Biznesmeni Arben Veliko, i cili mbeti i plagosur gjatë një atentati dje në Vlorë, shprehet se nuk ka qenë ai shenjestra, por është ngatërruar me një tjetër person.
“Kam qenë duke shkuar për të takuar një mikun tim dhe sapo hyra në hyrje, në një vend të errët, pashë dikë që më drejtoi armën”, tregon ai.
Ai rrëfen se ka dëgjuar atë që shoqëronte atentatorin teksa i ka thënë se kanë ngatërruar shenjestër.
“Në momentin që m’u drejtua arma, dëgjova zërin e dikujt tjetër që e shoqëronte që i tha “lëre, se nuk është ky” dhe më pas më goditjet me armë në trup”, është shprehur Veliko.
Në vitin 2010 ndaj biznesmenit dhe të vëllait të tij Rolandit është realizuar një atentat me lëndë eksplozive të vendosur në automjet, por fatmirësisht shpërthimi nuk shkaktoi viktima.
Emri i Velikos rezulton i përfshirë në një çështje trafiku lëndësh narkotike mes Shqipërisë dhe Italisë.
Ai u arrestua në dhjetor të vitit 2008, pasi akuzohej se në bashkëpunim me persona të tjerë kishte trafikuar 11 kg heroinë.
Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi Velikon me 8 vjet heqje lirie, si pjesëtar i një grupi të trafikut të drogës, por Gjykata e Lartë e rrëzoi dënimin, duke e shpallur të pafajshëm për këtë akuzë.
Dënimi i vetëm për Velikon ishin 6 muaj heqje lirie, për armëmbajtje pa leje, akuzë për të cilën ndërtuesi u shpreh i penduar.
Prej asaj kohe, Veliko ka vazhduar biznesin në fushën e ndërtimit si dhe ka pasur aksione në disa kompani të rëndësishme në qytetin e Vlorës.
Ai,ai është!
Esht hera e 15 qe e ngaterrojne ket Tipin me nje biznesmen ndertimesh qe ka po te njejtin emer dhe qe i ngjan kopje per ftyr.
E lesh lesh po cfar do thij ky per mos te ulur veten se do ta mbaj veten akoma si i forte .po ik andej nga afrika o lumath se do te kepusin me ato te mira qe ke bere
Si ka mundesi qe 90% e “Biznesmeneve “shqiptare ,jane te perfshire ne aktivitete si:prostitucion -droge-krim te organizuar etj?Perse “Biznesmeneve “te ndertimit nuk ju kerkohet burimi i fitimit?Doli fjala e Roberto Savjanos:Mafja shqiptare eshte mafja me e pashpirte dhe e eger e Europes,e cila po investon ne fushen e ndertimit per pastrimin e parave. Vlora si porti i hyrje -daljeve drejt perendimit ,po ja kalon dhe Palermos se viteve 80-90.
me cilin sy te pane ty ata o bisnesmen qe te ngaterruan, me ate me xham apo me ate pa xham…!
Ne tu befsha,gjithemon ty te ngaterojne,se dhe ti te njejten teori ke.Sa here veje te blije oriz,ta hidhnin qafirat e te jepnin “miell”,dhe ti mor kodosh skishe cte beje e merje e shisje,se bisnesi donte leka.Sa cudi e madhe,ketu ne shqiperi gjithe “bisnezmenet”,vijne era “miell”,skafe,kurva,vrasje,dhe megjithese kane vajtur ne dyert e gjykatave,kane dale te pa fajshem. Ja o vellezer ku fle lepuri,si jane bere gjykatesit me pasuri.Por ka dhe te tjere “gjykates”qe ketyre qelbesirave u japin ate qe meritojn.
Redaksi e nderuar mesiguri kohen e fundite kriminelet po I thrasin bisnismen e tmerrshme sa biznismen jan ba
Po veliko bisnesmen i ndershem i droges
ke te drejte qe jane ngatruar, ti je i ndershem e thote gjykata e larte kete
Je dhe bisnesmen, ata ne fakt kane dashur te vrasin nje trafikante droge ose e kane pasur inatin me gjykaten e larte per ta nxjerre zbuluar per vendimet e saj “super te ndershme”
ashtu eshte