Bregu kërkon procedim ndaj prokurorit të Tepelenës për dhunën ndaj nënës së dy fëmijëve

2 Shtator 2014, 19:55Politika TEMA

Deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu, ka kërkuar inspektimin e dosjes së prokurorit të Tepelenës ndaj rastit të dhunës mbi qytetaren Y.T, ku xhaxhai i burrit ka rrahur në mënyrë shtazarake një grua 26- vjeçare, nëna e dy fëmijëve.

“Dëgjova një reagim të KLD referuar rastit të dhunimit të 26- vjeçares Y.T nga Tepelena, rrahur nga xhaxhai i bashkëshortit te saj. Dhunuesi është liruar nga Gjykata e Gjirokastres vetëm me një vendim detyrim paraqitje!

Në fakt është për t’u vleresuar si reagim korrekt dhe i menjëhershëm ky i KLD për të sqaruar se në këtë rast gjyqtari nuk mund të jepte një dënim më të lartë se ai që ka kërkuar prokurori dhe kjo sepse nuk e lejon Kodi i Procedurës Penale.

“Dje”, një mëkëmbës deputeti rilindas, që kërkon seks me të mitur; “pardje” një shef policie në Velipojë që kërkon edhe ky “një favor të vogël seksual” një gruaje që kërkon mbrojtje nga bashkeshorti dhunues; sot një prokuror që kërkon vetëm “detyrim paraqitje” për rrahjen barbare bërë një gruaje te re; nesër (siç ka ndodhur ndër vite) një gjyqtar që “s’e sheh me nasep” të dënojë një burrë maksimalisht sa ia jep ligji, pse godet a gjymton a vret një grua.

Para 2 javësh i kërkova KLD të niste inspektimin e vendimeve të gjykatës për rastet e dhunës në familje e asaj me bazë gjinore.

I kam kërkuar dhe ministrit të Brendshëm informacion se sa policia e zbaton ligjin për të qenë palë kallëzuese në gjyq me një viktime dhune, edhe sikur ajo të tërheqë denoncimin.

Po i bashkangjis sot këtë sugjerim si detyrim institucional, por dhe qytetar, Prokurorit të Pergjithshëm për të nisur një inspektim bazuar në kompetencat që i jep ligji 8737 “për Funksionimin e Organizimin e Prokurorise” neni 8, pika (h ): “urdhëron kryerjen e inspektimeve, fillon procedimin disiplinor dhe vendos për marrjen e masave disiplinore, si dhe urdhëron fillimin e procedimit penal kundër prokurorëve”.

Vazhdoj të mendoj se nëse realisht deklaratat politike, institucionale, kuadri ligjor që ne kemi, ligjet që hartojmë vetë janë bazë solide për të ndryshuar urgjentisht këtë realitet dhune, duhet të lëvizim të gjithë bashkë menjëherë!

Nuk është lajm i dorës së dytë e politikë e dorës së tretë, bashkrendimi i forcave e mundësive kundër dhunës ndaj grave e fëmijëve!

E sigurisht nuk është as çështje që duhet ngritur vetem nga gratë e lobuara nga gratë, sepse është shkelje e të drejtave të njeriut”, përfundon ish- ministrja e Integrimit.

13 komente në “Bregu kërkon procedim ndaj prokurorit të Tepelenës për dhunën ndaj nënës së dy fëmijëve”

  1. eledo says:

    Ju lutem mos nderhyni ne punet e gjyqesorit, megjthese keni te drejte, por korrupsioni vazhdon me hap rreshtor duke kenduar himnin e partise demokratike qe ushqeu zyrtarisht mosndeshkueshmerine nder vite, por tani edhe administrata, e drejtuar nga rilindja ballkanike, eshte me e arsyeshme, e shikon qe leket i vodhi fullani dhe ne vend te lekeve kerkojne seksin, dicka me mire se sa te kerkojne para ,lek ose euro.

  2. wer says:

    Shtype me Jaguar.

  3. VPTR says:

    Ne kete pike e mbeshtes Mesilen. Ka te drejte, poshtersi e madhe te lesh te lire nje dhunues barbar ndaj nje gruaje me femije. Kjo tregon qe jemi shume larg nje shoqerie te emancipuar.

  4. 'stili> says:

    Ja me ne fund doli nje deputete e p.d. qe reagon e kerkon ti dale fundi kesaj poshtersie , preshendetje Majlinda uroj te zgjohen demokratet,,,!!!!

    1. artani says:

      po majlinda e zgjuar ka qene ore i nderuar. ajo rri zgjuar edhe kur flene te tjeret, kuptohet ne shtrat nuke di ti kete.

  5. zef says:

    Janë ca gra,ca gra melule
    që i thonë vetes gra,
    me mënde si mënde pule
    na e bëjnë qimen tra.

    Demokratet e Saliut,
    e dinë veten revolucionare,
    që në 23 qershor,
    u ka ikur mëndja fare.

  6. aqif kopertpni says:

    Der di3 qe isjin ne pushtet si shikonin kto gjera se ishin te zene me pune.

  7. Agushi says:

    Zonja Bregu, e kupton tani PD (Saliu, Nishani, ushtari Basha, Halimi,etj,etj,…) se reforma ne drejtesi eshte domosdoshmeri.

  8. otto says:

    Shume drejte e ka deputetja Bregu.Keto kerkesa duhen bere edhe per raste te tjera qe kane te bejne me korrupsionin.

  9. ARUSHA says:

    PO GRISELDEN E HARROVE TI GOMARE BREGU !

  10. Dumdum Kopace says:

    O Basha keshtu behet opozita me shumbuj konkrete nga puna e shtetit dhe jeta.Mos mendoni se ka ndonje politike te madhe.ketu ne keto raste eshte permiresimi I shtetit , jome llafe koti si puna e Saliut, qe dinte vetem te vriste ata qe e rezikonin dhe te thonte brockulla per popullin, rruga me e keqe e kriminale e te berit politike.

  11. Blendja says:

    Turi kali kerkon drejtesi…TE REFORMOHET DREJTESIA…apo jo o ish ministre ??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje