Kuvendi i Shqipërisë nisi sot seancën e parë të sesionit të tretë të Legjislaturës së VIII’të me një rend dite që është e fokusuar tek rivotimi i ligjeve që ka kthyer Presidenti i Republikës Bujar Nishani.
Ditën e premte Komisioni i Ligjeve hodhi poshtë dekretet e Presidentit, ndërsa kryeministri Rama paralëjmroi votimin e tyre qysh në seancën e parë.
Opozita më e madhe në vend, rikonfirmoi vazhdimin e bojkotit, ndërsa kryetari i Kuvendit Ilir Meta bëri thirrje për një bahskpunim më të gjerë dhe përmirësim të etikës gjatë këtij sesioni.
Duke falenderuar OSBE-në për hartimin e Kodit të Etikës, Meta kërkoi që ky sesion të nisë me një etikë të re dhe përgjegjshmëri më të lartë të të gjithë aktorëve parlamentarë, pasi sipas tij është e domosdoshme, për të mos shmangur vëmendjen nga problemet kryesore të vendit.
Meta tha se duhet menduar për të gjitha ato nisma që hapin vende të reja pune.
Meta tha se do të donte një frymë më bashkëpunuese gjatë këtij sesioni.
“Natyrisht që ne do të donim të ishim bashkëpunues me opozitën, shpresojmë që me hapjen e këtij sesioni, mungesa e dëshiruar e bashkëpunimit, dialogut, që ishte evidente në fund të sesionit të kaluar, të zëvendësohet me një klimë më bashkëpunuese, duke filluar që nga etika në sallë dhe në komisione.”- tha Meta.
Rendi i dites
1. Hapja e sesionit të tretë të Legjislaturës së VIII – të të Kuvendit të Shqipërisë. 2. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare, datë 31.07.2014. 3. Miratimi i programit të punës së Kuvendit për periudhën 1 shtator – 9 tetor 2014. 4. Miratimi i kalendarit 3javor ( 1 – 18 shtator 2014) të punimeve të Kuvendit. 5. Dekret nr. 8675 , datë 11.08.2014 “Për kthimin e ligjit nr. 97/2014 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8136, datë 31.7.1996, “Për Shkollën e Magjistraturës” të ndryshuar””.
6. Dekret nr. 8678, datë 15.8.2014 “Për kthimin e ligjit nr. 100/2014 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative””.
7. Dekret nr. 8679, datë 15.8.2014 “Për kthimin e ligjit nr. 101/2014 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8811, datë 17.5.2001, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë” të ndryshuar””.
8. Dekret nr. 8681, datë 15.8.2014 “Për kthimin e ligjit nr. 108/2014 “Për Policinë e Shtetit””.Pyetje
9. Dekret nr. 8696, datë 22.08.2014, “Për kthimin e ligjit nr. 115/2014, “Për ndarjen administrativo – territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë””.
10. Dekret nr. 8697, datë 27.8.2014 “Për shkarkimin e zotit Ilirjan Celibashi, nga detyra e ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin”.11. Dekret nr. 8698, datë 27.8.2014 “Për emërimin e zonjës Ermonela Felaj, në detyrën e ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin”.
eh filloi politika inatcore http://bit.do/de-niro-di-caprio-dhe-brad-pitt-ne-nje-film
Dekretet e Presidentit jan vetem per sherr.