“U ngrita nga gjumi shpejt, jo se kisha ndonjë punë, por kisha një shqetësim të brendshëm.
Banesa ime, nga aty ku banojnë nëna dhe dy hallat, është jo më larg se 100 metra.
U nisa në drejtim të shtëpisë së tyre, kur pashë që porta kryesore dhe dyert ishin të hapura.
Hyra me të shpejtë dhe që në oborr thirra mamanë dhe më pas hallën.
Asnjëra prej tyre nuk më përgjigjej.
U shqetësova shumë, sepse kurrë ato nuk i linin dyert e hapura. Madje nga frika mbanin të kyçur me dryna të gjitha dyert”.
Kështua e ka nisur rrëfimin e tij Vasil Vava, djali i Elsa Vavës, që u masakrua në shtëpinë e saj në Durrës bashkë me kunatën e saj.
“Zbrita poshtë në katin e parë të shikoja hallën tjetër, Marjanën, e cila është e paralizuar prej shumë vjetësh.
Ajo ishte në shtrat dhe nuk fliste.
Nuk e di nëse mund të ketë dëgjuar gjë gjatë natës, por ajo e ka të pamundur të ecë dhe të flasë pas sëmundjes shumëvjeçare që vuan.
Unë nuk jam në gjendje të gjykoj qartë pas kësaj tragjedie që më ka ndodhur, por dua që autorët e këtij krimi të vihen para drejtësisë e të marrin dënimin e merituar”, tha 40- vjeçari.
Vava është shprehur se nuk ka asnjë ide se kush mund ta ketë kryer këtë krim makabër, teksa shton se prej afro dy dekadash familja e tij kërkon të marrë pronat e patundshme që zotëron në Durrës dhe në rrethina.
Panorama raporton se dyshimet janë se dy kunatat, që janë pronare tokash, kanë penguar ndërtimin e një pallati luksoz në tokën e tyre, pranë qendrës së qytetit.
Duket se kjo ka revoltuar anëtarët e tjerë të fisit, që ishin dakord për ndërtimin
Deri më tani janë 28 të dyshuar të shoqëruar për vrasjen.
Sipas informacioneve që përcjell policia, mësohet se këta persona janë të gjithë me precedentë penalë, ndërsa çështja po ndiqet nga prokurori i çështjes, Besim Hajdarmataj.
Ditën e djeshme, burime policore theksuan se mund të kenë qenë dy autorë që morën pjesë në krimin makabër.
Shqiptaret jane popull me tendence kriminale te larte dhe kete nuk e nderron as Rama dhe as Berisha ! Shtoi kesaj edhe faktin qe Shqiperia sot po kalon nje periudhe shume te veshtire ekonomike gjasat qe te ndodhin kesi lloj krimesh jane te pashmangshme pavaresisht se kush eshte ministri apo drejtori i policise . Policia duhet te rrite zbulushmerine si i vetmi mjet per uljen e kriminalitetit por per balle ketyre gjykatave qe nxjerrin te pafajshem thuajse çdo kriminel edhe policia demotivohet jo pak .
Eshte shume e veshtire te vesh rendin ne nje shtet ku njerzit vriten per arsyen madhore ” pse po me shikon “. ME LANE DUHANIN DHE SHQIPERINE NUK ESHTE KURRE VONE “
edhe ne Norvegji njerezit sillen ne menyre arrogante-shumica e norvegjezeve kane probleme me sjelljen.
Totally agree! Me vjen ndot edhe te shkruaj shqip… I madhi e ka bekuar kete vend me pasuri natyrore por e ka mallkuar me kete popull tribal….
Shkodrani, duhet ti shtosh argumentave te tu edhe makuterine e qelbesirave te politikes qe u hapin orekset per ndertime dhe betonizime, dhe zgjojne instiktet kafsherore te kusherinjve te viktimave.
Nese do ekzistonte shtet shqiptar, ka aq shume mundesira per toka te vlefshme per kompensim pronareve(nga ato qe zorzopet dhe cubat e politkes i marrin per vehte), dhe nuk do vinte puna qe njerzit brenda familjes te vrasin njeri tjetrin.
Faji eshte i shtetit qe ndertoi mostra serbe. Epidemia mori dhene,e po pasojne edhe luluket,liket e te tjere me radhe.
Duken gra te hareshme,qe e kane dashur jeten ,mallkuar qofshin ata qe i kane masakruar..shume e dhimbshme.
Duhet te kete qene i njohur per familjen pasi po te ishte i panjohur dhe hajdut ordiner do ti vriste te trija grate dhe jo te linte nje ate te parlizuaren.
ne rast se nuk vendoset denimi me vdekje, te pakten te rihapen kampet e punes, kriminelet te punojne aty deri ne fund te jetes.
Meqe nga emrat jane orthodoxe, nuk eshte çudi te jete veper e islamikeve te zones..!
Nuk eshte vjedhje! Eshte terror i paster Salihist. Vjedhja eshte hi syve… Mbas tragjedise,Sala tha,se dyshja Meta, Rama po krijoin pasiguri… A thua se keta trima te sales,s’ua mernin dot paret pa i vrare ato dy plakat e gjora?!
“…Pa eshte then’e sterrethene..
Sa t’jete ky horr, neper kembe
ka vec kuje,lot e gjeme…
Ka vec terr,nuk del me hene!..”
Nuk jam dakort me mendimin se populli shqiptar eshte me tendenc te larte kriminale Ka shume faktore qe keto vitet e demokracise jene shtuar krimi per shume aresye si politika konfliktuale qe pasqyrohet ne menyren me ekxtreme te populli,mungesa e drejtesise e cila nuk i zbaton ligjet konform ligjit por kundrejt shperblimit [korupsionit] varferia eshte nje faktor tjeter dhe jo me kot populli ka nxjerre shprehjen fukarallek maskarallek dhe vitet e fundit eshte shtuar krimi brenda familjes qe me pare nuk ka ekzistuar dhe shume aresye te tjera qe una nuk po i citoj Por dua qe te theksoj se asnje popull ne bote nuk ka tendence kriminale Por dua qe te jap nje mendim Ministria e brendeshme duhet ti analizoje krimet qe ndodhin ne Shqiperi shkaqet si dhe parandalimin e tyre