Sesioni i ri parlamentar/ Emrat e rinj të deputetëve të PS, pas dorëzimit të mandateve nga 4 ministra

31 Gusht 2014, 14:20Politika TEMA

Nisja e sesionit të ri parlamentar pritet të shoqërohet edhe me një ndryshim në Grupin Parlamentar socialist.

Ndryshimi ka të bëjë me listën emërore të deputetëve, pasi pritet që 4 ministrat Saimir Tahiri, Shkëlqim Cani, Damian Gjiknuri dhe Ditmir Bushati të dorëzojnë mandatet e deputetëve ashtu sikundër kolegët e tjerë në Qeveri, të cilët hoqën dorë nga mandati i deputetit qysh në Dhjetor 2013.

Pak kohë më parë Kryeministri Edi Rama i ka kërkuar 4 anëtarëve të kabinetit qeveritar që të dorëzojnë mandatet e deputetëve ashtu sikundër kanë bërë kolegët e tyre.

Sajmir Tahiri dhe Ditmir Bushati janë deputetë të Qarkut të Tiranës dhe dorëzimi i mandateve të tyre do të sjellë një ndryshim në listën e deputetëve socialistë për këtë Qark. Referuar listës emërore në vend të ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri hyn në Kuvend Ervin Bushati që renditet i 18, por duke qenë se Partia Socialiste nuk ka respektuar kuotën gjinore prej 30 % të përfaqësimit të grave, atëherë fillimisht mandati i ofrohet Erjeta Allhysës e cila renditet e 27.

Nëse ajo do të refuzojë mandatin e deputetit atëherë në vend të Tahirit në Kuvend do të hyjë Bushati. Ndërsa vendin e ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati, sipas listës emërore e merr Bledar Doracaj. Në rast se ky i fundit nuk e pranon, atëherë lista zhvendoset me emrat pasardhës.

Ministri Damian Gjiknuri është deputet i Qarkut të Elbasanit, ku edhe këtu Partia Socialiste nuk ka respektuar kuotën gjinore, cka do të thotë se fillimisht mandati i deputetit i kalon Luljeta Arapit e cila renditet e 9. Nëse kjo e fundit refuzon mandatin, atëherë mandati i kalon kandidates së 15 në listën emërore që është Rovena Beqiraj. Nëse edhe ajo refuzon mandatin, atëherë vendin e ministrit Gjiknuri në sallën e Kuvendit e zë Arben Kamami.

Edhe në rastin e ministrit Shkëlqim Cani, i cili është deputet i Qarkut të Dibrës, Partia Socialiste ka problemin e respektimit të kuotës gjinore prej 30 % të përfaqësimit të grave në Kuvend. Në bazë të listës emërore fillimisht mandati i deputetit Cani i kalon kandidates Ezmerina Hoxha, e cila renditet e 6 në listën emërore të Qarkut të Dibrës. Nëse ajo refuzon mandatin, atëherë në Kuvend vendin e ministrit të Financave e zë mjeku Hasan Ceni që renditet i 3-ti në listën emërore të Partisë Socialiste.

7 komente në “Sesioni i ri parlamentar/ Emrat e rinj të deputetëve të PS, pas dorëzimit të mandateve nga 4 ministra”

  1. Habibi says:

    E di sa frike kam une se ato femrat do ta refuzojne mandatin? Pupupu, kam shume frike!

  2. safeti says:

    Vdeten zgjedhjet e parakoshme e zhbejn kete ngerc institucional kushtetus dhe garantojn perfaqsimin e vullnetit te sovranit ne kuvendin popullor.

    1. MENTORES says:

      po ti o figure, ku e shikon ngercin institucional?

  3. Qytetari says:

    Qe te emrojsh Luljeta Arapin deputete nje pesioniste dhe e pa zonja e pa reputacion eshte mekat

  4. Rilindje apo...?? says:

    Vetem zgjedhjet dhe athere do zbulohet se kush eshte organizatori i vjdhjes se BSH dhe urdheruesi i vrasjes se Z ARTAN SANTO.Por te gjitha te cojn tek nje emer EDVIN KRISTAQ RAMA qe po mundohet me cdo kushte te largoj vemendjen nga keto superskandale .I jati firmosi per varje poetesh ne liat i biri per vrasje e vjdhje te djerses se populit nepermket dyshes MARIAN GJERMENI-ARDIAN FULLANI.Prisni por s keni pare gje akoma.

  5. tani.deutschland says:

    Deputete me lista partie
    Cfare fukaralliku!

    KETU FILLON E KEQJA.

    1. Guri i largum says:

      Deputete me lista skleverish dhe ushtaresh. Ketu ka filluar dhe nuk dihet kur do te mbaroje e keqja!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje