duke ju bere ministra pa asnje lloj kontribiti per kete vend.

    1. socialisti zhgenjyer says:

      shum dakort zoti borisi-me argumentet e tua po socialist te ndershem te pa perzier me asnje lloj krimi ordiner e dini Ju sa mund te kete dhe presin ti therrasi dikush dhe tju thote urdheroni ne nje vend pune.te tille,si Rifati me siper,perse gjenden me shumice…

  5. Sokrati says:

    Prit kur te emerojne shef ne Vlore Meramet Hilen!

    1. Veterrani i LUFTES! says:

      Shoke: antikomunistet jane ende gjalle. Te forrcojme unitetin! Poshte kulaket!

  6. al_man says:

    Nje avokat mbrojtes shqyrton me klientin e tij 10 pikat per te cilin akuzohej ky i fundit.Te akuza 1 jua fusim i thot av. fitojme , te e 2 ta fusin humbet , te 3 gjithashtu jua fusim edhe 4 po ashtu jua fusim .Te 5 dhe 6 ta fusin i thote av. e keshtu me radhe .Pasi mbaroi av. , klienti e pyet ket : ore spo te marr vesh pse kur jua fusim jemi bashke dhe kur ma fusin jam vetem . Kshu dhe puna politikes

  7. Kuksjani says:

    Ky njeri qe e shikoni eshte komplet hajvan.
    Ky maskara nuk po bene gje tjeter po zhvillon luften e klasave.
    Po Sali Serbi qe ka sherbyer te familja e Enver Hoxhes si kapiden varke KU E FUTE?
    Po vrasjet ne Gerdec KU I FUTE?
    Po vrasjet para Kryeministris ,ku ne te s…..i fute.
    Po veten tende si klysh komonizmi ,ku e fute.
    HAJDE LUFTE KLASASH ….HAJDE,filloni zagare beni cdo familje shqiptare BIOGRAFIN se e keni zokon

  8. erghalhasdfl anticensurë says:

    akoma injorantët politikanë shqiptarë nuk ja kanë idenë se çdo të thotë GJENOCID!

    përbëjnë gjenocid,sipas kuptimit të pranuar nga OKB,”veprimet e bëra me qëllimin për të shkatërruar,totalisht ose pjesërisht,një grup kombëtar,etnik,rracial o fetar”!

    ai gjyq megalloman që u zhvillua për gjenocid nga ndyrësira shqiptare sali berisha,ishte një bllof!ishte një nga metodat për tru shpëlarje që iu bë këtij populli!!
    noka akoma nuk e paska kuptuar,jo vetëm këtë ,por dhe si përkufizohet fjala gjenocid!!
    ska pas faj ka qënë gjithë kohës me studime në universitet!!
    ?

  9. Drejtesi says:

    Kompleksiteti i njeriut te zene ne faj ,prodhon brutalitet .Komentimi nga kenveshtrimi partiak nuk ndihmon as te verteten as te drejten .Ne raste se lajmi i se kaluares se ketij personi perputhet me daklaraten e Nokes ! Vetem Noka nuk eshte fajtor .

  10. kot fare says:

    -TE te bej nje pyetje more z Noka..ne ate parlamentin paralel te SHQUP-it ç’detyre te dhane??-propaganden?-shpifjen?..ka mundesi se per llafe s’ta ha qeni shkopin,vetem se llafet i ke pa kuptim..apo ti ikupton.

  11. noku says:

    o nul kokrra injorantit edhe sikur me qen shtu si thua ti qe ska se si tju besojm ai tek e fundit ka qen ushtarak e ka ber detyren….por dihet qe ty o kokrra injorantit ste beson njeri..je ish ministri me injorant i te gjitha kohrave…po baca ne ball te oxhakut te enverit per ate ke naj koment ooooooooooooo nul turpi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje