Rama: Presidenti ka goditur tre prioritete kombëtare: reformën në drejtësi, reformën administrative dhe luftën kundër krimit

1 Shtator 2014, 20:38Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama tha sot në Kuvend se me ligjet e kthyera në parlament Presidenti i Republikës ka goditur mbi tre prioritete kombëtare: reformën në drejtësi, reformën administrative dhe luftën kundër krimit.
“Me dekretet e tij Presidenti nuk ka goditur mbi disa ligje, por ka goditur mbi tre prioritete kombëtare: reformën në drejtësi që është një prioritet kombëtar dhe jo partiak; reformën administrative, një tjetër prioritet kombëtar dhe jo partiak dhe lufta kundër krimit që po ashtu është një prioritet kombëtar e jo partiak”, u shpreh kryeministri në fjalën e mbajtur sot në hapje të sesionit të ri parlamentar.

Kryeministri, duke spjeguar arësyet se pse maxhoanca do të zmbrapsë dekretet presidencialë, i analizoi ato veç e veç, duke nënvizuar rëndësinë e miratimit të tyre në parlament, një muaj më parë.
“Reforma në drejtësi është një prioritet kombëtar dhe jo prioritet partiak. Kjo e përcaktuar çdo ditë, përveçse me zgjedhjet që përcaktuan këtë shumicë, por dhe nga nga mijëra qytetarë që përplasen dëshpërimisht në dyert e një sistemi të kalbur duke nënvizuar çdo ditë para nesh domosdoshmërinë që ky sistem të kalojë në një operacion rrënjësor”, u shpreh Rama.
Duke u ndalur në prioritetin e dytë kombëtar, reformën administrativo-territoriale, kryeministri theksoi se ajo ishte një detyrim për politikën, e pamohuar nga asnjë forcë politike, por e përcaktuar si një domosdoshmëri, sipas qeverive të radhës. “Por, fatkeqësisht presidenti organizon dëgjesa me të zgjedhur vendorë të PD-së, pasi parlamenti me një shumicë përtej asaj qeverisëse, e ka votuar reformën administrativo-territoriale. Këto dëgjesa surreale as formalisht nuk e justifikojnë rolin e Presidentit të Republikës. Në rast se do të kishte ftuar dhe të zgjedhur të shumicës do i kishte pasur aty”, nënvizoi Rama.
Sa i takon prioritetit të tretë kombëtar, luftës kundër krimit, kryeministri u ndal tek ligji tjetër i kthyer nga Presidenti, ai “Për Policinë e Shtetit”, i cili tha Rama, erdhi në parlament, pasi u punua në bashkëpunim me të gjithë përfaqësuesit e organizmave që asistojnë Policinë dhe Ministrinë e Brendshme.
“Edhe këtë prioritet kombëtar Presidenti e goditi, ndërkohë që rendi për t’u bërë pjesë e sulmit ndaj Ministrisë së Brenshme dhe Policisë së Shtetit (nënkupto dhe qeverisjen), për atë ‘kaçatorrin e drogës’ që ra në Divjakë, ndërsa ende nuk e kam dëgjuar të thotë një fjalë, as për superaksionin e Lazaratit në mbështetje të trupave të Policisë, dhe as për superaksionin e Dukagjinit. Të paktën të thotë një fjalë të vetme për t’u solidarizuar kundër atyre gangsterëve që patën kurajo të qëllojnë dhe t’i rezistojnë me armë policisë, duke vënë seriozisht në rrezik jetën e trupave policore”, deklaroi Rama në seancën e sotme.
Ne, vijoi ai, nuk kemi kohë për të humbur me debate me Presidentin, por këto janë disa fjalë që duheshin thënë për presidentin. “Ne i qëndrojmë asaj që kemi thënë se nuk do ta kthejmë këtë foltore, në një foltore të qeverisë për të hedhur ‘gjyle balte’ mbi Presidentin, siç ka ndodhur në të shkuarën, duke i ndihmuar të gjithë të kujtojnë se ky vend ka pasur qeveri që e kanë sulmuar presidentin, ndërsa sot ka një President që sulmon qeverinë”, theksoi Rama në fjalën e tij, në hapje të sesionit të ri kuvendor.
Duke u ndalur tek bojkoti i Kuvendit nga deputetët e Partisë Demokratike, kryeministri tha se ‘beson se arsyet e paraqitura për mungesën janë ato që konfirmojnë mungesën e plotë të ekuilibrit të opozitës me detyrat ndaj publikut dhe ndaj zgjedhësve të vet”.
“Vetëm se një gjë është e sigurtë se përpjekje për t’i mbyllur gojën opozitës jo vetëm që nuk ka, por ka një dëshmi shumë të qartë të vullnetit për t’i krijuar opozitës mundësinë për të folur përtej çdo caku të përcaktuar nga rregullorja. Ne jemi shumë të vullnetshëm që ta dëgjojmë opozitën deri në fund, pavarësisht rregullores, por nuk mund të presim opozitën. Ne e respektojmë opozitën në zgjedhjen e saj, ibindur që nuk mund të bëjmë ‘babysitter’-n e opozitës aq më shumë se opozita nuk është sot një ‘bebe’ që qahet nga uria, por një plakë që qahet nga mbingopja”, u shpreh kryeministri Rama sot në parlament

15 komente në “Rama: Presidenti ka goditur tre prioritete kombëtare: reformën në drejtësi, reformën administrative dhe luftën kundër krimit”

  1. "BALASHI" says:

    Bravo. Shkurt e qart. Ju duhet te vraponi e jo te ecni ngadal. Koha eshte faktor. Fitojeni. Ecni perpara.

    1. eri says:

      ky eshte nje president kukull..nuk pritet ndryshe nga kukulla! duhet te clirohet drejtesia!

  2. Dielli mbi KORAB says:

    Presidentin duhet ta hiqni nje ore e me perpara.
    Mjaft me me justifikime Zoti Rama.
    Parlamenti duhet ta shkarkoje sa me shpejt.
    Ai eshte nje i semur dhe pasojat e semundjes se tij po i vuan Shqiperia.

  3. Taqke vllehu says:

    Po cprisni o pse se shkarkoni apo prisni sakatin qe te zbrese vete pe froni

  4. JULI says:

    nje president i paafte po mban peng sistemin e drejtesise!

  5. lavirja e bulevardit says:

    PO luani ping-pong ju??? Hajde qerroheni kete karrocierin, se po humbet shume kohe Shqiperia, dhe eshte minus per brezat.

  6. A T Z says:

    Shikoni ndryshimin drastik te Rames me paraardhesin e tij ne foltoren e kuvendit!Nje foto=1000 fjale.

  7. Makony08 says:

    …….opozita eshte nje PLAKE qe qahet nga mbingopka……

  8. I mashtruari nga EDI RAMA miku i FULLHAJNIT says:

    Po por nuk urdheroj vrasjen e ARTAN SANTOS dhe vjedhjen e BSH gjera qe i urdherove e i bere ti.MALLKIMI i ketij POPULLI ka per te rene mbi ty e FAMILJEN TENDE.E le familjen SANTO pakryefamiljar e vodhe djersen e popullit e po ben cdo gje per te mbrojtur FULLHANIN. Shko ne prokurori poloci e banke c thon per keto ceshtje e te gjithe nen ze pranojn eshte EDI RAMA ai qe ka urdheruar te moszbardhen keto ceshtje. Pederast

  9. dorjani says:

    Akoma vazhdoni me zenka me njeri tjetrin,dhe kurre nuk u bete njerez te ditur e te kujdesshem per kete popull flisni si dy grupe tifozesh te dy skuadrave te kunderta qe sa here qe ndeshen me njera tjetren vetem vrer hedhin per njera tjetren si ju ashtu dhe presidenti duhet te flitet me gjuhe juridike dhe jo me gjuhe politike,secili ne fushen e tij ka te drejte e meqe jeni dy pushtete te ndara dhe kryeministri sdo te thote se ka te drejte sepse edhe te kalohen e gjithe kopetencat ministrise se puneve te mrenshme nuk me duket normale, pasi politika sjell cdo kend ne ate post, edhe hekuran isai nuk ka patur me shume kopetenca,prandaj Presidenti ne ate pike ku flitet per policine ka te drejte, ku eshte halli qe doni ti nderoni emrin gardes pasi ju thoni se nuk ndryshon gja nga ajo e para nese beni nje gje ne te mire te mbarvajtjes se puneve te perditshme mir por per qoka e hile nuk eshte mire te perdoren keto struktura te shtetit pasi ato jane shum te njeshme.Kush mund te me beje dallimin mes policise popullore te enver hoxhes dhe policise se sotme cila ka patur me shume detyrime,te pakten ai i ka paguar mire keta u vjedhin cdo gje qe me oret teper te punes rroba ushqim e cdo gje tjeter qe u vjen per dore.

  10. babec says:

    JariJarioR…K…
    Rrota e Jarit!

    Vari Jarin!

  11. Socialisti bythpambuk says:

    “Fjalim i shkelqyer” . Per te pergatitur kete fjalim Edi ka qendruar ne zyre gjithe diten.Mire ben sepse Ai nuk di cfare te beje gjate dites, pra e shtyu edhe nje dite.
    Mba fjalime ne kuvend , shkruaj ne FB dhe Shqiperia po rilind.

  12. 17nentori says:

    presidentin e dime te gjithe qe NUK e ka zgjedhur populli, kurse qeverine po.
    kush i ve shkopa rrotave te qeverise sikur i ve shkopa rrotave te popullit.
    edhe i vene me mik se me vota ky sbehej kurre president edhe shurren per kompetenca e hedh me shume nga te gjithe.

  13. e ligjshme says:

    Goditje ben pasi siq thote ministri Tahiri.,Kapteri Nishani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje