Basha mbledh Kryesinë e Grupit të PD: Dekretet e Nishanit u rrëzuan pa argumenta. Çdo ligj do e çojmë në Kushtetuese

2 Shtator 2014, 13:24Politika TEMA

Partia Demokratike ka zhvilluar sot mbledhjen e Kryesisë së Grupit Parlamentar, ku ishte i pranishëm edhe kreu republican Fatmir Mediu, një nga partitë aleate të PD-së, e cila në ndryshim nga PDK e Nard Ndokës apo PDIU e Shpëtim Idrizit nuk ishte e pranishme në seancën e parë të sesionit të ri parlamentar.

Takimi i zhvilluar me dyer të mbyllura në selinë e PD-së vjen një ditë pas mbledhjes së Grupit Parlamentar demokrat që u karakterizua nga debate të forta mes deputetëve në lidhje me qëndrimin që do të mbajë Partia Demokratike ndaj Kuvendit.

Në përfundim të mbledhjes, kreu republikan Fatmir Mediu në një prononcim për mediat i cilësoi të turpshme deklaratat e Kryeministrit në drejtim të opozitës. Sipas Mediut, Kryeministri nuk përcakton dot rolin e opozitës.

“Dje vendosëm të ndjekim axhendën e parlamentit. Ne do të kemi një angazhim konkret për të mbajtur një qëndrim. Vendimi ynë është për të qëndruar jashtë Parlamentit”, theksoi Mediu, duke e cilësuar të turpshme gjithashtu tentativën e Ramës për të krijuar një opozitë informale.

Më tej, Kryetari i Partisë Republikane,  u shpreh se qëndrimi ndaj Kuvendit është i kushtëzuar, duke mohuar në këtë mënyrë një bojkot përfundimtar nga demokratët dhe republikanët të punimeve të Kuvendit.

 “Parlamenti është vendi ku opozita duhet të zhvillojë debatin politik. Për momentin kemi një qëndrim të kushtëzuar”, tha Mediu.

Ndërkohë kreu demokrat Lulzim Basha në deklaratën e tij për mediat theksoi se opozita parlamentare do t’i përgjigjet me një punë sistematike arrogancës së mazhorancës, duke ndjekur ligjet dhe vendimet që kjo shumicë do të votojë në Kuvendin e e Shqipërisë.

Basha paralajmëroi që çdo ligj apo vendim që bie ndesh me Kushtetutën apo ligje të tjera do të ankimohet në Gjykatën Kushtetuese, duke iu përmbajtur qëndrimit se edhe 5 ligjet e kthyera nga Presidenti Nishani për shqyrtim në Kuvend do të ankimohen në këtë gjykatë.

“Ka ndodhur dhe do të ndodhë që Presidenti kthen prapa ligje të miratuara nga Parlamenti. Sikundër ka ndodhur që Kuvendi do ti rrëzojë ato dhe këtu jemi në kufijtë e pranueshëm. Ajo që është e papranueshme është rrëzimi i dekreteve pa asnjë argumentim. Presidenti i bëri transparente argumentet e tij, por asnjë nga dekretet e rrëzuara nuk u argumentua me argumente ligjore dhe Kushtetuese. Nuk dëgjuam asnjë argument nga shumica në lidhje me rrëzimin e dekreteve përveç tezës së mazhorancës, që është teza e turpshme e Edi Ramës, se nuk kemi kohë të humbim me Partinë Demokratike. Kjo tregon se mazhoranca nuk ka dëshirë të dialogojë apo dëgjojë opozitën.

Është indinjuese që ky qëndrim i mbajtur në Kuvendin e Shqipërisë, duke rrëzuar dekretet vetëm me një argument që Presidenti është Zëdhënës i PD.  Argumenteve ligjorë dhe Kushtetues të Presidentit të Republikës, mazhoranca iu përgjigj me lajthitje, duke folur e vepruar si e ’ëma e Zeqos në majë të thanës’”. Nuk bëhet fjalë për përjashtimin e opozitës nga zgjedhjet e ardhshme, por një çështje me e gjerë, teza e djeshme për hedhjen e dekreteve, ishte teze e turpshme e Ramës se nuk kemi kohë për mendimet opozitës, çka tregon në vetvete të mazhorancë për mungesë dëshirë për bashkëpunim”, theksoi Basha.

Sipas tij, Presidenti vërtet u zgjodh nga një shumicë e drejtuar nga Partia Demokratike, por në bazë të Kushtetutës ai është mbi palët dhe është garant i zbatimit të Kushtetutës së vendit

I pyetur mbi vijimin e bojkotit nga Partia Demokratike, Basha tha se vendimi i marrë është i imponuar nga sjellja arrogante e dyshes Rama-Meta.

“Nuk është zgjedhja jonë që jemi jashtë Kuvendit, por është Meta dhe Rama që e kanë llogaritur pa opozitën ose me opozitën dekorative”, theksoi Basha.

Në vijim ai shtoi se “një nga rreziqet e mëdha të oligarikës është pandjeshmëria për të vërtetën”.

“Kur faktet, shifrat, dhe gjerat konkrete flasin vetë, oligarkia kap zërat e lirë. Shumë e rëndësishme është që drama e këtij vendi dhe drama e çdo qytetari që vuan pasigurinë për një vend punë janë pasoja të një regjimi oligarkik të vendosur në vend. Ne këtë kuadër nuk ka akt më të rëndë dhe më të papranueshëm sesa përpjeka për të asgjësuar opozitës. Kur ti i heq opozitën të kontrollojë të drejtën kushtetuese, dhe i nëpërkëmb! Atëherë cili është roli i opozitës?! Përgjigja jonë është një përgjigje nga ajo çka ka ngelur nga parlamentarizmi. 

Qëndrimi ynë dhe bazat e qëndrimit tonë janë artikuluar qartë. Kërkesa jonë është po kështu e qartë; jeta parlamentare mund të kthehet me praninë e opozitës dhe jo fazat kur shumica pranon të drejtat e Parlamentit dhe Kushtetutën, pranon debatin dhe nuk godet fjalën e lirë”, tha Basha.

10 komente në “Basha mbledh Kryesinë e Grupit të PD: Dekretet e Nishanit u rrëzuan pa argumenta. Çdo ligj do e çojmë në Kushtetuese”

  1. kinse says:

    normalisht qe do rrezohen sepse eshte urdheri juaj o te paudhe!

  2. Saimir says:

    Ore normal eshte ky apo duhet te thote dicka. Argumentat qe u dhane dje ishin qe Presidenti i kishte kthyer mbrapsh pa dhene asnje argument ligjor ose dhe ku ishin dhene nuk ishin te sakta dhe per kete u kthyen.
    Hajde palle qe eshte ky Luli hajde

  3. xha braho says:

    Luli e ka kthyer PD. ne nje

  4. koli says:

    Luli e ka kthyer PD. ne nje Opozite
    me Korespodence!…

  5. ardi says:

    bridhni si qente tani,por merni dhe presidentin sakat me vete se i beni nder ketij vendi !!!!largimi i PD nga parlamenti eshte nje nder i vertete qe i behet shqiperise,nuk mund te degjosh sali shpellarin me fjalorin e tij imoral dhe injorantet e pd-vleresimin per qeverine e re e dha veprimi i gjermanise ne samitin e mbajtur ne berlin.Lulit as ia vershellen me kush,por po i mblidhet litari per vjedhjet e rrugeve,vrasjen e 21 janarit bashke me shpellarin bandit,shteti po behet shtet !!!!

  6. e ligjshme says:

    Se kuptoj perse e bejn kte rremuj Partia Demokratike duke ditur qe Presidenti i arrdhshem esht i PS-se dhe kto dekrete nuk i pershtaten Selise Roze.

  7. XHAXHI BEHARI ME CIZME DHE QELLOTA says:

    O LUL BASHA MOS HARXHO SHUME ENERGJI ,,, E DINE TE GJITHE QE E BEN PER ( POPULLIN )
    POPULLI TE NJEH MIRE ,,,JE KRIMINELE DHE HAJDUT DHE SHPETOVE NGA GJUKIMI ME PROCEDURAT
    E GJUKATAVE TE ( PAMVARURA ) TE CORRUPTUARA. TE KRYEKRIMINELIT SALI RAM BERISHA ,,,,,
    CFAREDO QE TE LEXOSH NGA ATO PERRALLA. NUK TI MERR NJERI SERIOZISHT ,,,,,,,SE TE NJOHIN
    MIRE TE GJITHE SE KUSH JE ,,,,

  8. petrit zela says:

    Ore zoteri.Nuk kemi kohe per te humbur,qe te meremi ne pafundesi me
    budallalleqet e juaja..A e kuptoni qe jeni te humbur,dhe kurre nuk do mundeni te ristrukturoni PD-en,pa shembur perfundimisht themelet e saj
    te vjetra..Se prej 23-vjetesh,ato themele nuk perfaqesonin demokracine e vertete,se ishin te ndertuara mbi bazen e krimit komunist,dhe u
    konsoliduan,u forcuan me zbatimin e platformes te [kotovices],per te denigruar dhe poshteruar tere shtresat e popullit,pa dallim feje dhe ideje.Por dihet; se objektivi kryesor per miratusit e kesaj platforme
    kriminale te [kotovices] ishte goditja vdekje prurese,per ish te burgosurit politik,dhe te c’pronesuareve legjitim…SHB-ja dhe BE-ja dhe tere dashmiresit tane ne bote; I kane ndjekur me kujdesin me te
    madh veprimet antikombetare,qe ju keni ndjekur gjate ketyre 24- vjeteve,duke mos miratuar asnje ligj, qe te jete gjithperfshires
    ne mbrojtjen e interesave te popullit…..

  9. . says:

    —————————————————————-

    Me kot shpreson te Gjykata e Shpellareve qe te dhane Bashkine.

    Shpejt Ti dhe Bab Sal Bisha do arrestoheni per gjithe te keqiat qe i keni bere Shqiperise per cerek-shekulli.

    —————————————————————

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje