Gjykata e Tiranës konfirmon masat e arrestit me burg për Fullanin dhe Golemin

7 Shtator 2014, 11:16Politika TEMA

Gjykata e Tiranës ka konfirmuar masën e “arrestit me burg” për ish-Guvernatorin e Ardian Fullanit dhe inspektoren e Përgjithshme të Bankës së Shqipërisë, Elivar Golemi.

Seancat gjyqësore janë zhvilluar të ndara, ndërsa kjo masë sigurie mbetet në fuqi deri në një vendim të dytë nga Gjykata e Apelit. Avokati i Fullanit, Maks Haxhia ka kundërshtuar vendimin e gjykatës, duke e cilësuar të padrejtë. Fullani dhe Golemi janë paraqitur në Gjykatë me pranga në duar, ndërsa masa e sigurisë i është komunikuar nga gjyqtarja Blerina Muça në dy seanca të ndryshme gjyqësore.

Fullani u arrestua mbrëmjen e së premtes nën akuzën e shpërdorimit të detyrës, në lidhje me skandalin e vjedhjes së 713 milionë lekëve nga Thesari i Shtetit. Me kërkesë të prokurorit Ramazan Troci seanca gjyqësore është zhvilluar me dyer të mbyllura, duke mos lejuar prezencë të mediave, për shkak të procedurave hetimore.

E njëjta akuzë rëndon edhe mbi Inspektoren e Përgjithshme të Bankës së Shqipërisë Elivar Golemi, e cila refuzoi dy herë të paraqitej në Komisionin e Ekonomisë, ku u ftua të jepte shpjegime lidhur me skandalin që shpërtheu në Departamentin e Emisionit.

Në vijim të hetimeve për vjedhjen e një shume të konsiderueshme parash në Bankën e Shqipërisë, të filluar në muajin korrik 2014, Prokuroria e Tiranës ka arritur në përfundimin se dy zyrtarët e lartë të këtij institucioni, për shkak të mosveprimeve të tyre, kanë krijuar kushtet që të cenohet siguria e parave në administrim të Bankës së Shqipërisë.

Nga dita e arrestimit, Fullani dhe Golemi kanë qëndruar në dhomat e izolimit të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ndërsa pritet të zhvendosen në një nga qelitë e burgut 302 apo 313 në Tiranë në pritje të një vendimi nga shkallët e tjera të gjyqësorit.

Avokatët e dy të arrestuarve kanë deklaruar se të hënën në mëngjes do të ankimojnë në Gjykatën e Apelit masën e sigurisë të dhënë për dy nga drejtuesit më të lartë të Bankës së Shqipërisë.

VJEDHJA NE BANKEN E SHQIPERISE LISTA E TE ARESTUARVE 

Ardian Fullani, Ish-Guvernator i Bankës së Shqipërisë
Elivar Golemi, Inspektore e Përgjithshme e BSH

Punonjësit e BSH 
Emiljano Lamçe, detyrim paraqitje
Mehdi Molla, arrest shtëpie
Fatbardha Gurthi, arrest shtëpie
Ilir Dedja, arrest shtëpie
Mehdi Marku, arrest shtëpie
Bahri Allushi, arrest me burg
Gentian Jahja, arrest me burg

Punonjësit e THESARIT
Petrit Ramohitaj
Liljana Tusha
Lavdim Cani
Myzejen Belba
Dhimitër Davidi
Ardian Bitraj
Bashkim Xhilaga
Mimoza Bruzia
Dorian Çollaku
Klevis Bejtaj, nipi i Ardian Bitraj

 

 

 

 

23 komente në “Gjykata e Tiranës konfirmon masat e arrestit me burg për Fullanin dhe Golemin”

  1. Ramy says:

    Edhe pse shamikuqet kan 1 vite ne pushtet , tani na thone se rilindja po fillon me Ramdanin e Tocve, ve bast qe shamikuqet jan me bisht

    1. Luli says:

      Ramadani i Toceve firmosi edhe per arrestimin e Zyhdi Dajtit. Apo nuk vlen kjo gje salist i m…t.

    2. ramymoterbukri says:

      Ke te drejt per ty ka fillu rruga rrenimit sot e nje vit, rilindja eshte per shqiptaret jo per ty.

      1. gisi says:

        PO sdi ca do te arrij ky kreshnik spahiume kto komentet qe ben vet se sdua te besoj qe ka njerez qe akoma i bejne gojore kreshnikut si puna e Ramyt, eshte turp i madh.
        Sa per rilindjen dil ne rrug e shikoje se si flasin njerzit, tani po qe kemi shtet.

    3. tekniku says:

      stupid comment

  2. noku says:

    uuuuuuuaa sa po e vuante zhelefina arrestimin e fullanit…a thu te ken naj gjo qe ta shqetsoj kaq shum zhozin.

    1. poprapo says:

      ka vajzen te punesuar tek banka e shqiperise xhozi per kete i djeg verra

    2. Endri says:

      S’eshte vetem ajo por jane dhe nje tufe e ter HIENASH
      qe jane ne ankthin e pritjes. Plote biznesmene te fuqishem
      qe me kete rast frike po tresin edhe dhjamin e paskokes.

  3. teli says:

    e patet shum zor ta benit shum me heret por presim cfar munde te beni me tej se porrin me shum persona ne burg qe kan ber me pak se ky te fitojne edhe ata lirin si bajram mustafa me shok ky barkederri polic lul mulgeci te nderrohet me fullhajnin

  4. Sh. says:

    Fullani i ka bere te gjitha veprimet me ndergjegje prej shume vitesh,
    duke mos llogaritur fundin qe i erdhi.Me zjarrin dhe me Qeverine nuk luhet.

  5. Bravo "Gjikata" says:

    Cudi cfare fotosh gjysmake e te turbullta vene ne dispozicion keta reporteret e “mediave te pavarura”.

    Pale kur shikoje ate te arestimit te dyshimte ne mes te nates, qe s’i dalloje dot nese i kishin vene vertet prangat, apo po e mbanin per krahu duke i dhene kurrajo qe mos te merzitej fare, se shume shpejt do t’a nxirrnin qe te flinte i qete ne krevatin dopjo qe kishte (dhe ndoshta e ka akoma) ngjitur me zyren e punes.

    Kur arestojne ndonje fukara per “vjedhje hurmash” e nxjerrin pa piken e turpit me duar te vena nen pranga para kamerave televizive, a thua ti sikur kane zene ndonje “pezzo grosso”. Pa le sa qesharake eshte kur shikon se si gafuren ca hunderra qe i rrine perkrah njeri nga e majta, dhe tjetri nga e djathta. lol ?

    Pastaj pse na u dashka arrestuar apostafat ne mes te nates, kur pritej se i dyshuari “jo vetem per shperdorim detyre” as nuk do te bente as gek as mek. Apo do thote dikush qe arrestimi naten ishte rastesi dhe i pa paramenduar?

    Fotoja gjysmake nga e djathta, ku i akuzuari e maban koken me lart se shoqeruesit me unforme, deshmon qarte se “i akuzuari per hicgje” shume shpejt do festoje DITEN E CLIRIMIT brenda gjirit te familjes. Do dikush te vere bast?

  6. iron maiden says:

    Hajde me kembe te mbare o full dhe kujtohu qe sa me lart te ngjitesh me shume vrihesh kur rrezohesh.

  7. Deni says:

    Bravo Znj. Blerina Muca, eshte nje gjyqtaret shume te pakta te ndershme ne Gjykaten e Tiranes!

  8. agroni nga Kosova says:

    Te lumte gjyqtare Blerina Muça. Je e para qe theve akullin dhe po can drejtesine shpetare te qelbur. Duhen edhe disa te tjere e te tjra gjyqtare si puna jote dhe shqiperia shikoje se sa mire ka per te ecur. Ta shikojne mire se cfar do te thote kur ka drejtesi per te shkuar ne dyeret e gjykates.
    Deri ne fund te procesit keshtu duhet te jete gjyqtaria jone, e jo si puna e atij avokti socialist Maks Haxhia, qe shet mend sikur ka kapur qellin me dore. E si mud ta mbroje fullanin e kompani kur jane vjedhur 8 milion euro te taksapaguesave shqipetar. Avokatet nuk do tja dine se i kane xhepat plot e perplo dhe nuk e dine se ku ti cojne se makina kane boo dhe shtepia kane po boll.

  9. Kendveshtrim tjeter says:

    Ne gjykaten e Apelit do lirohet nga e shoqja !

  10. agostin says:

    Burgu eshte shume pak dhe vetem ka shpenzime,atyere duhet te ju behet verifikimi dhe sekuestrimi i te gjithe pasurive qe nuk jane te justifikushme .Mafia ka pike te dobet pasurite ,dhe jo burgun ,prandaj duhet goditur pika e dobet e saje ,PASURIA.

  11. tirana says:

    Me ato qe degjuam nga prokuroria e pergjitshme per shkelje te ligjit nuk perbejne veper penale per fullanin. Arrestimi me siguri ka prapaskena te ndyra politiko nafioze. Jo se fullani eshte burr I mire por edhe sikur hajduti te vjelle 100 here nuk mund te denohet per nje vjellje tjeter qe se ka bere ose qe nuk provohet.

  12. Vunoi says:

    Gjygj me dyer te mbyllura po na sillini kohen e Enverit,po tjeter, tortura ne burg deshmimtare te rreme dhe vendim i prere,pretence e diktuar nga lart?
    Le te denohet ne qofte se ka vjedhur,shtro provat dhe faktet,vure me shpatulla per muri,po trajtoje me dinjitet jepi mundesine edhe te mbrohet nga avokati i tije, e mos ja mbyll syte publikut,pse e mban
    ceshtjen ne erresire,kush eshte akuza e verte,vjedhje apo shperdorim
    detyre ose te dyja bashke.Drejtesia nuk i aplikohet ceshtjes apo personit,ajo zbatohet ne transparence te plote ligjore.Dyerte e”mbyllura”hapin rrugen e diktatures

  13. ilir says:

    bravo Brace nuk jam njeri partiak qe po te shkruaj.

    por nuk duhet qe te ndaloni tani,
    ky ishte hapi i pare.

    ne BSH ka 600 punonjes qe marrin rrogat kot,
    sa tre ministri.

    BSH pund te punoj fare mire edhe me 300 vete sa ka qene para fullanit.
    300 veta jane futur ne pune nga Fullani per te mare rrogen kot.
    300 veta x 26 mije usd rroga ne vit bejne rreth 7.8 milion dollare ne vit
    kaq edhe mungojne nga thesari.
    te ulen edhe rrogat e tjera dhe mund te kursehen 20 milion euro
    sa u kursyen nga reforma territoriale, qe la pa pune 20 mije vete.

    te ulen rrogat e banken se vetem kane prishur pune.
    inventaret i bente ne fund elektricisti dhe marangozi.

  14. ilir says:

    BSH ti kete rrogat rang ministrie

    ska asnje kuptim qe te paguhen si ne zvicer
    kur ne fund rrine ne nje shesh te mbushur me tymin e qofte Korca.

  15. liu says:

    o ramy si thua ti lene te vjedhin sa me shume jam dakort nqs dhe ti ben jeten e te birit te fullos qe sot nuk e deshte buken e policise

  16. Dea says:

    Sido te jete Fullani ndalimi i tij eshte i paligjshem. Por, ti behet mesim zonjes se tij ne Gjykaten e Larte, kur ligjeronte ndalime te tilla. Kushedi cfare padrejtesie i duket tani?

  17. fushebardha says:

    Dea ne qofte se ka mundesi a munde te na shpjegoni juridikishte se perse ndalimi i Full-hanit eshte i paligjeshem . Ne te kunderten i bie qe me ate qe ke shkruajtur sic i thone popullorce ” ja ke futur pordhes ‘.Ne qoft se verteton te kunderten sinqerisht do tju kerkoj ndjes .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje