Homazhe dhe respekt për aktoren Besa Imami

22 Shtator 2014, 16:51Kulturë TEMA
Homazhe dhe respekt për aktoren Besa Imami

Është shuar në moshën 86 vjeçare aktorja e shquar e skenës shqiptare Besa Imami. Aktorja e njohur e skenës ndërroi jetë në moshën 86 vjeçare të djelën e 21 Shtatorit pas  vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.

Në ambjentet e Teatrit Kombëtar, në nderim të aktores, u zhvillua sot ceremonia e lamtumirës, e cila bëri bashkë artistë, politikanë, si Robert Ndrenika, Tinka Kurti, Margarita Xhepa, Tefta Radi, ministri Erjon Veliaj, kryeparlamentari Ilir Meta, kryebashkiaku Lulzim Basha.

“Një ditë e trishtuar për qytetarët dhe  sidomos për komunitetin e njerëzve të kulturës, artit, teatrit e kinamtografisë shqiptare, pasi një ikonë e ekranit, është ndarë nga jeta, duke lënë një dhimbje të thellë, për të gjithë . Por ajo ka lënë pas një trashëgimi të shkëlqyer të veprave që ka  intepretuar përmes punës dhe talentit të saj të cilat do të ndihmojnë ta kujtojmë  përgjithmonë” është shprehur kryeparlamentari Ilir Meta në fjalën e tij.

Edhe kryetari i Bashkisë së kryeqytetit, .Lulzim Basha, pasi vendosi buqetën me lule pranë trupit të pa jetë të artistes,  në fjalën e tij për mediat theksoi se “ndarja nga jeta e Besa Imamit, është një humbje e madhe e një aktoreje e cila do të mbetet e padvekshme jo vetëm duke u kujtuar per rolet që  intepretoi në teatër apo kinematografi, por dhe si një ndër themelueset e teatrit në vend”.

Ndërkohë, me lotë në sy koleget dhe mikeshat e saj, Roza Anagnosti, Tinka Kurti, si dhe Margarita Xhepa, në fjalën e  lamtumirës cilësuan dhe vlerësuan  jo vetëm figurën e Imamit si një artiste qe shkëlqente në skenën e teatrit dhe kinematografisë, por edhe figurën e saj në rolin e nënës dhe të gruas.

“Ajo kishte një portret dhe një hijeshi që shkëlqente në skenë. Në skenë ishte fantastike edhe ana e brëndshme, e jashtezakonshme edhe me komunikimin. Ishte një grua krenare, të cilën e kam parë si idhull kur kam ardhur në teatër”  tha Roza Anagnosti. Një ndër mikeshat e saj, Margarita Xhepa, e ka cilësuar Imamin si “një zonjë fisnike, e cila në kohën e pasionit dhe talenteve, shkëlqeu midis aktorëve të mëdhenj”. Besa eshte një ndër protagonistet që bashkë me kolegë të tjerë themeluan teatrin, ku nëpërmjet personazheve që ka intepretuar, do tӕ mbetet e pa harruar” u shpreh me pikëllim Xhepa.

 

Biografia 

Aktorja Besa Imami ka lindur në 8 Gusht të vitit 1928 në qytetin e Gjakovës. Në vitin 1937, familja e saj u shpërngul nga qyteti i Gjakovës për tu vendosur në Tiranë. Artistja e Merituar, Besa Imami i ka dhënë publikut mbi 90-të role, midis të cilave përmendim rolin e Mbretëreshës Teuta tek “Artani”, rolin e Nënë Zyrasë te “Bashkë me Agimin”, rolin e Prendës te “Cuca e Maleve”, rolin e Rushës te “Halili dhe Hajria”, rolin e Lajes te “Lulet e Shegës” etj. Në kinematografi u bë e njohur me rolin e Donika Kastriotit në filmin “Skënderbeu” të realizuar në vitin 1953. Më pas do të vijonin role të tjera në filmin “Brazdat” në vitin 1973, “Në fillim të verës” në vitin 1975. Vetëm para pak kohësh me një propozim te  Fondacionit Kulturor Mbarëkombëtar “Nermin Vlora Falaschi”,  ajo u nderua nga Gjakova, vendlindja e saj , me titullin “Nderi i skenës shqiptare”.

 

12 komente në “Homazhe dhe respekt për aktoren Besa Imami”

  1. Prenga says:

    U prehte ne paqe aktorja jone!

  2. shqip says:

    ngushellime familjes.
    u prehte ne paqe.
    U Shuan nje nga nje keta artiste te artit, keta kollose te artit skenik e te kinemase por ata lane pas nje mal me vepra per te gjithe brezat,duke na dhe dashuri
    per jeten
    per familjen
    per shoqerine
    per heroizmin shqiptar.
    nje memorial per nderin e kombit per te gjithe keta artiste

  3. shqip says:

    ngushellime familjes.
    u prehte ne paqe.
    U Shuan nje nga nje keta artiste te artit, keta kollose te artit skenik e te kinemase por ata lane pas nje mal me vepra per te gjithe brezat,duke na dhene dashuri
    per jeten
    per familjen
    per shoqerine
    per heroizmin shqiptar.
    nje memorial per nderin e kombit per te gjithe keta artiste

  4. nora says:

    rrespekte per kte artiste bije e trojeve tona

  5. plaku says:

    Desha te tregoja nje histori te vertete ne lidhje me kete artiste. Mendoj se ishte nje nga artistet me te mira te Shqiperise se kohes se diktatures.
    Nuk e mbaj mend se cfare viti ishte. Me duket ishte koha kur Shqiperia doli nga Traktati i Varshaves, dhe sic flitej, Titua kishte siguruar Shqiperine se asnje lloj sulmi nga ruset kunder Shqiperise do te nisej nga toka jugosllave. Per shkak te kesaj, sic duket, pati nje afrim shume te madh midis Shqiperise dhe Jugosllavise dhe sidomos Kosoves.
    Nga Kosova erdhen ne Tirane dhe dhane koncerte dhe shfaqja teatrale shume Gruppe kosovare. Sic duket nje grup kosovar ishte vendosur ne Hotel Tirana. Neve si Kombinati i Drurit Misto Mame kishim nje specjalist italjan qe po montonte linjen e rimesos artificjale ne kombinatin tone. Une isha shoqerues i tij m.q.s dija pak italisht. Shoferin dhe makinen e kishim nga parku i delegacjoneve qe ishte prapa stdiumit Dinamo.
    Shkurt muhabeti, une dhe shoferi vajtem ne sallen e hotelit dhe pritem qe te vinte specialisti italjan ( qe Flinte ne hotel ) dhe m.q.s ishte e shtune te benim nje ekskursjon diku ne Shqiperi dhe te Hanim bashke dreke dhe darke. Kuptohet italjani ishte ftuar nga kombinati.
    Kur u ulem me shoferin une vura re se ne ishim ulur prane aktores Besa Imami, e cila ishte ne Sofa me dy artista kosovare. Ata po diskutonin ne shqip me njeri tjetrin. Harrova te them se une dhe shoferi ishim veshur me kostume dhe kollare sipas rregullores.
    Papritmas shoferi me thote, hajde hikim se kjo po e ben ne breke. E pyeta, kush? Me pergjigjet, Besa Imami pra. Une kthej koken nga Besa Imami dhe degjoj ate qe te thote : “Mos harrojme kurre gjakun qe kemi, jemi shqiptare”. Bashkbiseduesi kosovar i habitur i pergjigjet : “Cfare thua keshtu moj Besa, ne po bisedojme per dicka tjeter tani…” Besa e shkrete, vazhdoi : “Jo sepse gjaku duhet ruajtur…”.
    Hajde i thashe shoferit, shkojme se kjo po na merr per te sigurimti te shtetit dhe po e ben ne breke. U ngritem dhe vajtem ne nje kolltuk tjeter larg Beses. Pas pak erdhi specialist italjan dhe neve u larguam.
    Pothuaj te njejten histori, kete radhe me nje grup turistash zvicerjane ne Sarande me ka ndodhur me artistin Kadri Rroshi. Ndoshta do ta tregoj ndonjehere ketu ne forum.
    Ju e dini se artisti Sander Prosi vuante nga mania e persekutimit nga sigurimi dhe vrau vehten.
    Ishin kohe muti.

    1. Drejtoresha e ATSH-se says:

      HISTORI PREKESE

      me ke shtene ne mendje nje histori timen me nje shofer te Parkut te delegacioneve, me origjine nga Gjirokastra. Banonte ne krah te Ambasades Jugosllave.
      Kur isha e shtruar ne kirurgjine e Spitalit Ushtarak, per nje operacione te rendesishem, ky person me ka shpetuar jeten duke dhuruar gjak per mua. Nuk di as si quhet, as a eshte akoma gjalle apo sa femije ka qe te mund ta falenderoj.
      Ti o Plako qe paske njohur ata mbase mund te me ndihmosh ta gjej.

      1. plaku says:

        Drejtoresha e ATSH-se,
        Me fal moj moter por parku i delegacjoneve qe ndodhej prapa stadiumit Dinamo kishte, mendoj une, me shume se 30 shofere, prandaj nuk te ndihmoj dot. Shoferi qe ishte me mua quhej Sander (me duket) ishte i shendoshe tip babaxhani. Njeri shume i respektueshem.
        Me fal, qe nuk te ndihmoj dot me shume.

        Pershendetje

    2. Mondi says:

      e cfare vlere ka kjo perralle? mire te gjallet po tani edhe te vdekurit nuk po i lini rehat pa i perbaltur… qenke dhe plak – po buxhuk me siguri jo oxhak.
      SA TURP!

      i qofte dheu i lehte Beses! Respekte per te si person dhe vepren e saj!

  6. Haki ymeri says:

    U preftw nw paqw kjo artiste e emadhe shqiptare!

  7. Gjergji says:

    Ngushllime familjes per humbjen e te dashures se tyre, dhe Shqiperia humbi nje Artiste te madhe.
    Plaku! Nuk kuptova asgje se çfar doje te thoje, ke bere nje lemsh qe vetem ti mund ta zgjidhesh.Mos e trego ate “historine ” me Kadri Roshin , se do te jete e pa kuptushme per lexuesit ne kete menyre qe tregove kete te paren. Dhe ne qoftese eshte e vertete :Ti ke qene shoferi, dhe jo perkthyesi por nuk te kujtohet pas gjithe asaj kohe qe ka kaluar.

    1. plaku says:

      Gjergj,
      Une isha perkthyes-shoqeruesi dhe jo shoferi. Me ate qe tregova desha te thoja se diktatura i kishte bere njerezit, edhe gjysem njeriu nga frika.
      Me poshte te thashe se artisti i madh Sander Prosi, vrau vehten sepse mendonte se ndiqej nga sigurimi i shtetit. Jam i sigurte se ti je i ri dhe nuk ke si ta njofesh friken qe kishim te gjithe ne nga sigurimi i shtetit.Ka nje ndryshim te madh midis te lexodh dhe jetosh ate kohe qe mos ardhte me ne Shqiperine tone.

  8. mira54 says:

    Ngushellime familjes, ajo ishte artiste e madhe dhe shume e pelqyer.Shume emra Besa jane vene ne Shqiperi ne kohen kur ajo shkelqente ne skene.U prefte ne paqe!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje