Rama: Basha, kryebashkiaku më kot në historinë e kryeqytetit

31 Gusht 2014, 15:25Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka postuar një foto që tregon se puna për “çlirimin” e sheshit “Nënë Tereza” vijon ende.

Ai ka postuar një pamje nga “Kolonat”, prej ku është zhvendosur një restorant.

Punimet janë duke u kryer në kuadër të vizitës së Papa Françeskut.

E ndërsa ka postuar foton, Rama ka thënë se Lulzim Basha është kryebashiaku më kot që ka pasur ndonjëherë kryeqyteti.

Vazhdon shkulja e çibanëve nga kërthiza e Tiranës së braktisur prej kryebashkiakut më kot të historisë së kryeqytetit”, thotë Rama në postimin e tij.

38 komente në “Rama: Basha, kryebashkiaku më kot në historinë e kryeqytetit”

  1. tani says:

    Ajo qe ka shkruar piktori eshte subjektive, sepse dikush
    qe e mendon ndryshe nga piktori mund te thote qe piktori
    eshte kryeminstri me kot qe ka pasur shqiperia.
    Jo te gjith e mendojn si piktori.

    1. rebel says:

      Po mire o Tani,ka bere gabim piktori qe nuk ka shkruar opinionin ténd.

      1. GJIN GJONI,,,spys kerkend says:

        Ik mer shkerdhate,se ta dhashe kot voten,,,,kemi 24 vjet qe presim te na bohet pallat,ne mes te Tirones,dhe ti more zhuls,asgje me pak,se ai qe iku

        Ju pirdhni ne nje poce

    2. 0 Negative says:

      Çibani i joti ishte. Ti e vure, ti po e heq. Si ndërtesa abuzive e paradoksale përballë Sheratonit, tek sheshi “Italia”. Ti e bëre, ta ndaluan, tani mbaroi dhe strehove në çibanin e ri, çibanin e vjetër.

    3. Sokrati says:

      Me kot se te shporri ty nga bashkia.
      Lul Basha ishte ai qe te mbylli nja 4 muaj brenda ne shtepi mbas humbjes spektakolare te bashkise,harrove qe u mbylle 4 muaj brenda se kriza psikopate te mbertheu dhe kete e maskove sikur kishe ndenjur te shkruaje KURBANI-in..
      Humbjen me Bashen se mendoje se ishe mesuar te fitoje me nga 20 mije e 30 mije vota me shume si me Ngjelen e Mustafain e ndonje tjeter.
      Humbja e radhes po te troket e ndoshta do mbyllesh me gjate per te shkruar vazhdimin e KURBANI-t.

      1. Albogentivlora says:

        Akoma paska njerez qe besojne se Basha vertet e fitoi bashkine. Nuk ke cfare te thuash me

      2. byli says:

        sokrati kerkon rimokrator,,,………..

    4. elio says:

      Te ishte ne Italisht do kishim thene:Rama sei tutti noi!

    5. y says:

      Nuk mund te gjesh kryeminister ne bote qe merret me pemet dekorative dhe pastrimin e rrugeve. Karagjoz.

  2. emigranti says:

    e morri me dhune bashkine apo harrove o edi

  3. tani.deutschland says:

    Ore Edi po ky ciban sikur ishte aty edhe ne kohen kur ishe ti kryebashkiak?

    Mos ti veme fajin per te gjitha Saliut se oastaj del si ajo shprehja,
    UJKU , UJKU , POR cakalli beri kerdine !
    QE PO E HIQNI SHUME MIRE, POR PA PROPAGANDE .
    Njerezit kane sy per te pare , kurse kembanat bien per ata qe kane veshe.
    Tung z. KRYEMINISTER.

    1. adi says:

      Pse pak kjoska dhe cibane hoqi Rama? Luli ne vend qe te heqe e pastroje vetem po i shton. PD e leshit! E filloi me kjoska ne 1992 dhe me kjoska te legalizuara e mbylli ne 2013. NJerez me kot e me pa vizion nuk gjen ne planet. Ne 1992 te pakten kishte njefare justifikimi.

  4. uhahaaa says:

    Lulzimja as qe ka qene fare kryebashkiak! Ate e vendosi me “komandim” Salia me ndimen “dokumentare” te Ristankes! Uhahahaaaaa…

  5. Marko K says:

    Ediskobari e ka kthy diskutimin nga debati mbi idete e te ardhmen e vendit ne diskutimin agresiv perplasjen permanente personale te kundershatereve politik. E veshtire me dal nga bataku e kulture e tij e vendit edhe e personalizimit te debatit!!!

  6. bariu says:

    EJ shyqyr qe e hoqen kete fast-food te shemtuar ne mes te kollonave…., bravo I qofte djemve te INUKUT, keshtu te vazhdohet te prishen cdo dite keto locale-klube-kioska….. se na zune frymen, e na zune hapsirat publike, kurse per bashen ai e ka prere bileten pas 6 muajsh do e shikoi ai se ku do perfundoi.

    1. kunder says:

      Hani bar se vec ate meritoni popull dele. Nuk ishin ne Tirane ju kur Edi Rama kryetara bashkie lejonte cadren pisllik te kolonave te vendosej aty? Tani i beni komplimente pse e hoqi pas 11 vjetesh , dhe me e bukra e vendosi tek ndertesa me pa lidhje ne mes te sheshit Italia. Bar dhe mishin e gomarit qe shesin Kolonat, kaq meritoni

  7. al habibi says:

    Lulezim Basha eshte shkolluar me parate e kompanise se fajdeve VEFA e cila ka financuar edhe villain e gruas se Berishes nje milioner ne fushen e ndertimeve qe ne fakt menaxhon nje pjese te parave te Liries.
    Lulezim Basha ka punuar ne Kosove ku ka menaxhuar vajzen e Berishes, e cila me rrethin e saj kishte privatizuar nje pjese te shtetit qe ia kishte lene zone te lire Saliu.
    Lulezim Basha ka vjedhur per vete dhe ne dhogari te Saliut qindar milione dollare nga rruga e kombit, me e kushtueshmja ne historine e europes e cila ende nuk ka perfunduar( shikoni aksin tirane- lac).
    Lulzim Basha ka firmosur paktin per faljen e detit Greqise ne emer te Saliut per mbeshteje elektorale greke.
    Lulezim Basha eshte fajtor per vrasjen e protestueseve ne shesh.
    Lulezim Basha ka gisht ne vrasjen e Sokol Olldashit ( u vra per te mos I bere oponence).
    Lulezim Basha eshte nje koqe e lazdruar, nje femije qe te ben ta marresh me shqelma.
    Ai jo vetem nuk ben asgje per Tiranen por ai e degjeneron figuren e burrit. Legen! Gazetor i Saliut!

  8. Lola says:

    Po ato kiska u ndertuan ne kohen tende kur ishe kryetar bashkie

  9. Zaho Hatemi says:

    Zaho, adashi im i vogel, babai yt, si gjithmon po fluturon me pras ne b…. A thua ti, se kur ishte ai kryebashkiak nuk e betonizoji Tiranen, pa rregull dhe kriter. Qe kur ka ardhe ka filluar me tritolin dhe………… shkaterrime e percmime nga te katerta anet. E cmund te presesh nga nje kryeskizofren i renduar mendor.

    Hej ju grupi i edvinit filloni te shkruani se dikush ju shan “engjellin” superdjallin tuaj. Mos harroni se si ju ka thene: vetem komente te mira dhe pelqime per mua, se me ngelet qejfi mua dhe e dini pastaj …….

    Ah moj Shqiperi, e mjera Shqiperi/ duart e psikopateve te kane gllaberuar gjithmon ty……!!!

  10. VDEKIE FASHIZMI, LIRI POPULLI says:

    nuk mund te quaj kryebaskiak nje njeri me vota te vjedhura

  11. tirana says:

    Nje krahasim midis rames dhe bashes. Ata kane te perbashketa dhe dallime
    Te dy jane cuna tirone. Edi eshte cun blloku luli cun lagje. Te me pervoje ne qeveri dhe bashki. Te dy kryetar partie.te elokuent . Te dy mashtrues. Te dy te pasuruar nga pushteti. Edi eshte martu tre here luli nje here. Edi ka dy cuna luli ka dy goca. Edi e e ka grun nga tirona luli nga tepelena. Edi I rreh grate lulin erreh gruja. Edi flet si alabak rrugesh luli si cun mamaje. Edi ka fiksim te lyeje muret me boje luli lyen flokete veta.

  12. Besi says:

    Go Rama, zhduki cibanet e Lulzimes qe edhe priftin e le me bar per njicik credo politike. Zhduke Lulzimen me gjith grigjerin qe e ndjek pas.

  13. en says:

    Mutin qe ke bere ti Ed e lan vetem termeti 9 ballesh. Keto qe po pastron jane vetem disa nga kakerdhiat e tua.

  14. tiron says:

    Ky cuni i Tirones ka bo sa ka dash ne kete vend ,keto vetem me
    shajt njeri tjetrin din .O cuni i Tirones fillo prishi dhe ato qe ke bo vet.nga do qe ti hedhesh syte ka vetem ndertime koti, sic je ti dhe Basha.

  15. arjan kasapi says:

    nuk do shume tru ta kuptosh sa shume e do tiranen basha.shiko lejet e ndertimit qe ka dhene,po me flagrantja eshte tek rruga mihal ciko pas murit te ambasadave.leje ndertimi ne 300 metra katror toke,qe ua kishte premtuar njerezve per siperfaqe te gjelber

  16. Toni T says:

    Sh mire qe I shkule por sikur ne kohen tende u ngriten, nejse autokritikat vlejne…

  17. Makony08 says:

    Keta qe mbrojne ate djalin e saliqenit besoj se jane punonesit e bashkise,cfar
    Njeres KOTI …..

  18. Gjenerali Bato says:

    Po Kolonat u vendosen aty ne kohen tende o Edi! Apo e harrove?! Dhe nuk i ke hequr aspak, por i ke dhene nje vend akoma me te mire, aty ku me demek do behej nje parking nentokesor per Tiranen.

  19. albania says:

    Po ti pse nuk i hoqe kur ishe vet kryekarbashkie?

  20. Lek dushi.. says:

    Pavarësisht se Basha është njëri prej politikanëve më të qortuar me të drejtë…Por qytetarët presin që të vendoset komunikim etik dhe institucional midis institucioneve,posteve publike dhe marrëdhënjeve publike…Në rast se Kryeministri,Presidenti,Prokurori i Përgjithshëm,Shefi i Shtabit të FA..etj krerë dhe institucione mund ta mendojnë veten si njerëz të fuqishëm,dhe përmes forcës që u jep ligji të bëjnë si të duan,të shajnë e përqeshin cilindo e çdo gjë…Atëherë,kjo ska të bëjë me shtetin ligjor,me standartin etik të marrëdhënjeve dhe komunikimit të institucioneve…Ajo,ka të bëjë me narkinë,me forcën e grushtit dhe jo atë të ligjit…Kjo pamje,dhe mënyrë të sjelluri reflektohet edhe tek qytetarët dhe njerëzit e thjeshtë,tek të cilët kultura ka disnivel…Në rastin konkret…kryebashkiaku Basha të gjithë e dimë se ka një mijë zullume përsipër…Por,askush prej nesh nuk pret që ta shajmë e përqeshim,apo pështyjmë publikisht…Ai është i akuzuar gojarisht…sepse kështu u mësuam në këtë vend këtu e njëzet vjet të shajmë,rrahim,vrasim,më përpara se këtë gjë ta bëjnë ligjet e shtetit..Elita politike e një vendi ka rol të madh:Edukues,përmes shembullit të sjelljeve dhe marrëdhënjeve që krijon mes vetes së saj…(Sepse,nesër Basha..si krye opozitar mund të vijë në pushtet….A duhet të hiqet më i fuqishëm dhe të tregojë forcën..qoftë duke përqeshur,apo sharë dikë poshtë tij?

  21. Policia Ndërtimore says:

    O Edvin o qen i pabesë!
    O këllirë o gënjeshtar!
    Po ti e ke lejuar ndërtimin e Kolonave dhe i ke dhënë leje provizore 15 vjeçare në kundërshtim flagrant me ligjin!
    O Edi kimiku,tritoli,perversi,drogaxhiu!

  22. -Gjithmone ke korigjuar sakte gabimet e te paafteve,si kaçorret e bregut te lumit ne mes te TIranes,apo anas lanes.,por mentaliteti eshte nje sfide qe s’pranon konkurrence,s’pranon tjetersim,tamam si nje kanun i mbartur ne kohet moderne,qe nuk i sherben historise dhe na ka privatizuar te ardhmen.
    -Nuk them se je i pagabueshem,por duke te ndjekur ne vazhdimesi them se edhe ata qe qurraviten ne blog kunder jush e kane shpresen tek ju.
    -vleresim i sakte per qullin e tirones.

  23. mira says:

    Kryeministri ka filluar te beje show me mushkonja duke lene ariun dhe ujkun te beje kerdine. Kujton se i prish mendjen popullit me sheshin para universitetit. Shkon nga shkon dhe rrotullohet ne bulevard.Populli jeton kudo, dhe kudo ka nevoje per parqe ku te rijne nenat me femije, pleqte e shkrete, apo ata boll jetuan te vdesin! I mendoni ti risni femijet tuaj ne burgje betoni? Sheshin nene Tereza eshte fasade por JO TIRANA e vertete.
    Po zaptohen te gjithe hapesirat e mbetura dhe po betonizohen dhe kryeministri nuk ka guxim te prononcohet dhe ti thote popullit qe i dha voten, popullit qe i premtoi RILINDJE, se perse e gjen gjuhen me Bashen kur eshte fjala per pislleqe. Luan basketboll ne nje fushe bebesh duke mashtruar qytetaret e Tiranes se do beje shume per rinine dhe femijet. Ku i ka?
    Ne fushate elektorale u premtua sistem drejtesie? Ku eshte?
    U premtua se ata qe shkateruan shqiperine do shkonin para drejtesise, Ku jane? Apo bejme sikur i shajme dhe vazhdojme pazaret.
    Kete ja kerkojme kryeministrit se besimin dhe voten atij ja dhame.

    1. Adrimi says:

      Rrofsh, Ke te drejt.

  24. emigrant says:

    Kush mund te me thote ,perse sherbejne ato kullat ??????
    Cfare funksioni kane ?????

  25. jon says:

    Nuk ka faj Lul Basha fain e kini ju z krye minister qe nuk e arrestoni e ta nxirni perpara drejtesis per krimet dhe vjedhjet qe ka ber ne ate vend e mbi ate popull. Ndersa ato palo komentues qe perkrahin nje kriminel si ceshte Lulzim Basha ata jan ne nje kategori me te.

  26. culi says:

    Opinioni publik po pret me padurim hapjen e punimeve te parlamentit,jo se e mori malli te shikoje ata 140,plus edhe 50,te tjere rrogetare,qe hallakaten kot dhe i marrin parate e popullit me shumice,pa vrarje
    ndergjegjeje,por si i duruar dhe i matur qe eshte pret te shohe konkretisht,
    ligjin per banken shkarkimin dhe denimin me burg te guvernatorit,sekuestrimin e pasurise te te gjith hajduterve te parave te
    popullit.Persa i perket prishjeve dhe regullimit te teritorit,per popullin
    eshte nje lluks qe sja ka shume qejfi,se e kupton qe eshte nje akrobaci e
    vjeter per ti hedhur hi syve,ose sic thote fjala e urte kallaj mbi gune.
    Ne po presim.

  27. dajti says:

    Kryebashkiaku me i paafte ne historine e shqiperise, jo vetem i Tiranes. I ka mbushur trotuaret e lagjeve me lokale ku njerezit kalojne ne rruge sepse sejmenet e tij vjelin korrupsionin qe ja çojne atij. PD-ja s’ka votues keshtu qe bashkon te gjithe plehrat, banditet, keqberesit, shkelesit e ligjit per ta rritur sado pak elektoratin. Keshte qe Bashes s’ja mban te prishi objekte pa leje se i ka elektroatin e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje