Rama: S'ka ndryshime në qeveri, ministrat hiqen vetëm në rast skandali

31 Gusht 2014, 16:24Politika TEMA

Edi Rrama, kryeministri i vendit, u jep fund aludimeve të fundit se muaji shtator do të sjellë riformatim të qeverisë së tij.

Kreu u ekzekutivit e ka thënë prerë këtë përpara ministrave dhe deputetëve të PS, se nuk do të ketë ndryshime në qeveri dhe se një gjë e tillë do të ndodhë vetëm nëse dikush prej të besuarve të tij në Ekzekutiv, do të përfshihet në ndonjë skandal të mundshëm.

Burime konfidenciale për “A1 Report” brenda mbledhjes së grupit të Partisë Socialiste i zhvilluar në qytetin bregdetar të Durrësit, bëjnë me dije një fakt të tillë.

Kryeministri Edi Rama e ka mbledhur grupin e Partisë Socialiste vetëm një ditë para nisjes se sesionit të ri parlamentar.

Në orën 10 të mëngjesit të së dielës deputetë e ministra kanë mbërritur në një prej hoteleve prestigjiozë të qytetit bregdetar për të marrë pjesë në këtë mbledhje, e cila do të zgjasë deri në orët e vona të pasdites.
 

Nga ana tjetër, Partia Demokratike, pritet të bojkotojë sërish seancën e nesërme parlamentare, edhe pse siç është bërë e ditur nga selia blu, vendimi do të jepet të nesërmen.  

30 komente në “Rama: S’ka ndryshime në qeveri, ministrat hiqen vetëm në rast skandali”

  1. Xeni says:

    Suksese ? Krenar per Ju

    1. EDEN says:

      Puna e gjertanishme ka qene e mire dhe pse asnjehere sngopemi ne. Ndaj urime. mps ndalo ritmin

      1. Desara says:

        Perballe ke nje makineri balte qe nuk dalon se prodhuari LLUM.. POr kjo sdo te thote se puna qe po behet ngado eshte vertete per tu pershendetur

        1. Sarkastiku says:

          Joooooooooooooo, po BErisha i ka thene te gjitha per keto ministra.. Nxirr tjere qe jane te paster e ti beje me balte serish nje i semure psiqik si saliu

          1. bacllari says:

            Krah Gjermanise e BE-se, ky je ti Edi Rama.. mos u merr me balten e opozites, je shuuuume lart

  2. Kico Spiri says:

    Po s,ka ndryshime ne qeveri do ndryshojme kryeministrin, dhe nuk do te jete dite e larget.

  3. konia e lidhur strazo says:

    PD,sic eshte katandisur me mire te mos marre pjese fare ne Kuvend,do te jete nje arritje demokratike,nje reforme e vertete,nje kapercim perpara i vendit.Megjithate,gati rrypat!

  4. lisi says:

    Urime zoti kryeminister,po me kete rast dua te di ne cfar skandali eshte perfshire Celibashi qe e hoqe?

    1. tika says:

      Celiashi nuk u hoq, por u dorehoq! Dhe e sigurte, nje person si I. Celibashi nuk perfshihet kurre ne skandale, kete e di mire Rama, ministrat , deputetet, dhe PD! ?

    2. andi says:

      Celibashit lani gojen pastaj permendeni.Celibashi iku se pret emerimin si n/kryetari I Kld o te lodhur sepse vetem ai mund ta fuse ne shina sistemin e drejtesise.

  5. elinor ' says:

    “Ministrat hiqen vetem kur ka skandale” thote Edi Rama, “kryeministri i vendit” — mire qe na e kujton Tema qe ky eshte “kryeministri i vendit” se per pak na kishte dale nga mendja!
    Po rotacion, riperzierje (shuffling), a u behet ministrave? Jo per gje por qe te mos zene “myk” ne te njejtin post!
    Piktor medioker, kryeminister patetik!

    1. Johny walker says:

      Ska rendesi performanca e ministrit apo vleresimi I punes qe ka bere
      Po nuk kerkoi nje 14 vjecare apo nonje grua qe denoncon burrin ne polici
      Atehere ministrin se heq njeri
      Rilindja

  6. xhin-o ;) says:

    Atehere te mbetet te dorehiqesh vet z.Kryeminister .
    Premtove shtet te se drejtes(saliu-mediu-qorroklliu & Co gezon miljardat e ktij populli dhe “Heronjte jane nen dhe”- rezultati = 0
    U hodhe shtylla e tensionit te larte ne er me tritolin opozitar ,
    sot e ksaj dite ska autor ! Rezultati Min.Brendsh.= (X)
    Nderkoh , qe perseritet bastisja e Thesarit te Shtetit ,ju ne vend qe te reagoni si duhet ne te tilla skandale te permasave te tilla menjiher ,
    zvarritet daljen tuaj ,duke i ligjeruar ate bastisje dhe leshuar Licensen e Pavaresise ,pra hajdutsi e ligjeruar ,imune ndaj ligjeve te shtetit !
    Sikur te ndodhi nji bastisje tille e Thesarit ne nji vend europian ,cfar ndodh atje ? S’i pyete njiher ne Berrlin koleget z.Kryeminister nqs ti sdije si reagohet ne te tilla raste ,kur pretendon te hysh ne BE ?!
    Mashtruat per Pronat shqiptaret duke degraduar ligjet dhe ulur cmimin e tokes pronarit ne shifra qesharake,rezultati = i pabesushem .
    Politika juaj si shtet nuk ka qen ne interes te ktij populli ,rrezultatet jane me kokeforte e bindese se mashtrimet tuaja ,prandaj jeni te deshtuar dhe duhet te terhiqeni nga drejtimi shtetit menjiher sepse jeni e pjes e se njejtes medalje politike mashtrimi sali+nano+meta dhe kjo tregon qarte talljen qe ju i keni bere ktij populli .

  7. blerimi says:

    Pak skandal i duket kryeministrit qe kandidati potencial per bashkine e tiranes ben dasem sheikesh me 1000 te ftuar ne kalane e gjirokastres nderkohe qe hiqet si avokati i shtresave ne nevoje e pushton ekranet gjithe diten deri ne neveri? Kjo per te dhene vetem nje shembull po gafat skane te mbaruar.Klononi Ilirin me Moniken se ai lloj i duhen vendit. Mire ia beni.

  8. Geno says:

    MIRE E BEN SE I KE TE GJITHE YJE..!!! ASHTU MBAJ MOS I LEVIZ SE DO BEJN VEZE…SIDOMOS ATE TE KULTURES E KE SHUME TE SUKSESSHME!

  9. Kico Spiri says:

    Me nje fjale te gjithe ministrat ekane noten 10 ne performance?!!Vetem skandali qenka kriter per te qendru Minister?Qe po veprin ligni dhe rendi ka njefare permiresimi une nuk shof te kete ndryshuar ndonje gje ne financat e miletit, nuk shof investime etj etj

  10. XHAXHI BEHARI ME CIZME DHE QELLOTA says:

    KA SCANDAL ME TE MADH ,,,,,ACOMA VENDI PA REFORMEN ME TE RENDESISHME ATE TE DREJTESISE
    ASGJE NUK MUND TE FUNCSIONOJ NE NJE VEND PA SHTET LIGJOR ,,,
    JEMI ACOMA NE KOMUNIZEM ,,,,

  11. Lola says:

    Mos gabo z Rama te heqesh z Velin se do harxhohet per dasem nja gjysem miljoni euro , dhe I duhet ti zevendesoj serisht

  12. Shume mire e ka! Perderisa askush nuk denjon t’ja numeroje nje per nje te gjitha skandalet le te zbardhin dhembet kukullat e kabinetit.

    Asnje te mos levize nga vendi, se perzgjedhesi i tyre eshte “lodhur” shume per t’ja gozhduar sumatricet ne karrige.

    Ore, po s’eshte kollaj t’i ngresh zgupthi ata qe sapo i ke rregulluar ne postiqet e ngrohta gjith lesh. Behet fjale per “meritokraci ripjellsish”, e kuptoni apo jo? Le te majmem nje here mire e mire, pastaj shohim e bejme…

  13. Kolaq Dangëllia says:

    Po ministrin e Mjedisit që nuk ja mbajmë mend emrin , si do bësh ? Do ta ruash për verën tjetër ? Hahahahahahahahaha zieje dhe piji lëngun

  14. Lirindesi says:

    Po shoke. Puna jone nuk do te matet me rezultate por me skandale. Rrime kot e bejme bla bla? Ci qi temen! Rendesi ka mos bejme skandale. (Jam kurioz vetem se si e kupton kryelirindesi fjalen skandal. Nuk besoj se ngjarja e ndodhur ne BSH e meriton te quhet skandal sipas standartit te tij, sa per krahasim).

  15. xho says:

    Ja nji propozim modest z.Krieminister ;
    Bej ate vehabistin e tredhur mikun tend minister kulture A.Vehbiun ,
    per aftesite e treguara ne luften e peshtymjes hedhur Figurave Kombetare si Heroi Kombetare GJ.K.Skenderbe qe i paska pas shkerdhy vehbinvje robt ne epoken qe jetoj , etj figura kombetare flliqur nga ky ndyresir te Dekoruar nga ju z.Rama .
    bej Tos Lubonjen (edhe pse ke ngren jo pak shpulla prej tij ) Min.X
    e keshtu me radhe .Mbasi te keni festuar dasmen ne kala .

  16. . says:

    ———————————

    Qeveria Rama, shpresa e vetme e Shqiperise.

    Gjermania ndjek nga afer gjithe punen dhe zhvillimet e Qeveris Rama.

    —————————————————————–

  17. . says:

    -Qeveria Rama,
    shpresa e vetme e Shqiperise.

    -Gjermania ndjek nga afer gjithe punen dhe
    zhvillimet e Qeveris Rama.

  18. Onni-durres says:

    Populli e di qe keta kane te drejte..ta vjedhin,ta rrjepin,ti pijne gjakun..se ky popull lepur e meriton..se ska vend ne bote qe qeverua vjedh hapur e populli rri urte si pule e lagur..keta duhen varur ne litar te gjothe pa perjashtim te majte te djathe e te qendres…pastaj mer ca gjerman veri te na drejtojne e te shohim se ku arrin shqiperia per 10 vjet..po me kete sistem lakuriqesh ska te ardhme per askend..

  19. babec says:

    Takimi u mbajt te Adriatiku i Lazes se Durresit! Bashke me Kocon, Sandrin, Yllin, Buçpapajn dhe ndjese paste Santon… KRYEPUSHTUES TE KONOSTUDIOS PER LLOGARI TE POLITIKES!

    Hangar Teatri i kinostudios thuhet te jete i Lazes…

    Lazen e milte Genc Rruli, tani do ket gjetur ndonje mjelese tjeter.

    Ne Kinostudio ka Koçon dhe Liron e QKK…

  20. perkthyesi says:

    NUK KA SKANDAL ME TE MADH SE KUR NJE MINISTER I QEVERISE SE EDVINIT SHKON DHE BEN HOMAZHE TEK LAPIDARET KOMUNISTE ME FOTOGRAFINE E ENVERIT NE DORE.

    Por nuk ka skandal me te madh kur nje Kryeminister deklaron se kerkon t’i bashkohe BE-se antikomuniste dhe demokartike dhe nga ana tjeter shpall festime madheshtore mbarepopullore per 29 nentorin e ZI qe mbolli MURTAJEN bolshevike ne trojet shqyptare duke vajtuar si kukumjacke pylli LANC-in kriminal te Enver Hoxhes qe Gjykata Nderkombetare e Hages e shpalli si nje organizate terroriste.

    PER CFARE SKANDALESH E KA FJALEN EDI RAMA?

  21. d. says:

    Edi Rama je NJE-sh

  22. Siguria says:

    Pasi te fryhen si kerpushet kur ti dale tymi ne maje se keshtu jemi mesuar ne.

  23. jona says:

    Rama jo, Rrama
    Ndryshojeni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje