Nisur nga rasti i Ylka Tafilajt, vejushës 26-vjeçare të rrahur nga xhaxhai i burrit për t’i marrë fëmijët, deputetja demokrate Mesila Doda i kërkon KLD-së të veprojë urgjentisht ndaj gjykatësit që e la të lirë dhunuesin. Çështja u trajtua nga Gjykata e Faktit në Gjirokastër.
“E patolerueshme…Dhunuesi i kësaj gruaje lirohet nga gjykatësi. Sot është i domosdoshëm, monitorimi i vendimeve të gjykatave për të gjitha rastet e dhunës ndaj grave dhe fëmijëve.
Shume shpesh i kemi parë këto farë gjykatësish që shpërndajnë paturpësisht padrejtësi ditën për diell, të fshihen pas petkut të pavarësisë. Bashkohem tërësisht me kërkesën e koleges sime znj. Majlinda Bregu, për monitorim të këtyre vendimeve dhe marrje masash urgjente ndaj atyre individëve që inkriminojnë jo vetëm drejtësinë, por bjerrin shpresën e hallexhinjve tek sistemi. KLD-ja duhet të veprojë, e ka detyrim të veprojë urgjentisht ndaj këtyre rasteve”, shkruan Doda në Facebook.
Pak ditë më parë një apel të ngjashëm për këtë rast ka bërë edhe deputeti i PS-së Erion Braçe, i cili i ka drejtuar një thirrje publike Presidentit Nishani si kryetar i KLD-së: “President, mbroji gratë nga gjyqtarët e tu!”
Një 26- vjeçare nga Tepelena, nënë e dy fëmijëve ka rënë pre e dhunës së ushtruar nga xhaxhai i të shoqit të saj. Shkak ka qenë kujdestaria e fëmijëve të 26-vjeçares. Ngjarja ka ndodhur më 25 gusht 2014, kur 51-vjeçari M. Tafilaj nga Tepelena ka goditur me grushta në fytyrë e trup të venë e djalit të vëllait, duke i shkaktuar asaj dëmtime fizike.
Pas denoncimit, ai u mbajt 24 orë i ndaluar dhe u lirua pasi Gjykata e Faktit në Gjirokastër vendososi ndaj tij, masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.
Sipas rrëfimit të vetë të dëmtuarës, gjithçka ka ndodhur në qendër të qytetit Tepelenë në prani të djalit të saj të vogël 5-vjeçar, të cilin 51-vjeçari kërkonte t’ia rrëmbente nga duart.
Me se fundi ju femrat e pd po kerkoni hetim te gjyqtareve qe ps e ka kerkuar me kohe,por me mire vone se kurre,thuhet .Mesila kam nje kerkese per ty, kerkoji z Llalla te shpejtoje hetimet per Gerdecin dhe 21 janarin ,se edhe aty u dhunuan ,u vrane gra, femije dhe mbeten shume femije jetima. Te pershendes.
Fjala e duhur ne gojen e gabuar e humb vleren e saj!!!
Mesila Skizofrenia fillimisht te kerkoje falje publike per mbrojtjen idioteske qe i bente Ylli Pangaqit ne ate ceshtjen roze!Pastaj te kerkoje falje publike per “palmen” e 21 janarit!Pastaj te kerkoje falje publike per KLD-ne e qelbur qe kane gatuar bashke me Salien dhe Lulzimen!Ne fund te shkoje ne te s’emes dhe te mos na ndose ambjentin! Kete te beje kjo SKIZOFRENE!!! ?
Doda, keto veprime do t’ju lartesojne si opozite, qe te fitoni pike.
Shume e drejte me ngjan nderhyrja e Mesiles e cila duhet te skuqet me kete bande rrugecesh qe i lane trashegim rilindjes.
Erdhe nga pushimet ne Toledo ti zonje ? Hajde bej transparencen se ku i gjete parate per kto pushime se njerezit edhe ne durres po shkojne ne buke me vehte si ne kohen e qepes. Ska nevoje njeri per pordhet e tua.
Mero….Berisha e ka fain qe nuk le Bashen te behet kryetar.
Keto jane hallet meroooo.Po nuk u mor edi me hallet e perditshme nuk ka gje ne vije.
Ne kukes spitali pa uje,ne tepelene rrahin gruan ne mes te qytetit,ne korce fshati pa uje 4 muaj,e kush e di sesa me keq eshte gjendja e popullit.
Uje tha rilindja,do jete nje gje qe nuk do diskutohet pas 4 vjetesh.Ku di une por spo ndryshon gje te cilen mund te thuash qe u be,dhe do jete per 50-100 vjet.
S’degjon Sali nga ai vesh moj ti e Palmës!
O njerez,shikoni kush flasin,ata qe vrane Cucen e Maleve e gra te tjera perhapese te emancipimit!
Jane keta Gjon Marka Gjonaj-t…:(
Palma de Mesila! nuk eshte asnjehere vone te ringrihesh. por duhet ta filloni nga vetja. dilni hapur qe njerezit te kuptojne se cpo ndodh me partine demokratike!!!
Po si mund te ndryshoj ndonji gje kur njerez me pseudonime ” me mustaqe . pa mustaqe . Miu. Opinionisti. palma Opinga . nuk pranojne qe duhet te denohet gjyqtari per kete shkelje te ligjit. qe liron dhunusin e nje gruaje te ve 26 vjecare qe rrihet ne sy te femijes 5 vjec . nga nje kafshe .po merren me personin e Deputetes Mersida qe ka patur dhe ka kurajon te flase per shume padrejtesi qe ndodhin ne Shqiperi . Kush e kush te sajoje e te fyeje . Inatci dhe injorante !
Mesila, thirrja jote e sinqerte do te merrte vertet permbajtje, nése
do vazhdonte me shprehjen: “Parlamenti urgjentisht te merret me KLD-ne”