Kuvendi i Shqipërisë rrëzoi me votat e mazhorancës 5 dekretet e Presidentit Bujar Nishani lidhur me kthimin për shqyrtim në Parlament të 5 ligjeve.
Me 77 vota kundër, Kuvendi rrëzoi dekretin për kthimin e ligjit për shkollën e Magjistraturës, ndërsa me 79 kundër rrëzoi dekretin për ligjin e Policisë së Shtetit.
Një tjetër dekret i rrëzuar në seancën e parë të sesionit të ri parlamentar ishte ai për ndarjen territoriale, ku sërisht deputetët e PDIU bashkuan votat me ato të mazhorancës,. Kundër dekretit votuan 81 deputetë.
Dekreti i Presidentit për kthimin e ligjit për Organizimin dhe Funksionimin e KLD u rrëzua me 78 vota.
Dekreti për kthimin e ligjit për Gjykatën Administrative u rrëzua me 73 vota të deputetëve të pranishëm në seancë plenare.
Por mazhoranca ka votuar pro dy dekreteve të Presidentit, që kishin të bënin me ndryshimin e kabinetit qeveritar pas dorëheqjes për arsye profesionale të Ilirjan Celibashit nga posti ministror.
Dekreti për shkarkimin e Ilirjan Celibashit nga detyra e ministrit të Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin u miratua me 75 vota, ndërsa dekreti për emërimin e Ermonela Felaj në këtë detyrë u miratua me 76 vota pro.
Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, ndërsa u ka uruar një sesion të suksesshëm deputetëve, u ka kujtuar atyre se sfida të mëdha i presin përpara. Këtë fakt ai e lidhi dhe me pozicionin të cilin ka tashmë vendi ynë në familjen europiane.
“Sesioni i kaluar shënoi volum të madh pune, u miratuan 186 akte, nga të cilat 115 ligje, 55 vendime, 16 rezoluta të cilat janë produkt i veprimtarisë së komisioneve të përhershme parlamentare dhe seancave plenare. Do të nënvizoja reformën për ndarjen administrative-territoriale, e cila krijon mundësi për të ardhmen për një pushtet lokal modern dhe efiçent. Kuvendi me kontributin e deputetëve ka qenë një aktor kryesor në realizimin e reformave në sektorët më të rëndësishëm të vendit. Në disa raste ato janë vetuar duke marrë konsensus të gjerë mes shumicës dhe opozitës, ky ka qenë një përjashtim që do donim të bëhej më shumë rregull në të ardhmen”, theksoi Meta në fjalën e tij.
Në vijim Kreu i Kuvendit shtoi se sesioni i ri afron sfida të reja dhe të vjetra, axhenda parashihet mjaft e ngjeshur, përgjegjësitë e Kuvendit si në funksionin liogjvënës dhe kontrollit parlamentar janë edhe më të mëdha për shkak të statusit të ri që ka fituar Shqipëria në familjen europiane.
“Avancimi i reformave në 5 prioritet kyçe mbetet një sfidë e rëndësishme, ku do të veçoja në këtë sesion të vjeshtës vazhdimin e reformës në sistemin e drejtësisë që duhet të jetë e më të krë vendase thellë dhe e plotë, gjithpërfshirëse, me një konsensus sa më të gjerë të politikës dhe me ekspertizën më të mirë vendase dhe të partnerëve ndërkombëtarë. Opozita do të jetë e mirëpritur gjithmonë për të kontribuar në realizimin e kësaj reforme me të gjitha kapacitetet e saj politike dhe profesionale. Kjo do të ishte një mundësi më shumë edhe për evitimin e politikës konfliktuale dhe inkurajimin e frymës së bashkëpunimit. Lufta e përditshme politike dhe politika për hir dhe në shërbim të luftës së përditshme që bëjmë janë diçka që duhet ti përkasë së shkuarës. Më shumë konstruktivitet dhe pozitivitet afrojnë padyshim më shumë zgjidhje dhe zgjedhje për qytetarër tanë. Një mundësi e mirë do të ishte dhe miratimi në një të ardhme të shpejtë i kodit të etikës”, theksoi Meta.
Çfare i ngelet ketij palo presidenti tani(klloun i pe de se)
Na kujton saliun e 1996 kur blemte ndonje te majte dhe thoshte te gjithe jana me mua. prandaj kujdes fundin…….
dicka mese e pritshme http://bit.do/lajm-i-fundit-mazhoranca-rrezon-dekretet
Mire ja bani ky Liri ketij Nishanit. Ne dhjetor do kemi Ilir Meten President. Urraaaaaaaaaaaaaaaaa
Mbeshtes rezimin e dekreteve te nje presidenti qe nuk perfaqeson unitetin kombetar, pra edhe duhet te shkarkohet ky i fundit.
Mbeshtes rrezimin e dekreteve te nje presidenti qe nuk perfaqeson unitetin kombetar, pra edhe duhet te shkarkohet ky i fundit.
Oooo po ti je koqe, e kam thene une
Po ti ku I gjete trute, ne Vicidol? U plake more dobic I Salucit por nuk u poqe ndonjehere, tamam Si ustai yt.
Akoma me lojra ju, e legu se lagu. Merruni more njehere me pune serioze, a ka te haje ky popull, a ka te punoje apo te jetoje? Palo njerez qu u bete edhe ju te PS-se njelloje si ata te PD (PPSH).
– Bageti hesapi.
Ketu gazetar i shkruan vetem dy fjale
Ska gje ,le ti rrezojne apo ti zbrapsin si ka qejf ta thote Edi Rama por ama nuk e fshehu dot boshllekun qe ka lene opozita ne kuvend kur tha -me vjen keq qe gjysma e salles eshte bosh-…………….kuptohet qe duhej ta thoshte se binte shume ne sy.
Ato dekrete le te zbrapsen se kjo gje do jete gozhda e nastardinit,duhet qe nje ligj te jete i kopsitur mire duhet te kaloje te gjitha portat se votimi me dhunen e kartonit le per te desheruar ne legjitimitetin e ligjit.
Ja ke futur kot mor Berishian i piste, hiqe ate Zhon nga pseudoja sepse ai emer i takon nje voglushi qe eshte i pamekatur. Ti je legen qe perdor Zahon per te prodhuar injorance.
Sot, u ngrit perseri ne maje Flamuri Kombetar
te cilin B.Nishani e kishte ulur ne gjysem Shtize.
Shqiperia po mesone te eci perpara,packa se Opozita
perpiqet ti fike Dritat.
Sa gjera te bukura na solli ky nje Shtator.
E shenova ne Ditarin tim.
———————————————————–
T’i hash “mender” Shqiperise qe Ti dhe
krimineli s-Ali Bisha kerkoni te pengoni perpjekiet e
Qeveris Rama per t’u afruam me shume Europes dhe Gjermanise.
————————————————————
E ben me dashje konfrontimin Presidenti Nishani.Un s’mund te duroj apo toleroj nje ping-pong porrdhacesh.