PD: Dyshja Rama-Meta nuk njeh kufi morali

1 Shtator 2014, 12:07Politika TEMA

Partia Demokratike akuzon Kryeministrin Edi Rama dhe Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta se promovuan për në Kryesinë e Qarkut të Korccës një person që shkaktoi vdekjen e punonjëses së saj.

“Opinion publik u trondit pak muaj më parë kur një specialiste e ISSH në Korçë vrau veten për shkak se drejtuesja e Institucionit e tranferoi larg duke pasur si synim largimin nga puna të së ndjerës, e cila punonte prej më shumë se 10 vitesh në institucion.

Qytetarët korçarë protestuan para zyrave të ISSH në Korçë duke kërkuar përgjegjësi për drejtoreshën Ana Verushi, e cila ishte përgjegjësie për largimin nga jeta të specialistës që mbante e vetme familjes e saj.

Por dyshja Rama-Meta, pasi bleu me paratë e pista të krimit dhe korrupsionit zgjedhjet vendore në Korçë, pasi amnistoi në Kuvend me dhunën e kartonave këtë krim elektoral, pasi kërcënoi me të gjitha format të zgjedhurit demokrat, vendosi para dy ditësh të promovojë për në kryesinë e Qarkut të Korçës Ana Verushin, drejtoreshën monstër që shkaktoi vetëvrasjen e punonjëses së saj”, theksoi deputetja Eleina Qirici në një deklaratë për mediat.

Sipas saj, ky është modeli Rama-Meta, që nuk njeh asnjë kufi morali dhe përgjegjësie.

“Ky është modeli që me çdo kusht do të largonte masivisht punonjës nga administrata dhe me çdo çmim. Ky është modeli i inkriminimit të administratës dhe institucioneve më të larta të shtetit shqiptar, sepse për oligarkinë Rama-Meta, asnjë nuk ka më të rëndësishme se mbajtja e pushtetit me çdo mjet arbitrariteti, presoni dhe dhune.

Partia Demokratike është e indinjuar nga ky akt i papërgjegjshëm dhe antihuman i dyshes Rama-Meta që janë verbuar nga okulti i pushtetit duke shkelur çdo parim dhe moral njerëzor, duke promovuar hapur në mes të ditës një drejtoreshë që shkaktoi vdekjen e një zonje, e një nëne dhe qytetare të devotshme”, u shpreh Qirici.

 

6 komente në “PD: Dyshja Rama-Meta nuk njeh kufi morali”

  1. angela says:

    politika me vdekjen eshte akti me i shemtuar ! turp per PD

    1. Rilindje apo...?? says:

      MORALE ??????? Fjale e huaj ne fjalorin e kulturen e EDI RAMES.Po te kishte moral nuk vidhte BSH organizonte vrasje e se fundi dhunimin e memorialit POSTBLLOK mu perball kryeministrise nuk deklaronte un nuk e heq DON FULLHANIN por e mbroj kete HAJDUT me vendosmeri. Fjalen MORAL kerkoje diku tjeter jo tek EDI RAMA.

  2. anonim says:

    Nje Informacion konfidencial per PD (Qe ta perdori kur ti vije nevoja).

    Mora vesh se pardje nje i dehur xurxull u rrezua dhe u rrezikua te demtohej rende kur po kthehej per ne shtepi.

    Ne fakt ngjarja duket e thjeshte dhe pa rendesi, por po ti hyme me thelle, nuk eshte aspak keshtu.

    Duke “investiguar” me ne thellesi , se bashku me nje ekpert te PD (Silvian Bardhi e ka emrin, nje qe i levizin plaçkat e barkut kur degjon te flasi udheheqsi yne i nderuar) rezulton se i demtuari diten qe ndodhi kjo ngjarje makabre, shefi i tij ne ndermarjen ku punon, nje socialist i thekur, e kritikoi per pune te dobet dhe e paralajmeroi per pushim nga puna. Nen efektin e ketij kercenimi “me buken e gojes”, robi shkrete u fut ne nje pijetore periferie dhe u perpoq me kot ta kalonte kete traume te rende me raki, siç e kane patur zakon burrat e vertete te Shqiperise brenda dhe jashte kufijve shteterore. Per fat te keq, as deshperimin nuk e hoqi dot dhe, akoma me keq, per pak theu qafen. E shpetoi vetem Zoti se mund te binte ne nje grope pusete qe ishte aty afer me pasoja shume me te renda.

    Ky eshte nje tjeter krim i rende dhe pa precedent qe tregon edhe nje here se deri ku kane arritur dyshja RAMA- META, ne aktivitetin e tyre kriminal.

    Ajo qe e ben akoma me te rende kete ngjarje eshte indiferenca kriminale e Edi Rames, qe edhe pse kane kaluar me shume se 24 ore akoma nuk del te kerkoje ndjese publikisht per kete krim te pashembullt dhe te shemtuar.

    Zgjidhjet jane 2: Skenari A protestat ( po qe duket se nuk po na japin ndonje rezultat deri tani) . Skenari B, siç na orientoi se fundi E. Paloka, eshte permbysja me dhune e ketij pushteti te krimit dhe te droges. Do ta bejme.

    Te ngrihemi te gjithe ne protesta ose ne variantin B te Palokes. Te shporrim Ramen dhe te sjellim sa me pare ne pushtet S. Berishen bashke me eunukun e tij politik.

    Edhe sikur SIRI te behet, nuk ka gje. Vetem te rikthejme ditet ndritura te Saliut.

    Per çeshten e Saliut dhe PD, “gjithmone gati”

  3. Dibrani.USA says:

    P deja ka mbaruar perfundimisht kto i marin pagat kot ne burg e keni vendin more vampira me ne krye Sali serb berisha

  4. Elisabeta says:

    Sa qesharake…!Ah sikur te heshtnit kur nuk keni gje per te thene…

  5. e ligjshme says:

    Kesaj i thon me nje gur te vrasesh dy zogj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje