Presidenti i Republikës, Bujar Nishani zhvilloi një takim ministrin e Punëve të Jashtme të Kanadasë, John Baird, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në vendin tonë.
Pasi i vlerësoi marrëdhëniet me Kanadanë si shumë të rëndësishme, Kreu i Shtetit shprehu mirënjohjen për ndihmën e gjithanshme që Kanadaja i ka dhënë Shqipërisë, dhe veçanërisht për mbështetjen në anëtarësimin e vendit tonë në NATO, duke veçuar kontributin në reformimin dhe modernizimin e Forcave të Armatosura, si edhe bashkëpunimin e suksesshëm ekonomik, ku investimet kanadeze në energji, miniera, etj., e kanë shndërruar këtë vend ndër investitorët kryesorë në Shqipëri.
Duke folur për situatën në rajon, Presidenti vlerësoi lart kontributin e Kanadasë për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, nëpërmjet njohjes dhe mbështetjes së Kosovës dhe qasjeve të balancuara për zhvillimet rajonale.
Nga ana e tij, Ministri i Jashtëm i Kanadasë Baird shprehu kënaqësinë për partneritetin dhe bashkëpunimin e frytshëm ndërmjet vendeve tona në kuadër të NATO-s, në fushën ekonomike dhe përgëzoi Shqipërinë për arritjet impresionuese.
Të dy bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin mendim se ka ende hapësirë dhe mundësi për zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve tona, ndërsa shprehën angazhimin e tyre për të mbështetur çdo nismë që kontribuon në këtë drejtim.
Presidenti Nishani dhe Ministri Baird shkëmbyen mendime për situatën e sigurisë në Ukrainë, Siri, Irak dhe bënë vlerësime të njëjta për zhvillimet e fundit, duke nënvizuar se vendet tona do të vazhdojnë bashkëpunimin në shërbim të paqes dhe sigurisë.
Sakati Nishani bashke me ekipin e tij rrumpalle, aq e ka idene e puneve dhe te takimeve. Nuk takon asnjehere Presidenti i nje vendi(Nishani nuk eshte ne fakt president) ministra te vendeve te tjera qe vijne per vizite.
nje njeri si nishani nuk mund te na perfaqsoj ne nje njeri politik smund te jete presidenti i nje populli nje njeri qe punon edhe vepron ne interes se te Partise demokratike smund te jete presidenti i shqiptarve. por vetem i klaneve edhe piramidave kriminale qe ato kane krijuar,
turp per ne qe perfaqsohemi nga ky palo president.
Me Kanadan jemi çdo dit dhe me prane.Justin Beber mund te kendoj ne Tirane sa her ti doj zemra.