Ndërkohë që ngarkesat me armë shqiptare kanë mbërritur në Irak, problemi që lind është nëse këto armë do të përdoren siç duhet- vetëm për të luftuar terroristët e ISIS.
Gjermania, që i është bashkuar koalicionit në ndihmë të qeverisë së Irakut, ka ofruar granata dore, automatikë e deri raketa antitank.
Por pavarësisht kësaj, ministri i Jashtëm, Frank- Walter Steinmeier e ka një shqetësim të madh.
Sipas Spiegel, ai mendon se armët, që do të shkojnë në duart e milicisë peshmerga të kurdëve, mund të përdoren për qëllime të tjera.
Kurdët mund të krijojnë një shtet të tyre, ose këto armë mund të bien në duart e gabuara.
Për këtë qëllim pritet që të dërgohen aq armë sa të jetë mjaftueshëm për të luftuar ISIS.
E megjithatë kurrë nuk i dihet se sa është mjaftueshëm.
Steinmeier thotë se krijimi i një shteti kurd do ishte shumë i rrezikshëm.
Sipas tij, një Kurdistan i pavarur do krijonte të tjera ndarje në Irak, jo vetëm në veri, por edhe në jug.
Konflikti do përhapej edhe në territore e shtete të tjera.
Për këtë arsye, vendimi për të dërguar armë nuk ka qenë i lehtë për qeverinë gjermane.
Megjithatë, sipas tyre, marshimi i islamikëve nuk është vetëm një tragjedi e madhe njerëzore, por edhe një kërcënim ekzistencial për gjithë shtetin irakian.
Po i ndihmoni kurdve me qellim destabilizimi te turqisë e jo kunder isis.
Nexhmedin Kadriu,
Pikerisht kjo qe thua ti, ka shkaktuar nje diskutim te madh Politik ne Gjermani. Gjermanet kane frike se pasi te mbaroje konflikti, armet gjermane te mos perdoren nga kurdet kunder Turqise. Kurdet po shpresojne krijimin e nje shteti kurd te pamvarur ne Irakun e veriut. Ky do ishte nje problem i madh politik sepse armet gjermane do te perdoreshin kunder Turqise qe eshte anetare e NATOS.
Pershedetje
E sakte, por trapin do i rruajne Turqise , se Turqia ka ushtrine dhe diplomacine me te mire ne bote.
o zhak..zhaku …u pjerthc ti me `diplomacine e Turqise….
Kurdet jane popull prej dhjetera milionesh. Atyre me dhune u eshte mohuar te kene shtetin e tyre. Besoj se cdo popull ka te drejte te jetoje i pavarur dhe kjo nuk perjashton as kurdet. Destabilizimi vjen nga shtypja dhe mohimi i te drejtave njerzore. Thenia jote eshte e barazvlefshme sikur ne vitet 90 te thuhej:- Shqiptaret nuk duhet te kene Kosoven shtet te pavarur sepse destabilizohet Serbia! Kjo eshte thjesht e turpshme!
Sa per fisheket tane nuk jane keta qe po dergohen kete rradhe me te mire se ata qe conte Zeni me Diverolin ne Afganistan. Po te mbani mend, fisheket e kallashnikovit qe mori policia afgane nga kontrata e Pentagonit me Diverolin e Gerdecit nuk punonin, dilnin te skaduar sepse kane mbi 50 vjet ne magazine. Me kete rast Shqiperia nuk po paguan per demontimin e tyre por po i heq qafe sepse me nderrimin e automatikeve (kallashnikovet nuk do te perdoren me ne ushtrine tone) edhe keta fisheke duhen asgjesuar. Pra nje gur dhe 2 zogj. Nga nje ane heqim fisheket qe nuk na duhen me, nga ana tjeter bejme sikur japim kontributin tone ne koalicionin kunder ISIS. Mjere ata qe do u bien ne duar fisheket tane se do u bllokohen armet dhe do ikin per lesh.
Sa shume shqetesohen Nexhmedinet per fati e Turqise .Ah sikur te kishin kaq shume dashni dhe per vendin e vet .Or Nexhmedin,lutju Zotit qe po mundi ta zhduke Turkun e lig ,se jo vetem na la 500 vjet mbrapa ,por dhe sot lufton te na riktheje ne vilajet turk . Po qe se ka shume Nexhmediner ,lumi qe na morri .
Zadin. Po masi ju ortjodokset po shqetsohi per Russin e cila eshte armike e mbi 95% te shqiptrve dhe e Amerikes e Evropes pse mos te shqetsohemi edhe ne per turqin e cila eshte mikja me e madhe e kombit shqiptare te pakten keto 100 vitet e fundit. Nejse normal ju orthot e urreni turqin pasi me 1997 ja paloje zogune greqis qe donte ta pushtonte dhe ndante shqiperin.
Sa drite shkurter qe jeni. Sa po dikush permendi Truqine u hodhe si “karkaleci ne dhalle” dhe permende Rusine. Per ne shqiptaret qe te dy keta shtete jane armiq!
Shume p.s duan te tregohen ,d.m.th kurdet te vriten per te mbrojtur interesat edhe te te tjerve ,por per te vetat skane te drejte pastaj .Po kshu u mashtruan edhe para shume kohe dhe u lane ne balte kurdet
nuk e kuptoj ç’te keqe ka nqs formohet nje shtet kurd, te pakten ata jane disi me ndryshe se keta islamiket barbare
Turqia ka vite qe punon ne krijimin e nje shteti kurde ne veri te irakut me ket permbyllet edhe konflikti mes Turqis dhe Kurdve. Erdogan para nje viti beri nje memorandum me kryengritsit kurde te turqis qe te kalojn ne irak madje negocioje edhe me Ocolan. Shteti kurde ne veri te irakut munde te krijohet dhe te ekzistoje vetem me perkrahjen e turqis. Kurdet e veriut te irakut rezervat e naftes qe kontrollojn i eksportojn permes turqis dhe po u armiqsuan me turqin nuk kan nga te vejn do vdesin per buke prandaj ne asnje menyre nuk ju intereson nje armiqsi apo konflikte me turqin.
Turqia eshte pengesa kryesore e krijimit te shtetit kurd,nga i merr keto lajme ti,nga kosova haber?
Europa te flej e qete 25 vjet i luftojme ne hordhit e huaja nga azia ne keto troje.
@DIAR KURDET duan toke dhe ne TURQI per veç IRAKUT DHE SIRISE,per KURDISTANIN,dhe KURDET mesa thuhet po filtrojne dhe me MOSADIN per kunder TURQISE,nuk i intereson SHQIPTAREVE tu dale emri per armet,jo se na ka mbajtur ne roberi 500 vjet por sa te kemi fqinjet me oreks te madhe TURQIA NA DUHET.
me norma humane,historike e politiko-internacionale kurdet si populle autokt
on kane te drejta juridiko-internacionale te formojn shtetin e tyre kurd.
.kurdet ne turqi,irak,siri,iran jane afro 38 milion banore,dhe i vetmi populle kaq i madhe ne numer populli qe nuk kane shtet ne glob.
.pastaj vetem ne turqi 33% e territorit te turqis eshte toke antike kurde me 15 million banor kurd te okupuar nga turqia,dhe sipas te gjithe historianve perendimore populli kurd eshte qindra vite para popullit artificial mongolo-osmano-turk ne turqi.
.qka thote diplomati gjerman e^shte vetem politik e dites,qe franca ka filluar ti furnizoje e para me arme kurdet,dhe gjermania ka pak inate ,pse franca ka interese shtetrore per krijimin e nje shteti kurd dhe pastaj ta shfrytzon me eksporte,ekonomikisht, e gjeo-politiko-ushtarkishte,dhe qellimi i frances eshte qe te krijohet shteti kurd ne irak e pastaj te kerkojn bashkimin e te gjithe kurdve ne nje shtet dhe ta bajne turqin hi e pluhur.
.ju uroje naten e mire te gjithve.
Armet tona kan shkuar gabimisht te ata pasi destinacion ka qene Rep.Pop.e Donetsk-ut.