Selami Xhepa: Tashmë duhet ndryshuar edhe Këshilli Mbikëqyrës

6 Shtator 2014, 15:39Politika TEMA

Zhvillimet e fundit në Bankën e Shqipërisë, që kulmuan me ndalimin e guvernatorit Ardian Fullani, kanë hapur mes ekspertëve debatin se si mund të administrohet kjo situatë.

Një zgjidhje normale mendoj që do të nënkuptonte një dorëheqje të guvernatorit, sepse pavarësisht se është i arrestuar, guvernatori e gëzon ende mandatin e tij si kryetar i Këshillit Mbikëqyrës dhe guvernator. Në rast të kundërt, pastaj do të ishte detyrim i Këshillit Mbikëqyrës për të bërë shkarkimin e tij”, u shpreh zoti Selami Xhepa.

Zoti Xhepa mendon se, edhe pse nuk çojnë në pamundësi qeverisjeje, rrethanat e krijuara në Bankën Qendrore kërkojnë një zgjidhje thelbësore, përmes riformatimit të plotë të strukturave drejtuese.

“Kështu që në këtë kuptim, ndoshta në një periudhë disajavore Komisioni parlamentar i Ekonomisë duhet të punojë më ngushtësisht me anëtarët ekzistues të Këshillit Mbikëqyrës, për t’iu dhënë mundësi edhe atyre të marrin vendimet e tyre personale dhe për të bërë ndoshta një freskim më të plotë të të gjithë strukturës së lartë drejtuese”, shtoi më tej zoti Xhepa.

Sipas tij, në këtë situatë është Komisioni parlamentar i Ekonomisë, ai që duhet të marrë rolin kryesor për të rikthyer bankën në normalitet, jo vetëm me riformatimin e strukturave drejtuese, por edhe përmes një rishikimi të plotë të ligjit.

Për të ndarë në mënyrë më të saktë dhe më precize përgjegjësitë midis menaxhimit dhe politikbërjes, midis detyrave dhe funksionit të Këshillit Mbikëqyrës, por edhe të administratorit të bankës, që janë guvernatori dhe zv/guvernatori. Për të parë marrëdhëniet e Parlamentit me Bankën e Shqipërisë, dhe në veçanti në këtë rast rolin e kryeinspektorit, por edhe proceset e auditimit, të cilat për hir të së vërtetës nuk është një çështje e re, por një e tillë që është neglizhuar, sepse në mënyrë të përsëritur të gjitha institucionet e pavarura e kanë pasur këtë problem prej kohësh, të mënyrës së raportimit dhe kontrollit parlamentar”, deklaroi Xhepa.

Një nga njohësit më të mirë të sistemit financiar, zoti Xhepa thotë se përtej debatit, se si mund të administrohen ngjarjet e fundit në Bankën e Shqipërisë, përçojnë edhe një mesazh të fortë në publik.

Mendoj se kjo situatë, pavarësisht se është fatkeqe në disa kuptime, në kuptimin e imazhit të bankës, por në kuptimin e shoqërisë është shumë pozitiv, sepse përcjell disa mesazhe shumë të rëndësishme për integritetin e shtetit dhe jep shumë besim për integritetin e institucioneve në të ardhmen, dhe në luftën ndaj korrupsionet besoj se është një nga leksionet më të rëndësishme të përcjella publikut”, përfundon intervistën zoti Selami Xhepa./TCH

15 komente në “Selami Xhepa: Tashmë duhet ndryshuar edhe Këshilli Mbikëqyrës”

  1. . says:

    Enveri

    na duhet sot qe te arrestonte te gjithe keta mashtrusa hajdute qe vrane dhe vodhen popullin dhe Banken e popullit.

    1. XUME PROTOPAPA says:

      NJE FYLE QE SHFRYTEZON RASTIN

      Ju ka rene rasti te beni nje pipizane me kashten e grurit? Ne se jo merreni Xhepen, pasi ti keni futur tubin e fryrjes se gomave, pa u sforcuar fillon te kendoje vete, me vrimat e hundes, me gojen dhe me….

      E kam degjuar nje here nje pasdreke tek intervistohej nga nje xhuxhmaxhuxh i ORAnews, nje boshllek i nderthurur me kapadaillekun e nje te “dituri” me peshen e budallallekut ekstrem. Teori ekonomike te falimentuara, apo me keq teori sharlatanesh te shitura me shumice ne tregjet perendimore.

      Mund te jete i preferuar vetem per pasditet argetuese te grupimit Soros-ian te Veliajt e Endrina Fuges. Boshllek i pa arritshem, si dhe tjetri, ai qe u pasurua me vdekjen e 84 vlonjateve ne Kanalin e Otrantos, Arben Malaj.

      Do behet edhe ai i gjalle me teorite e tij bishtpallore.

      Jane vetem delenxhinj qe thene ne latinishten e njerit nga tete Papet me origjine shqiptare thuhet: “carpe diem” – shfrytezo rastin, apo ne italishten e Edi Aunirthte Rames: cogli l’attimo! (ne se nuk e di kuptimin do t’ja nis me cicerr – Tweeter).

      I josh keta myzeqare te zbritur ne bollek posti, paga, prestigji i Governatorit te Bankes se Shqiperise, ne fund te fundit jane mendje ndriturit ops pjerdhurit e ketij vendi sakatesh qe vazhdon te masakrohet nga debile pipizane te improvizuar.

    2. Gjiro says:

      Doni Guvernator te vertete ? Ja ku e keni :

      A do te ruash florine?
      katandine e shtepine?
      Me dy qofte mbush sinine
      Ec e mere Gjirokastrine

  2. mari says:

    Respekte per ju z. Xhepa jeni objektiv dhe financier i zoti.

  3. shqipo says:

    Ky, Xhepa, eshte per guvernator.i afte ,dhe I djathte.Askush sdo thote qe Qeveria po zapton institucionet e pavarura.

    1. Koco says:

      jam dakort me mendimin e zotit Shqipo , perse jo edhe zoti Xhepa ?! le te kandidoje e konkuroje , dikush zoti Enver shprehet se eshte per arestimin e te gjithe atyre monstrave qe perbejne keshillin mbikqyres ? besoj tu vije radha shume shpejt , qofte ne se jane bashkepuntore , perfitues apo duke bere sehirxhiun , mjafton qe keta ” baballare ” halera te financave te ketij vendi , shikojne vetem bythen e tyre , keta jane imazhi me i keq i ketij vendi ,Si ka mundesi te dretojne me keta institusione te arsimit dhe edukimit financiar te qindra studenteve keta pleha , keta shpirt zinj , ? si ka mundesi qe te jene ne kohe akoma keta qelbanike qe predikojne : Beni si themi ne , jo si bejme ne ? Kam parasysh , Me “nder” zotin Kule , Milon , Golemin , Gjonin , etj . Mendoj se ketyre anti shqiptareve , ketyre bythe qelburve , duhet t’ju hiqet e drejta e ushtimit te Profesjonit, sikurese ndodh ne shume profesjone dhe ne kete menyre te behen nje shembell i shembellueshem per cilin do qe spekullon apo keq perdor dijet dhe duhet te krijohet nje “liber i madh i Shtetit “, Ku mundesisht te shkruhet e ti sherbejne kujteses se shtetit , kombit, popullit , te gjithe keta kriminela qe ka nxjere ky komb , sipas fushave dhe peshes se mekateve dhe gjemave . Njeriu duhet te kete nder edhe atje ne varr . Do ti lutesha Zotit qe keta Monstra te shkolluar te emeruar ne detyra shteterore , keta shpirt zinj , keta spekullatore , Ne emer te ketij populli do ti lutesha Zotit qe ketyre plehrave me kollaro , vetura e vila : Mos ju qeshtete buza ,qofshin te perbuzur dhe mos befshin hajer as pjellat e tyre dhe mos i gezofshin , te mallkuar e poshteruar qofshin ne jete t jeteve .

  4. nexhi says:

    Te gjithe jane bashkepunetore,bashkehajdute e bashkefullane.
    Te tere e pacin per turp se kane ngrene ne nje sahan.
    Mos i ndani,eshte gjynah,edhe ne qeli te jene bashke,te tane.
    Mos u gjete gjyqtare e as doktor ju me ju ba derman.
    Krimet,gjynahet e mekatet e tyre nuk ka det qe i lane.

  5. Qytetari says:

    Bravo Selami konstatimet tuaja jane shume te drejta

  6. otto says:

    Mendoj se Xhepa duhet te jete ne short list per guvernator

  7. Tarasi says:

    Sela eshte peshe e lehte: vertitet nga e fryn era.

  8. otto says:

    Do te ishte e rendesishme qe te NDAHET ROLI I GUVERNATORIT NGA KRYETARI I KESHILLIT MBIKQYRES

  9. begsi says:

    une mendoj te jete kryepis kopi.

  10. Majakovski says:

    Selamiu eshte nje speciist ekonomie shume i zoti. Ka nje prejardhje nga shtrese e thjeshte qytetare. Anjehere nuk ka patur ndonje suport. Ish nje student kalibri qe sic thashe vinte nga nje familje e thjeshte. Gezohem dhe shpresoj qe ky te jete emri me i diskutueshem per Guvernator te Bankes se Shqiperise. Edhe ne aspektin politik ka treguar integritet te larte i pakopromentueshem nga Berisha.

    1. omeri says:

      A nuk e mbeshteti Saliu qe te bente karriere. E mori keshilltar, e beri Deputet. Tani na doli i pavarur dhe superekspert. Thone qe eshte dhe miku i Cim Canit. Fundja nga Dibra jane

  11. Sherifi says:

    Jo anetaret e keshillit mbikqyres por deri tek roja e deres te gjithe duhen hequr dhe te disifektohet ai vend i gjithi sepse ka vite qe atij vendi i vje ere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje