Rama takon Baird: Forcim partneritetit në fushën e sigurisë

2 Shtator 2014, 14:30Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama priti në një  takim ministrin e Punëve të Jashtme të Kanadasë, John Baird. Ministri Baird përgëzoi Kryeministrin për politikën konstruktive në rajonin e Ballkanit dhe kontributin e Shqipërisë në sigurinë e paqes dhe në përballimin e sfidave të sotme të sigurisë në shkallë globale.

Kryeministri Rama theksoi progresin e arritur në rajon, mungesën e konflikteve dhe jetesën në paqe me njëri-tjetrin, por edhe të ndërgjegjshëm për brishtësinë e paqes dhe rrezikut potencial nga rritja e ekstremizmit sot në botë.

Në takim u nënvizua rëndësia e forcimit të partneritetit në fushën e sigurisë midis dy vendeve dhe në kuadër të aleancës euroatlantike, për përballimin e sfidave të përbashkëta të sigurisë që kërcënohen nga terrorizmi dhe ekstremizmi.

Në takim u fol gjithashtu, për forcimin e bashkëpunimit ekonomik dypalësh, ku u vlerësua prezenca e investimeve kanadeze në Shqipëri.

10 komente në “Rama takon Baird: Forcim partneritetit në fushën e sigurisë”

  1. vjollca says:

    Eshte hera e pare qe nje minister kanades vjen ne Shqiperi. Bravo qeveria Rama po punon seriozisht. Sa ishte berisha asnje I huaj I rendesishem nuk shkeli.

    1. flordi says:

      kjo qeveri do ta rilind kte vend. takimet qe e rendesishme qe po bejn jane nje ugur qe ekonomia shqiptare do ngrihet nga ajo gremine qe sali berisha e futi ne 8 vjet.

      1. gerti says:

        shqiperia do kthehet ne nje pike kyce e sttrategjike e rajonit edhe kjo faje politikave kyce qe qeveria po merr.

        1. burg per berishen says:

          pergjegjsia edhe edhe interesimi per te bere mire ne kte vend ka munguar ne kto 23 vjet. shyqyr zoti sot kemi nje qeveri qe eshte ndryshe eshte e pergjegjsme edhe interesohet qe ekonomia e ketij vendi te rritet. takimet e nje pasnjeshme lobingu qe po behent do i sjelle frytet e veta shume shpejt.

    2. zqk says:

      Pa nevleresuar punen e qeverise Rama, mendoj se kjo vizite ka me shume te beje me sigurine ne bote dhe NATO-n se sa me ndonje interes ekonomik kanadez. Kanadaja i ka syte nga India, Kina dhe vendet e tjera te fuqishme aziatike, me qe ne Ameriken Latine nuk po can dot. Nga ana ekonomika, Kanadaja do bente mire te hapte ndonje banke ne Shqiperi.

  2. arda says:

    ky eshte me vverte burre shteti. po punon per te miren e ketijj vendi duke i ndryshuar faqen e erret qe ka pas ne kto 23 vjet.

    1. besnik says:

      kanadaja eshte nje shtet potencial, mund te na ndihmoj shume ne rritjen tone ekonomike, urime qeverise per cdo lobing qe po ben per te miren e shqiperise.

      1. adi says:

        takime te rendesishme per te miren e ketij kombi.

        1. nida says:

          investimet kanadeze jane nje mundesi shume e madhe per rritjen tone ekonomike.

  3. e ligjshme says:

    Kanadaja dhe Franca jan mike te mira per shqipetaret ane e mbane botes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje