
Debatët e plota mes deputetëve Keta, Doda, Bregu, Topalli dhe Patozi me Bashën dhe Berishën
Nga Gjergji Koja- TemA
Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka pasur debate rreth vendimit të pakonsultuar të kryetarit të PD Lulëzim Basha për të bojkotuar sërisht parlamentin dhe mënyrën se si ai po drejton Partinë Demokratike. Pas largimit të gazetarëve nga mbledhja, ka pasur debate të ashpra nga ish- figurat kryesore të PD kundër Bashës.
Roland Keta kundër bojkotit, Topalli kundër lidershipit të Bashës
I pari që ka kërkuar që ti jepet fund bojkotit në Kuvend ka qenë deputeti i Bulqizës, Roland Keta. Zoti Keta, ka kërkuar që opozita të jetë në Parlament, pasi sipas tij, kjo formë opozite sjell vetëm humbje. PD sipas Ketës, duhet të jetë në Kuvend dhe kjo është një kërkesë edhe e militantëve dhe intelektualeve që duan një opozite të vërtete dhe aktive.
Ish kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka qenë e ashpër në debatin me Lulëzim Bashën lidhur me mënyrën se si po udhëhiqet Partia Demokratike. Topalli nuk i është referuar direkt bojkotit të Kuvendit, por ka theksuar se “ne nuk kemi lidership, se nuk përfaqësojmë zgjedhësit.” Topalli e shmangu debatin mbi bojkotin në mënyrë direkte, por e përqëndroi kritkën mbi Bashën tek idetë e tij sipërfaqësore për të bërë opozitë.
Kundër mënyrës se si po trajtohet grupi parlamentar, ishte dhe Majlinda Bregu, ish-ministrja e Integrimit. Ajo theksoi se“jam kundër mënyrës se po trajtohemi si grup parlamentar. Ne nuk mund ti marrim vesh vendimet vetëm kur vijmë në mbledhje grupi theksoi Bregu. Sot tha ajo prisja të ishim në Kuvend”.
Po ashtu e ashpër ka qenë në debatin e saj Mesila Doda. Ajo theksoi se pavarësisht arsyeve që po gjenden për të qëndruar jashtë parlamentit për shkak të “dhunës” së shumicës, opozitën e fort në Kuvend po e bëjnë gratë dhe jo burrat. Doda ka kërkuar që opozita të debatojë fort në Parlament dhe të mbajë qëndrimet e saj për ligjet që po kalojnë.
Ish-Kryeministri dhe kryetari i PD, Sali Berisha ka debatuar me Mesila Dodën, duke theksuar se bojkoti dhe krijimi i strukturave jashtë Parlamentit, nuk është njësoj si veprimet e Ramës vite më parë. Sipas Berishës, Kryeministri ka përgatitur të tjera skenare kundër opozitës, për më tepër dhuna që ndodhi ndaj Strazimirit, sipas Berishës, do të ndodhë edhe mbi deputetë të tjerë ideuar dhe parapërgatitur nga Edi Rama.
Patozi kundër bojkotit të Kuvendit dhe zgjedhjeve lokale
Më konkret ka qenë në diskutimin e tij ish kryetari i grupit parlamentar Astrit Patozi, i cili ka parashtruar arsyet përse duhet të jenë në Kuvend dhe përse nuk duhet të lënë iden e një opozite që nuk përballet me problemet.
“Ne politikë nuk ka dhe nuk mund të ketë vendime të formës së prerë. Kjo vlen edhe për këtë rast. Këtë e ka dëshmuar edhe vetë historia e PD, por edhe ajo e cdo force tjetër politike në Shqipëri e në Botë. PD nuk mund të justifikohet me dhunën në Kuvend sot për bojkotin, kur dikur ka shkuar në Parlament, edhe pasi vranë Azem Hajdarin..”
Duke theksuar rëndësinë që ka për PD rikthimi në Kuvend Patozi tha se “ikja nga Kuvendi pas asaj që ndodhi ishte një gjest politik, dhe sot ishte momenti i përshtatshëm për të nisur një stinë të re politike. Pas kësaj, duket sikur ne kemi marrë vendim për t’u larguar një herë e përgjithmonë nga Kuvendi dhe kjo nuk shkon.”
Patozi theksoi se “prania në Kuvend e PD është e pazëvendësueshme me cdo formë tjetër të të bërit opozitë. Vlera e gjërave që ne themi reduktohet shumë, në rast se qëndrimi i opozitës përmblidhet në konferencat për shtyp dhe deklaratat e zëdhënësve të saj. Vlera e gjërave që themi në sallën e Kuvendit dhe në Komisione është e pakrahasueshme me cdo gjë tjetër.”
Duke theksuar pritshëmrinë e elektoratit Patozi tha se “prania në Kuvend e deputetëve nuk është ndonjë kënaqësi personale, por detyrim ndaj zgjedhësve, të cilët presin prej nesh të bëjmë opozitë, aty ku është fronti kryesor. Në kushtet kur ne jemi gati cereku në atë sallë, askush nuk shkon atje për arsye personale, por për të përfaqësuar interesat e rreth 600 mijë votuesve.”
Më poshtë Patozi foli rreth betejave që duhet të zhvillojnë në Kuvend dhe ceku çështjen e referendumit për reformën teritoriale. Ai theksoi se “referendumi për ndarjen territoriale nuk mund të justifikoje bojkotin e Parlamentit. Nëse duhet bërë patjeter, le të bëjmë edhe referendumin, por të vijojmë njëkohësisht edhe betejën parlamentare. Balle për ballë e dhemb për dhemb. Si ta dojë Edi Rama.”
Patozi shprehu po ashtu kundërshtimin e tij kategorik kundër zërave që paralajmërojnë bojkotin e mundshëm të zgjedhjeve lokale.
“Partia Demokratike nuk duhet të lërë asnjë shteg për spekullime se mund të mos hyjë në zgjedhje lokale. Sepse ky do të ishte fundi i saj. Do të ishte një marrëzi e pastër politike. Por edhe sikur ajo të ndodhte (nuk dua ta besoj), ne nuk kemi asnjë arsye pse të trembim njerëzit, që tani, një vit para zgjedhjeve. Sepse demokratët na kanë votuar për t’u ndeshur dhe për të fituar, por edhe po humbëm, kjo eshte demokracia”.
Basha: Do krijojmë struktura paralele
Ideja e vetme me të cilën Basha tentoi të bind deputetët është krijimi i stukturave paralele opozitare të cilat do të zëvendësojnë punën e deputetëve në Kuvend. Basha ka shpjeguar se PD do krijojë struktura paralele me Parlamentin dhe Qeverinë, duke ngritur komisione si ato të Kuvendit, debate me grupet e interesit dhe seminare e konferenca për çdo ligj me grupin parlamentar.
Në krah të Bashës për bojkotin dhe struktura paralele të Komisioneve Parlamentare dhe oponencë me konferenca ka qenë edhe kreu i komanduar i grupit Edi Paloka, që ka mbrojtur qëndrimin e Bashës. Shumica e deputetëve kanë qenë kundër bojkotit, edhe ata që njihen si mbështetes të kryetarit Basha. Në heshtje apo takime ata pranojne se bojkoti është një gabim i cili po përsëritet pa u pyetur deputetet, por bëhet fakt pa u diskutuar më parë.
Kjo ka qenë dhe arsyeja që ata kanë heshtur, duke respektuar vendimin e Bashës dhe Berishës.
Edhe aleatët e PD, përfaqësuar nga Fatmir Mediu dhe Dashamir Shehi kanë qenë kundër bojkotit të opozitës në Parlament.
Basha e ka mbrojtur qëndrimin e tij me faktin se sot pas 3 muajsh asgjë nuk ka ndryshuar nga vendimi i parë.
Sa me pak bandite ne kuvend aq me mire.
opozita ka marre tatepjeten http://bit.do/opozita
Cudi e madhe, kunder bojkotit jane pikerisht ata deputete qe nuk u ndihet zeri i gojes ne parlament. Jane pikerisht ata qe nuk ndihen dhe nuk skuqen ku dhhunohet kolegu i tyre pse denoncon prezencen e dokumentuar te horrave ne parlament. Jane ata qe e duan opoziten si stolisje te krimit dhe vjedhjes.
Bravo Land Keta.
Mjek i talentuar dhe i perkushtuar qe po tregon se i ka hyre politikes jo per interesa personale,por per te mbrojt aspiratat e nje shteti demokratik .
Mirnjohjen time miku im,por do te te keshilloja ti bashkohesh Frymes se Re Demokratike.FRD eshte Partia qe do ti beje opozite te pergjegjshme Mazhorances.Opozite per te miren e Shqiperise dhe jo te Sali Berishes dhe Lul Bashes.
Pasha zotin shume i zgjuar!!!! Si ka mundesi ta zbulosh hilene e armikut te brendshem!!! Te lumte keshtu te ka mesu partia dhe shoku salih..
Do te ishte kenaqesi qe ju qelbesirave te mos ju shikonim kurre ne parlament, do te na kishin rene rehat veshet nga fjalet fyese dhe pa kulture qe perdorni duke filluar nga qelbesira sali bezrisha dhe te tjere kone qe lehin pas tij. Mos jua pafshim kurre syte halabaga dhe mbeturina te ketij kombi.
Çfareeeeeeeeeee.Po si do durojme ,keni dy muaj pa pare salin,na ka marre malli shume per jarget e tij.Ju lutem mos e beni kete.
Nuk e di si e spiegon Sala kete sterkembesin e Mediut por Nard Ndoka do mare pjese,sidomos ne partin parlamentar me biskota e “caj Dukagjini”…..PD akoma nuk ka bere analizen e humbjes se zgjedhjeve dhe nuk ka ndeshkuar autorin e saj Berishen,jo vetem si kryetari PD por edhe si karikature kombetare.Nuk jane te zotet vete,prandaj do shkojne te gjithe ne hale,si miu me gjithe bishtin.
E mire te rrine jashte se e qelben parlamentin per cfare I ke , mos valle japin ide ?Le te vine kur ti mbije leshi Strazimirit,,!
Eshte per te pershendetur qendrimi disa deputeteve te parlamentit shqiptar, pjese fatkeqesisht e nje subjekti politik , tashme te deskrirituar te inkriminuar te basarduarte te uryer me lloj lloj alabakt te pa fytyre e pa moral perfaqesimi , ne se ka Kuvend te polullit mendoj se me 71 apo 84 vota te ketij parlamenti duhet qe kjo bande kriminale edhe si subjekt te nziret jashte ligjit dhe keta kriminelet e Saliut te shkojne para drejtesise te gjykohen dhe te marin nenshkimin e duhur . As edhe nje dite kjo bande nuk duhet te paguhet nga parate e taksa paguesave te ketij vendi . kjo eshte tallje veprimtari sabotimi e qellimeshme dhe dashakeqese , kjo parti P D tashme ngjason me shume me nbje tufe qenersh rrugace qe veten lehin rrugeve dhe nuk lene kazan , kondenjer pleherash pa germuar dhe kenaqur me lloj lloj mbeturina , pjese e te cilave eshte tashme dhe prej shmme vitesh ky subjekt funderinash anti kombetar , Pro Xhihadit dhe Kalifit te pretenduar Sali.
Tamam kjo parti eshte kthyer esht nje kosh pleherash,,,,
Opozita eshte shtylle shume e forte ne demokraci e tempulli i saj duhet te jete parlamenti e nje gje e tille nese vazhdon pa opoziten (pavaresiht gjykimit q ne kemi per te) do te jete i cunguar
Qytetaria lind zhvillohet e forcohet ne institucione e si rrjedhoje edhe demokracia. Rruga eshte forme shprehjeje e atyre qe mendojne se skane ze e ne kete rast Opzita nuk duhet te sillet si pa ze!
Uroj qe Z Basha me kryetar/nenkryetar Saliun te ndyshojne qendrim shume shpejt
Ka reforma ne plan qe duhet te kete kontributin e saj edhe opozita nuk mundet qe keto reforma te bej e vetme vetem pozita
Ndryshimi vjen shume shpejt edhe ne PD per kete jam i sigurt
BASHA KA TE DREJTE PER TA BOJKOTUAR KUVENDIN ,,,,CI DUHET KUVENDI BASHES DHE BERISHES ,,
ATA JANE PER BURG TE PERJETSHEM ME VRASJET E SHQIPETAREVE DHE VJEDHJES SE QINDRA
MILIONA EUROVE ,,,,
duket qe jane bastarde politike kriminele e tradhetare e hajdute te kombit
duan te krijojne remuje .per sa kohe qe nuk ka ndryshuar drejtesia, hequr presidenti kukull e I paafte menderisht kete bejne palacot politike . populli ta kuptoje cfare ka zgjedhur, qente qe nuk perfaqesojne kurre ate pjese te popullit qe I zgjodhi .gjerat po shkojne ne vendin e vet dalengadale .Beni durim o njerez te mire fundi po ju vjen bandes. besim te plote tek I nderuari Edi Kristaq Rama.qente le te lehin karvani le te shkoje perpara .frikacaket qe I kane zene ethet e vdekjes nuk dalin ne beteje .e vendi I betejes eshte ne kuvend. Ne Lufte Vec Ai Largohet Qe eshte Lindur Tradhetare . E keshtu jeni ju banda berishiane .Populli yne kurre dhe kurre nuk do te ndahet veri e jug. krishtere e muslimane, PD e PS .Jemi shqiptare qe ju kemi rezistuar shekujve. vetem keta kriminele e tradhetare te shitur veprojne ne kete menyre.duke folur ne emer te popullit .kujt popull more hajdute qe shkateruat kombin Shqiptare .qe e vodhet deri ne palce.Brenda nje familje ne jemi edhe pdist edhe psist .cfare doni ju te vritemi me njeri tjetrin qe ju te shkateroni me shume.ju njerez te mallkuar , ju njerez te ndyre me fjalor banal qe vetem fytyren e keni si njeriu por shpirti eshte katran, qe financoni banda mercenare ,hajdute te bankes kombetare d,m th shaterim te sigurise kombetare. FUNDI PO JU VJEN .
Arberia jam shume dakort me ty .rrofte populli shqiptar
Pak deputet ne parlament bejne punen e opozitarit te tjeret jane numerues topi. Sa per te marre rrogen. Basha tu thote deputeteve ata qe duan te shkojne ne parlament te perballen me ramen dhe me mafiozet e parlamentit dhe jo te rrine si qofte.
Berisha pagjykon se Rama do te perdore dhune edhe ndaj deputeteve te tjere te PD-se !!!! Ky eshte absurd i Berishes , ndofta sheh enderra se do te jete para gjygjit per te gjitha zullumet qe i ka bere ketij vendi : Kjo eshte frika e Tij dhe Luli nuk ja prish baba Saliut ! Le te rrine jashte,por aleatet edhe sikur te mos mARRIN PJESE , nuk i prishin pune mazhorances !
Nuk sheh enderra djalli-Sali, jo!
Plan-veprimet e tij ogurzeza do t’ia vesh te tjereve, ne kete rast Edi Rames.
Mbeshtetja e madhe gjermane per Shqiperine, eshte lajmi me i keq i jetes se tij!
Saluku do bej çmos te destabilizoje Shqiperine! Nuk i le ne balte shoket e tij, kelyshi dhe dhenderrushi i serbeve! ?
Shperblimi i Sales per te mos bezdisur qeverine ne kembim te paprekshmerise se bizneseve te familjes vazhdim i paktit te ngjalave
sa me i gjate bojkoti, aq me i paster parlamenti, nga jashteqitja vetem ere e keqe vjen.
Politikanet e ndershem jane me shum se Demokrate.Se ata nuk udhehiqen, nga ngjyrat destabilizuese te partive.Por ne mbrojtjen e intersave te ter shtresave te popullit pa dallim feje dhe ideje…
-Por nuk duhet te harrojm..Se ka shum politikane,qe ulerijne si ujqer
te harbuar,ne emer te “demokracise”duke i shebyer anti shqiptarise..
-Kujdes opozita,shum jeni te ngarkuar me krimet e ketyre 24-vjeteve,
lerjani nje pjese dhe aleateve tuaj,sidomos rrepuplikanes,se Fatmir Mediut…
PD ka ngel me tre anetar,Berisha,Bogdani dhe paloqa.Shkoni ne kuvend or pseudo demokrat,perfaqesoni ata qe ju zgjodhen,jepni alternativat e juaja.Protestat jane koken e Sales dhe paloqes,me shprese se do i shpetojne drejtesise.Reformat do te behen shteti do vendoset,kjo do te ndihmoje dhe PD te pastrohet nga krimi.Opozita parlamentare do te jete shpetimi i juaj,se ne zgjedhjet qe vine sic e keni nisur,duke u kthyer ne mburoje te Saliut do te ktheheni ne OJQ.
KOKEN TE HANE CAKEJTE
akoma nuk e kuptojne qe e kane gabim qe nuk jane atje
Pershendes vendimin e dy krimineleve per bojkotin e parlamentit. Keshtu eshte e sigurte spastrimi i Partise Demokratike nga kriminelet dhe mafjozet.
per mua jane dy veprime te dyshes B&B,njera qe deputetet e padeshiruar te PD(Patozi,Doda,Topalli,etj. pasi jane shume)te mos kene mundesi te flasin ne Kuvend dhe ne kete menyre ne zgjedhjet e radhes te ngelen jashte dhe e dyta te kushtezojne dhe punen e te gjithe Kuvendit duke perdorur Nishanin,KLD apo dhe Gjykaten Kushtetuese per te genjyer popullin me shpifjet e tyre per te mos u denuar asnjeri ne rrethin e B&B.
opa plasen dhe cokollatat ketej
Sala i pari dhe Luli i dyti po ia bëjnë varrin PD. Me këto qëndrime atë ka për ta braktisur dhe elektorati i vet. Zgjedhjet lokale do e dëshmojnë. Dhe nëse nuk futen në zgjedhje, është fundi i saj, siç e thotë dhe Patozi. Për ne ashtu u bëftë që të mos ia dëgjojmë më zërin halabakëve të PD-së.
Shikoni more miq se kush eshte opozita shqiptare kriminele hajdute injorante i pari shpellari qe ka shpetuar parlamenti e populli nga kjo zgjebe e dyta zhelevina stervina gojehale i treti basha kukull hajdut vrases shites i trojeve shqiptare tradhetar i kombit,se me tjeret si paloka bregu patozi etj nuk ja vlen tr merresh e as md loqe si strazimiri bogdani paloka te gjitheve fuck.
Kushdi cplan kane cakenjte. Sidoqofte fundin se kane larg
Ky Basha nje deficent total, qe po paralizon bashkepunimin me poziten per te miren e popullit, duke i shkuar pas avazit nje plaku te rrjedhur. Domosdo se mban peshen e 4 te vrareve, kercen prifti nga belaja.
Ky te qerrohet nje ore e me pare nga bashkia, qe e mori me vota te pamerituara, se eshte katandisur Tirana me keq se ne kohen e Albert Brojkes, kur plasi muti neper kioska. I qenkan bllokuar fondet surratit te ketij?! Po per te pastruar pse se pastron Tiranen, fytyra e ketij deficenti, i paafte!!!
Nevojiten vetem disa foto nga rruget e qelbura ne qender te kryqytetit, per ti postuar ne internet dhe e shohin vete perendimoret sa i zoti eshte ky klloun.
Duke qene te gjithe bashke kriminelat, qe po te llogarisnim vitet burg qe duhet te kishin bere keta legena e mafioza do ishin me qindra vite,veprimi me i mire ne kete rast eshte ti mbyllesh brenda dhe te hedhesh poshte celsin.
O ZOTI PATOZI, ZJ.DODA, ZHOZ E KOMPANI! NUK KAM PIKE RESPEKTI PER JU POR A NUK E KUPTONI QE DUKE JU LENE JASHTE PARLAMENTIT, BASHA DHE SALIU PO JU DEFAKTORIZOJNE INDIVIDUALISHT SI DEPUTETE DUKE E BERE ME TE THJESHTE ZHDUKJEN TUAJ NGA LISTAT E ARDHSHME.
PO JU DEMTON SIC NUK KA BERE ASNJE QEVERI SOCIALISTE ME JU! PO JU VRET POLITIKISHT DALENGADALE. PO TECISHIT NE PARLAMENT SIGURISHT QE DO ISHIT DHE ME AFER ZGJEDHESVE ME ZERIN DHE OPOZITEN TUAJ.
O TE MJERE
Ju deputetet tane quheni fior fiore te te zgjedhurve demokratikas dhe nqs ju nuk ndesheni me idera, me menyra per problemet madhore ligjberese atehere ju dhe ne te tjeret ketej poshte do t’na pihet kafeja shqeto qe sot. Duhet ta dini se ndarje ka dhe mund te kete por keto nuk duhet te jene antagoniste. Ne nga baza, ketu ne Fier, nuk duam t’ju ngjajme. Pervec sa me siper, kjo situate qe po stisni pa asnje shkak madhor kultivon shume levizjen informale te te zgjedhurve tane nga joshja me e vogel qe mund te behet nga krahu i majte. Dhe nuk duhet te harrojme se e quajme formacionin tone politik TE DJATHTE TE QENDRES, PRA JO EKSTREME.
zonja topalli znj doda znj bregu te me falni por pd nuk ka burra per ta mbajtur ne kembe ,,,kete po e kuptojne te gjith demokratet …basha eshte kot,,,,
A munde te me sqaroj ndonjeri prej jush- ate arkivolin , rrethe e rrotull te cilit qajne keta te pd-es, kush e pati iden ta vendoste ne ate salle ?
Deputete shqiptare te respektuar qe i terheq ende ne vitin 2014 per SUME nje komunist fanatik si cuni i shpifur i shiqeres i tredhur nga sigurimi i shtetit eshte per te vene kujen…poplli nuk ka cfare te thote….
Basha s’duhet te mbaj inat me PS-ne pasi zgjedhjet e Qershor 2013 u humben nga Berisha.
Vazhdon shkaterrimi …. nevoja per opozite po sulmohet nga vete opozita ….sa per zgjedhesit e tyre nuk duan tja dine . Nxijne kudo e per cdo gje ne vend – turp