Bojkoti i Kuvendit nga Partia Demokratike nuk është përfundimtar, por mbetet mënyra më efektive për tu bërë të dëgjueshëm përballë opinionit dhe ndërkombëtarëve.
Kvshtu shprehet deputeti Genc Pollo lidhur me vendimin e marrë një ditë më parë në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së për vijimin e bojkotit të Parlamentit nga partia më e madhe opozitare.
“PD është forca kryesore e opozitës dhe pa të nuk ka një opozitë reale. PD kërkon zbatimin e ligjshmërisë dhe të normalitetit. Ndërkohë që vendimi i Gjykatës Kushtetuese kërkon në mënyrë të shprehur të ngrihen komisione hetimore çka janë një e drejtë kushtetuese e opozitës dhe kanë kaluar 6 muaj dhe mazhoranca e Ramës dhe Metës refuzon të ngrejë këto komisione hetimore.
Ka 6 muaj që PD ka qenë e pranishme në parlament, aktive. Komisionet u penguan me pretendime joserioze nga ana e Ilir Metës dhe ana e mazhorancës siocialisteintegriste dhe ku çështja u çua në gjykatë vendimi ishte i qartë dhe specifik.
Pra me gjithë praninë dhe insistimin e opozitës për 6 muaj mazhoranca ka refuzuar jo thjesht ti bëjë qejfin opozitës, se opozita nuk ka nevojë për këtë, jo thjesht të interpretojë pozitivisht një normë të qartë të Kushtetutës dhe ligjit por një vendim specifik të gjykatës Kushtetuese. Sipas vendimit të marrë në korrik, mospjesmarrja në Kuvend që nuk mund të them është definitive, ato janë karrige që elektorati ja ka deleguar PD dhe deputetëve të saj.
Kjo është një mënyrë për ta bërë të qartë se kemi të bëjmë me një situatë anormale. Është thjesht një instrument. E rëndësishme është të përqëndrohemi në problemet që vinë nga mazhoranca. Ndërkohë që gjithkush mund të gjykojë sa efektive është opozita. Por e rëndësishme për opozitën në kushtet e të mos pasurit numrat, është të ndërgjegjësojë opinionin për problemet që sjellin veprimet e Edi Ramës.
Në këto rrethana, cila është mënyra më e mirë e opozitës për të tërhequr vëmendjen ndaj këtyre shkeljeve trashanike që bën mazhoranca? PD përpiqet ti japë një përgjigje të duhur kësaj situate anormale që unë nuk kujtohem ta kem përjetuar kështu në shumë vite të shkuara”, tha Pollo.
Referuar debateve të zhvilluara në mbledhjen e Grupit Parlamentar, Pollo theksoi se argumentet ishin në funksion të gjetjes së kursit më të mirë të veprimit dhe se në parim deputetët ishin pro vendimit të PD-së.
“Debate dhe diskutime ka gjithmonë në mbledhjen e grupit parlamentar në përpjekje për të gjetur kursin më të mirë politik për partinë. Pati një diskutim të plotë me argumente në përpjekje për të gjetur kursin më të mirë të veprimit. Ndërkohë që të gjithë deputetët ishin në parim dakord për respektimin e vendimit politik të PD. Ne këtë debat real e kemi bërë në muajin korrik dhe aty ka pasur një peshim të mirë të arguementave pro dhe kundra.
Por si pjesmarrja në Kuvend, si dhe bojkoti i shërbejnë një nevoje të madhe që ka vendi, nevojës për ti shpjeguar opinionit dhe ndërkombëtarëve se nuk kemi të bëjmë me një qasje normale të pushtetit, nuk kemi të bëjmë me një përdorim të instrumentave të mazhorancës, por kemi të bëjmë me një kërcënim të strukturës ligjore, kushetuese, të ndarjes së pushteteve dhe cfarë nuk e kemi pasur më përpara të kriminalizimit të administratës dhe kuvendit. Dhe kjo ka nevojë të theksohet me gjithë forcën e duhur”, tha ai.
Kjo eshte opozita qe i afrohet shume Isis it.
eh cparti e pafte nuk zgjidhni gje duke bere bojkot. nuk mbrohet piramida kriminale juaja ne kte lloj menyre jo.
Bjeri vetes o matuf se nuk ke votat se po ti kishe do tju degjonim se si ligjeronit.Tani rrini se jini mire se jini katandisur me keq se republikanja e Godos ,legena.
MMMM
Demokracia keshtu e ka, shumica aprovon ligje ne perputhje me programin e vet. Opozita perpiqet te argumentoje dhe provoje efektshmerine e ketyre ligjeve, aq eshte detyra e saj, mandej votimi nuk eshte ne doren e o pozites deri sa te rimarre pushtetin ne dore. Po te mos dish as kete gje elementare, jep doreheqjen o pollo e meru me dicka tjeter.Te
besh shantazh qe po nuk me degjon pozita do dal nga parlamenti
eshte nje loder femijesh. Te dalesh e te mos vish kurre-kjo eshte pergjigja racionalenga nje njeri i thjeshte.
Nderkombtaret, ju degjojne juve,po nuk ju besojne me juve.
I treguat te gjith anen e erret te ketij kombi.
Dhe ju jeni ato qe po luftoni per te miren e ketij kombi?
Duke shperndare ne syte e botes vetem llume ,si imazh te vendit.
Si nuk folet ndonjehere per arritjet e ketij vendi.
Si nuk folet per naturen e bukur te atij vendi.
Pse sja tregon botes se ne cfar vendi te bukur po zhenderrohet shqiperia jone.
Po jo :
Ju doni te shani dhe te shpifni ,ju done te zhgarravisni imazhin e ketij vendi te mrekullueshem.
Sepse ju nuk e keni nje te tille,jus keni as komb ,e as atdhe.
E
Bojkoti eshte dobesi opozitare per te bindur votuesin ne forcen e opozites ne te arrdhmen.