Partia Socialiste mbledh sot Grupin e saj Parlamentar, një ditë para nisjes së sesionit të ri parlamentar, që nis në orën 17:00 të ditës së hënë. Takimi pritet të zhvillohet në Durrës.
Mbledhja e grupit të PS-së ka si qëllim rakordimin e qëndrimit, që do të mbahet në seancën hapëse të këtij sesioni, ku do të shqyrtohen dekretet e presidentit Bujar Nishani për kthimin e Reformës Territoriale, Ligjit për Policinë e Shtetit dhe disa projektligje të tjera.
Burime të “Ora News” bëjnë të ditur gjithashtu se gjatë kësaj mbledhjeje do të kërkohet që të firmoset Kodi i Etikës, sipas së cilit, deputetë do të jenë të detyruar të mos shkelin vendimet e grupit gjatë votimit të ligjeve.
Kjo vjen për shkakun se dy javë para se të mbyllej sesioni parlamentar, mazhoranca e humbi shumicën e cilësuar në votimin e disa ligjeve të rëndësishme.
kodi etik pse ta firmosesh???? nuk jane aq te edukuar sa te kene kod etik personal per postet qe mbajne,,,,vari zhulsit qafore te bardhe po zhuls do mbetet,
– kodi i neneshtrimit … kodi i servilizmit … te till deputet do te kemi , per deri sa i zgjedh kryetari partise ,.. servila dhe b… lepirsa .. pa dinjitet .. te peshtirosur … ndryshojni , ligjin zgjedhor , qe deputetit ne radhe te pare te perfaqesoi interesat e komunitetit qe eshte zgjedhur dhe jo interesat e kryetarit te partis..
—etika nuk ka te beje me bindjen qorrazi ndaj partise , por ka te beje me kulturen dhe integritetin e tij
etika ka te beje me bindjen qorrazi ndaj punes dhe popullit qe i sherben.
qe te formohen dhe votohen ligje merr nje pune te madhe qe mund te
shkoje kot nese nuk i pergjigjen te gjithe detyres.
puna e deputetit kryhet kur ligjet marrin rruge dhe jo kur zvarriten.
Po fjala “rrot k…” mos eshte perjashtuar gje nga kodi etik? Jo per gje po sikur s’po e degjojme me te permendet nga goja e parlamentareve. Schade! Shpresoj te mos e kene hequr nga fjalori, se kabineti ka plot kuklla qe do i pershtatej per mrekulli si epitet.
E kujt do thoni ju me shume?