Një gjysh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës qëlloi për vdekjen vajzën dhe gjashtë fëmijët e saj, përpara se t’i jepte fund jetës.
Ngjarja e rëndë ndodhi në Bell të Floridës.
Fëmijët ishin nga mosha tre muajsh deri në 10 vjeç.
Autoritetet e kanë identifikuar autorin e krimit të rëndë si Don Charles Spirit, 51 vjeç.
Një zëdhënës i policisë tha se një koleg shkoi i pari në vendin e ngjarjes dhe pati kontakt me Spirit, përpara se ai të vriste veten.
“Nuk kam parë kurrë diçka të tillë,” tha Robert Schultz, sherifi i zonës.
“Kjo konte, ky komunitet do të shkatërrohet nga kjo. Është një konte e vogël dhe ne jemi si një familje”.
Pasi Spirit i dha fund jetës, policia gjeti edhe shtatë trupa në shtëpi, edhe pse aty kishte të tjerë njerëz, që ishin të gjallë.
Spirit ishte një personazh i njohur për policinë.
Ai ka qenë në burg për një akuzë që lidhet me armët e zjarrit.
Bell është një qytezë me 350 banorë.
Mire qe nuk eshte mysliman se pastaj hajde e duro thithesin |