Nuk mund të bëhet opozitë duke ngritur një Kuvend paralel. Qëndrimi kundër idesë së hedhur nga kreu i demokratëve vjen nga aleati i tij, Dashamir Shehi, kryetar i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar.
Në një intervistë për Ora News, Shehi ndërsa argumenton se asgjë nuk ka ndryshuar në arsyet që çuan opozitën në bojkot, thekson se qëndrimi afatgjatë jashtë parlamentit nuk është produktiv.
“Sot vetë zoti Basha, madje edhe mbrëmë në një bisedë që kam pasur me zotin Ristani, kanë deklaruar se opozita do të jetë prezente në të gjithë punën që mazhoranca do të ketë në parlament, duke ngritur grupe pune në mënyrë paralele, në një farë mënyre një parlament paralel, duke marrë të gjitha materialet që do të diskutohen nëpër komisionet parlamentare, a mund të bëhet kështu opozitë?
Unë e shikoj se është me u vetëreduktu. Është një pozicion i pafavorshëm, jo me seriozitetin e nevojshëm. Madje zoti Berisha vetë ishte se ne nuk mund të krijojmë një parlament paralel, se s’është e mundur. Gjeti një shprehje shumë të bukur “parlamentarizmi presupozon, e ka natyrën e vet mazhorancë”. Pra, pa mazhorancë nuk mund të flitet për një parlament.
Në qoftë se e ka menduar si nje grup konsulence, e cila duhet të vazhdojë luftën, të prodhojë ide për temat e ndryshme që ka parlamenti, kjo mund të shërbejë si një ekspertizë”, tha ai.
Lidhur me presidentin, Shehi vlerëson se ai po e ushtron të drejtën e tij kushtetuese.
Intervista e plotë
Jonida Shehu: Besoj keni qenë dje në mbledhje me grupin e opozitës, më Partinë Demokratike, a keni qenë dakort për vazhdimin e bojkotit, apo keni qenë apala për tu rifutur në parlament.
Dashamir Shehi: Nuk është se ka pasur dy palë aty. Unë e gjykoj që sot për sot është marrë një vendim. Ky vendim nuk është marrë dje, të themi të drejtën, vendimi është marrë që përpara sezonit veror, me idenë e mirë se gjatë kesaj kohe do të reflektohet, do të kishte ndonjë ndryshim në pozicion të mazhorancës, për sa i përket tematikave me të cilin e dola jashtë parlamentit. Jashtë parlamentit dolën për arsye të dhunës në parlament. U vendos. Deri më sot nuk është se ka ndodhur ndonjë ndryshim i ri, që të vendoset edhe pozicioni i pakicës, i opozitës. Ky ka qënë thelbi i kësaj pune. Sigurisht nga këtu deri kur do të diskutohet kjo temë, se besoj se do të diskutohet,ne mblidhemi javë për javë.
Jonida Shehu: Ju keni kërkuar që të rishikohet vendimi?
Dashamir Shehi: Mendimi i LZHK, si anëtar i grupit PD-së, se nuk është se jemi grup në vete, edhe i imi si Dashamir Shehi është që ne të prodhojmë një dokument politik, i cili ka brënda disa kërkesa, disa pika, disa targete, të cilat i shtrohen kësaj mazhorance, opinionit publik, opinionit ndërkombëtar dhe që kërkohen të zbatohen. Kjo është një lloj, si të themi, strategji afatgjatë. Unë nuk jam dakort, sepse e di nga eksperiencat e gjatë, që bëhet e lodhshme, bëhet e dëmshme për opozitën dhe nuk ështe produktive. Sot vetë zoti.Basha, madje edhe mbrëmë në një bisedë që kam pasur me zotin Ristani kanë deklaruar se opozita do të jetë prezente në të gjithë punën që mazhoranca do të ketë në parlament, duke ngritur grupe pune në mënyrë paralele, në një farë mënyre një parlament paralel, duke marrë të gjitha materialet që do të diskutohen nëpër komisionet parlamentare, a mund të bëhet kështu opozitë?Unë e shikoj se është me u vetëreduktu. Është një pozicion i pafavorshëm, jo me seriozitetin e nevojshëm. Madje zoti.Berisha vetë ishte se ne nuk mund të krijojmë një parlament paralel, se nuk është e mundur. Gjeti një shprehje shumë të bukur, “parlamentarizmi presupozon, e ka natyrën e vet mazhorancë”. Pra, pa mazhorancë nk mund të flitet për një parlament. Parlamenti është një vend ku diskutohet dhe votohet, edhe votat kondicionohennga shumica e votave. Kështu që nga kjo pikëpamje, grupe pune, teknikë që mund të diskutojnë këtë ligj, që Partia Demokratike gati përgjigjen , si të thuash kundrapartinë e vet. Kjo mund të bëhet. Parlamentarizmi qëndron mbi mazhorancën dhe mbi opozitën. Dy këmbë nuk bëjnë një trup. Dy këmbë bëjnë një këmbë veç e veç. Ne e kemi parë që kjo nuk është ndonjë ide afatgjatë, nuk është produktive, në qoftë se e ka menduar kështu. Në qoftë se e ka menduar si nje grup konsulence,e cila duhet të vazhdojë luftën, të prodhojë ide për temat e ndryshme që ka parlamenti, kjo mund të shërbejë si një ekspertizë.
Jonida Shehu: PDIU-ja u shkëput e para nga mendimi i opozitës për të bojkotuar parlamentin, mendoni se do të ketë çarje të tjera në vijim?
Dashamir Shehi: Unë gjykoj, mendimi im personal. Dhe shpresoj të më dëgjojnë ata që duhet të më dëgjojnë. Mënyra e vetme Për ta mbajtur bashkë grupin, është që të vëmë një target politik dhe një kohë të caktuar dhe të shkojmë në parlament. Kush ka idenë që do të rrijë në mënyrë përmanente, do ta zvogëlojë grupin. Gjykoj kështu nga eksperienca e shumë viteve.
Une e kame ne qef pijanecin, eshte ashik rakije, e keni vene re sa bukur i nderton ligjeratat kur i kthen nja dy-tri dopjo? Dashi qe ne fakt nuk ka mish dashi por mish dhie.
ai nuk eshte pijanec eshte tironc tipik
http://bit.do/shehi-kunder-bashes
bravo dashi je ashik.E keta me tradite nuk jane njerz te lig.
Dasho vallai e ke thon si me qen esell mer jau…
? ? ? ? ?
allall e ke voten time ne cdo ore…
dasho,leni llafet,po hajde ke lali t’i kpusim nga nji dopje ne,se na u tha gurrmazi.
Zotni Shehi leni denglat duke i rra rreth e rrotull,por boj pulitik ne sherbim te Shqypin dhe jo per Salin dhe LULEN e bashes SHQUP-it
Z.Dash Shehi, Eshte i vetmi politikan me mend ne koke qe i ka mbetur te Djathtes Reale.Me duket se Sali Vucidoli vazhdon te veproje si i lajthitur.Luli i Vocerr ,po merr fryme me firomen e Sales. Ai gjithnje e me shume po vulos mungesen e personalitetit dhe po humbet ne marrezine e Saliut.
Opozite jashte fushes se betejes eshte njesoj si te behet nje ndeshje vetem me nje skuader.Shume nonsens duket.
Qendrimi jashte parlamentit i opozites eshte mohim i vetevehtes, me fjale te tjera OPOZITA ne Shqiperi pranon vete qe nuk ekziston, nuk jep asnje mendim , nuk eshte e afte te jap zgjidhje te tjera te ndryshme nga ato qe propozon pozita, nuk jep asnje shenje jete, nuk komunikon dhe as perfaqeson elektoratin qe e ka zgjedhur, nuk ben detyren e saj qe te jap mendimet e saja per problemet jetike te vendit. Ky qendrim sjell vetem humbje politike per opoziten dhe rruge te lire dhe prepotence per poziten. Bojkotimi i parlamentit nga opozita demton dialogun demokratik ne parlament, demton ndertimin e shtetin demokratik shqiptar, demton hapesirat e nje mendimi dialogues dhe modern per zgjidhjen e drejte te problemeve qe lindin çdo dite perpara administrates dhe shtetit shqiptar. Neqoftese deputetet e opozites shqiptare nuk marrin pjese ne diskutimet per ligjet qe do te rregullojne jeten e popullit dhe vendit tone , perse kane pranuar te jene deputete? Interesat e kujt mbrojne ata? Opozita me qendrimin e saj ekstremist dhe bojkotues te parlamentit, me duket se harron qe jemi nje vend anetar i NATO-se, qe ne boten e turbulluar te sotme eshte sot faktori kryesor qe ruan paqen.
Do ishte nje president i perkryer!
Po ta bej rama kete,do jete i qete se cdo mendim apo kundershtim do jet me vend!
bravo…ju sdini ku keni kembet dhe jo me koken….
Po Dash Shehu me kompani e mbajten lart sekretarin e partise se tyre, le t’i pijne lengun tani, cfare mbollen do te korrin e kane dhe nja 20 vjet te tjera, le ta mbajne, mos llomotitni me se nuk ben me fajde.
Jo vetem qe eshte bashkepergjegjes per Rollin destruktiv te se djathtes gjate ketyre viteve por kete radhe dal ja e tij publike ka si motivim rikonfirmimin e basheshortes se tij ne krye te Amf, pra nuk eshte nje shqiptar e parlamentar I mire por nje bashkeshort qe po kontribuon per karrieren e se shoqes dhe te mirave te families se tij. Kjo zonje ka vepruar me institucionin me keq se Fullhani me BSh se bashku me Elisabeta Gjonin e cila pasi shkaterroi Amf vajti te ndihmonte Fullhanin te shkaterroi in e vidhnin Banken e Shqiperise. Z. Krye minister, sot as Shqiperia e as Ju nuk keni nevoje per paterica politike te kalbura, pasi vetem vullneti I mire dhe ligji Jane aleate te vlefshem ne mbeshtetjen e gjete publike qe I nevojiten reformave te thella qe Ju po ndermerrni.
Shembulli italian i partive politike qe kurr ata arrijne nje pike kalbezimi qe nuk ka me shpetim atehere rindertohet nje parti tjeter duke mare me te miren e mundeshme nga partia e atrofizuar. Nje shembull qe mendoj se do ishte me e dobishme per situaten ku ndodhet PD dhe shume nga parti te quajtura te djathta.Do ti sherbente vendit nje opozite qe eshte e besueshme moralisht dhe qe eshte e afte te thithe beswimin e shpresen e shqiptareve.
Dashi eshte I sakte dhe konciz ne ato qe thote…Basha ja ka fut pordhes….deri dje I thoshin te tjereve futuni ne parlament…hiq dore nga Bashkia, dil ne shesh te burrave…Po tani , po lepin ato qe ka peshty vête deri para nje viti ? hahahahaha, por ka nje ndryshim, ai tjetri (Rama) ishte ne fund te mandatit te trete dhe ne fund te kohes ne opozite, kur ja moren te gjitha, ndersa kyi shkreti e filloi opoziten ne nje kohe kur nuk ka asnje pushtet real, as ne Parti e as ne Bashki….yhhhyyyyyyyyyyyyyyyy sa rruge te gjate ka perpara…