Katër nga njerëzit më të rëndësishëm në vend përgjoheshin rregullisht nga SHISH; Edi Rama, Ilir Meta, Lulzim Basha e Saimir Tahiri kanë qenë prej kohësh në veshët e Visho Ajazi Likës. Bashkë me ta, shumë deputetë, botues të rëndësishëm, gazetarë, biznesmenë të djathtë dhe policë. Skandali me shumë dëshmitarë zbulohet nga një raport sekret i komisionit të sigurisë në Kuvend. E paqartë e nesërmja e institucionit, por teorikisht ka dhe kërcënim me burg: përgjimi i paligjshëm kushton deri në shtatë vjet në qeli
Nga Lorenc Vangjeli, JAVA
Në fund të fundit është ndjenjë njerëzore dhe gati – gati e paqortueshme. Çdokush që thotë se nuk ka dëshirë të shohë nga vrima e çelësit se çfarë po bën fqinji, se çfarë thotë, shkruan apo lexon në celularin e tjetrit, thjesht gënjen. Kurioziteti është dobësi njerëzore, por quhet dobësi kur bëhet fjalë për njerëzit e thjeshtë. Sepse në politikë dhe tek njerëzit me pushtet puna ndryshon kryekëput: është vepër penale, e dënueshme ligjërisht dhe e pështirë dhe pa moral moralisht. Një raport tronditës, i konsideruar deri më tani si sekret tepër i ndjeshëm shtetëror, ka hapur një faqe të pistë të Shërbimit Informativ Shtetëror:
Institucioni në varësi të kryeministrit ka përgjuar vetë kryeministrin;
drejtuesi i institucionit që mund të shkarkohet nga Kuvendi i Shqipërisë, ka urdhëruar përgjimin e kryetarit të Kuvendit;
ka përgjuar edhe ministrin e brendshëm, me të cilin shërbimi informativ ka një lidhje të veçantë për shkak të detyrave praktike që duhet të kryejnë së bashku kundër krimeve që cënojnë sigurinë kombëtare;
Dhe për më shumë, njeriu i zgjedhur nga Partia Demokratike si i besuar i ish-kryeministrit Berisha, emri mbi të cilin u hodh një nga firmat e para të presidentit të Republikës Bujar Nishani, ish-antar i PD-së, nuk ka hezituar të përgjojë dhe vetë kryetarin e ri të PD-së.
Edi Rama, Ilir Meta, Lulzim Basha e Saimir Tahiri janë vetëm disa nga emrat që janë dëgjuar në bisedat telefonike mes tyre dhe me të tretë. Në një proces që nuk dihet sesa ka zgjatur, por që është konfirmuar se ka ndodhur rregullisht që nga marsi i vitit 2013 e deri në marsin e këtij viti. Zbulimi i skandalit, për të cilin, çuditërisht kishin dijeni të gjithë të përgjuarit, është bërë nga një grup deputetësh nga komisioni i sigurisë që kanë kontrolluar segmente të caktuara të veprimtarisë së SHISH. Ai grup deputetësh ka përpiluar një raport, të cilin në fillim të javës tjetër do ta venë në dispozicion edhe për dy nga drejtuesit e shtetit, kryeministrin Rama dhe kryetarin e Kuvendit Meta. Dhe natyrisht do të vihet në dijeni edhe Presidenti i Republikës.
E gjithë përmbajtja e raportit është konsideruar sekret shtetëror, por detaje të tij kanë nisur të dalin në media që të mërkurën në mbrëmje. Burimi i tyre pretendohet se janë personazhe të komisionit të sigurisë, por me shumë gjasa, një pjesë e informacionit mediatik ka rrjedhur dhe nga ana tjetër, nga vetë SHISH. Shërbimi është i interesuari i parë për shpërthimin para kohe të skandalit, për konsumimin e jetëgjatësisë tre ditore të skandalit dhe më pas, për relativizimin e tij.
Përgjimet
Për plot shtatë vjet rresht, që me ardhjen e tij në pushtet, Berisha kërkoi me këmbëngulje të ketë në krye të shërbimit një njeri të vetin të besuar. Mbas disa tentativash të dështuara, ai mundi ta realizojë këtë kërkesë vetëm në vitin e parafundit të mandatit të tij të dytë, kur një kompleks rrethanash ja dhanë këtë mundësi. Më kryesori, presidenti i ri i sapozgjedhur në qershor 2012, nuk do të hezitonte që dy muaj më pas, në gusht, të firmoste shkarkimin e Bahri Shaqirit. Berisha atëherë e kishte pasur gati kandidaturën që priste të shkonte në shërbim së paku që nga viti 2005, Visho Ajazi Likën. Me emërimin e tij skema u mbyll dhe meqënëse ish-kryeministri besonte fort se thelbi i pushtetit ishte informacioni, kërkesa e tij e parë ishte marrja e informacionit të ndjeshëm nga shërbimi, kryesisht për kundërshtarët e tij, por dhe për njerëzit me të cilët punonte. Jo se nuk e kishte bërë më parë, kryesisht nëpëmjet ministrisë së mbrojtjes apo agjensive kundër krimit ekonomik, por kësaj rradhe, po e merrte nga një institucion i specializuar në këtë drejtim. Veç opozitarëve, nën përgjim kanë qenë dhe një pjesë e ministrave më të rëndësishëm të kabinetit të tij.
Në të paktën dy raste, skandali i përgjimeve është bërë dhe publik. Herën e parë në shkurt të vitit 2012, kur vetë ish-kryeministri dhe ish-ministri i brendshëm Nishani dhanë provat bindëse se ishin përgjuar jo vetëm Rama, deputetë socialistë, por edhe ish-presidenti i republikës, prokurori i përgjithshëm, një numër diplomatësh të huaj në Tiranë, ish-shefi i SHISH dhe disa gazetarë pranë opozitës. Por duke nisur sidomos nga marsi i vitit të kaluar, historia e përgjimeve nga SHISH u rrit në mënyrë dramatike. Kryesisht për dy njerëzit kryesorë të së majtës, Rama dhe Meta dhe një numër deputetësh të rëndësishëm pranë tyre. Dhe kjo e kishte një arsye. Berisha ishte në dijeni të lëvizjeve që synonin të bashkonin të majtën dhe kishte dëgjuar zëra të shumtë në këtë drejtim, por nuk kishte prova. Kishte megjithatë dhe pafuqinë për të penguar afrimin e dy ish-miqve të armiqësuar për katër vjet rresht, por jo mungesën e kuriozitetit për të mësuar se çfarë pritej të ndodhte. Rama dhe Meta janë përgjuar rregullisht në këtë periudhë, por me të gjitha gjasat, ata e dinin një gjë të tillë. Herë njëri dhe herë tjetri më pas, e kanë përmendur shpesh këtë episod.
Madje, edhe mbasi binin dakort me njëri-tjetrin kur shiheshin sy ndër sy, në komunikime telefonike me të tjerë, flisnin keq për njëri-tjetrin. Një shaka që duhet ta ketë lënduar pafund Doktorin, që edhe e ka kuptuar talljen, edhe ka kuptuar se nuk kishte asgjë në dorë për të ndryshuar rrjedhën e ngjarjeve që do ta nxirrnin në opozitë. Siç e kuptoi që në 1 prill të vitit të kaluar kur pa se fronti kundër tij e kishte betejën elektorale të fituar.
Rasti i dytë i bërë publik i përgjimeve e ka pasur sërish zanafillën nga vetë Doktori. I cili në muajt e parë të pozicionit të tij “si deputet i thjeshtë”, shpërthen kundër një akti administrativ të ministrisë së brendshme, shkrirjes së një strukture hetimore. “Njësia kishte dhe dokumenta, dhe përgjime të shumta për ministra, deputetë aktualë të PS, familjarë të tyre të implikuar në larje parash të pista, kontrabande, trafik droge e të tjerë… Kjo polici kishte të gjitha përgjimet e komunikimeve elektronike të kryera nga organet tona dhe partnerët tanë, të antarëve dhe bosëve të bandave kriminale të Hakmarrjes për Drejtësi, Bandës së Lushnjës apo Durrësit, në të cilat lakohej dhe implikohej edhe direkt emri i Ramës”, thotë Doktori. Duke sulmuar ata që e rrëzuan nga pushteti, por në të njëjtën kohë, duke dëshmuar një pjesë të mekanizmit që e mbante dikur në pushtet: përdorimin e informacionit për kundërshtarët të mbledhur në mënyrë të paligjshme dhe shantazhimin e tyre, përfshi këtu dhe njerëzit e tij vetë, Doktori tregonte të vërtetën e tij jo të pastër.
Mbi të gjitha, tek emrat e të përgjuarve spikat emri i Lulzim Bashës. Kryetari i ri i PD-së konfirmohet se është një nga katër emrat, telefoni i të cilit është dëgjuar rregullisht nga njerëzit e Vishos dhe më pas, transkriptet e tij janë dërguar në zyrën e Doktorit. Arsyeja është fare e thjeshtë: Doktori nuk ka besim tek askush. Vetë Basha ka qenë objekt i përgjimit edhe më parë. Struktura okulte e ministrisë së mbrojtjes e ka përgjuar atë në më shumë se një episod. Madje edhe në komunikimet e tij me diplomatë të lartë të një fuqie të madhe dhe aleate strategjike e Shqipërisë. SHIU i djeshëm i Forcave të Armatosura i bindej verbërisht Doktorit dhe ishte në shërbimin e tij.
Deputetë, gazetarë, policë,biznesmenë
Lista e emrave të deputetëve të opozitës së djeshme dhe sot në pushtet që janë përgjuar është e gjatë. Blushi, Balla, Bare, Doshi, Stërkaj, Veliaj e të tjerë kanë qenë të përgjuar rregullisht nga SHISH. Përgjimi ndaj tyre ka vazhduar për një kohë të pacaktuar. Bashkë me ta, janë vënë në përgjim dhe disa drejtues institucionesh të rëndësishme në vend, në dogana, tatime.
Vitin e kaluar, në dhjetor, në media depërtoi dhe një qarkore e SHISH, e cila kërkonte ndjekjen e shefave të komisariateve në rrethe dhe verifikimin e figurës së tyre. Ajo çfarë u quajt skandal dje, por që sërish pati fatin e çudisë shqiptare, jetën e shkurtër tre ditore, ka dalë sërish në sipërfaqe në raportin sekret të komisionit të sigurisë.
Në listën e të përgjuarve janë dhe disa botues të rëndësishëm të medias dhe gazetarë të njohur. Po kështu dhe një numër biznesmenësh. Për ironi të fatit, shumica e këtyre të fundit, kanë qenë shumë pranë të djathtës dje në pushtet dhe miq personalë të njerëzve të fuqishëm të PD-së. Sidomos të Doktorit.
Mënyra sesi dëgjoheshin telefonatat personazheve që kishin imunitet, ishte fare e thjeshtë. Zgjidheshin njerëz të thjeshtë që kishin kontakt me ta, konsideroheshin si persona të dyshuar dhe më pas, dëgjoheshin telefonat e politikanëve. Ligji thotë se në momentin që abonenti që i përgjigjet një numri në përgjim ka imunitet, përgjimi duhet të stopojë. Por kjo gjë nuk ka ndodhur. Sepse pikërisht për ta ndodhte vetë përgjimi.
Besohet se raporti ose më saktë, pjesë të veçanta të tij, do të bëhen publike brenda dy javësh. Atëherë kur maxhoranca do të ketë një ide se çfarë do të bëjë me këtë strukturë tejet delikate të shtetit. Një ide, në fakt, e jep vetë Kodi Penal, neni 23 i të cilit për përgjimet e paligjshme është i ashpër: “Përgjimi i paligjshëm me mjete teknike i transmetimeve jopublike…, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet”. Do të ketë një hetim penal përtej hetimit që po bëhet nga komisioni i sigurisë? Kësaj pyetje ende nuk i jepet asnjë përgjigje, por fati i Visho Ajazi Likës duket se nuk do të ndryshojë nga ai i paraardhësve të tij në shërbim: largim!
Si bëhet përgjimi ligjërisht
Janë pesë nene, nga 221 dhe deri në nenin 226, në seksionin IV të Kodit të Procedurës Penale, në të cilët shpjegohet gjithë mënyra sesi mund të realizohet përgjimi ndaj personave të dyshuar apo sesi mund të bëhet verifikimi i telefonatave.
Në Kod përcaktohet se “Përgjimi i komunikimeve të një personi ose të një numri telefoni me telefon, faks, kompjuter ose me mjete të tjera të çdo lloji… lejohen vetëm kur procedohet për krimet e kryera me dashje, për të cilat parashikohet dënim me burgim jo më pak, në maksimum, se shtatë vjet…”.
Vendimin për të lejuar përgjimin e një qytetari e merr gjykata e cila e bën një gjë të tillë: “Me kërkesën e prokurorit ose të të dëmtuarit akuzues, gjykata autorizon përgjimin me vendim të motivuar për rastet e lejuara me ligj, kur ai është i domosdoshëm për vazhdimin e hetimeve të filluara dhe kur ka prova të mjaftueshme për vërtetimin e akuzës…”.
Po kështu, Kodi specifikon se: “Përgjimi në vende publike, regjistrimi i numrave të telefonit, hyrës dhe dalës, si dhe përdorimi i pajisjeve gjurmuese të vendndodhjes autorizohen nga prokurori”.
Ka dhe më shumë hapësirë të ngushtuar, në respekt të të drejtave të njeriut dhe ruajtjes së privatësisë së tij. Ligji mundëson që për vënien nën përgjim, ekziston e drejta për të bërë ankimim kundër vendimit të marrë për të qenë i përgjuar, nëse merr dijeni për një fakt të tillë. Në kod thuhet se: “Ankimi shqyrtohet nga gjykata e apelit ose nga Prokurori i Përgjithshëm në rast se autorizimi është dhënë nga prokurori. Kur ankimi gjendet i drejtë, gjykata e apelit ose Prokurori i Përgjithshëm shfuqizojnë aktin që autorizon përgjimin dhe urdhërojnë fshirjen e çdo materiali të marrë nga përgjimi”.
Futni plakun mere me gjithe te implikuarit e familjes ne biruce dhe çdo gje ka per te mere per mire ne kete vend
mire ua kane bere po a kane nxjerre gje ne drite http://bit.do/skandali-i-shish
Nuk je kot fare.
Te dhjefsha mu ne SHISH e mu ne shtetin bastard qe na ngriten e po e mbajne akoma ne kembe keto funderrina te politikes.
O Rilindja, o te mbaruar…. Me gjithe delikatesen juaj te berit politik VK, ca i mbani akoma keta ne pune, Visho me shoke. Futini ne burg ca rrini si bufa, si cuna Tirone ne Dhermi me pije me kallam.
Visho Ajazi Lika eshte nje cop ushtar i neveritshem qe zbaton urdherat e govates Sali,ndaj ketij personi qe mediat kane shkruar se eshte spiun rus keta pedot e ps-s nuk duhet te rrine ne pritje te ndonje zgjidhje nga papa,por ta vene para pergjegjesise ligjore
Menyra e prezantimit te lajmeve tek Tema po behet gjithnje e me absurd
Ketu kemi te bejme me vepritari antiligjore te SHISHit,duke arritur te pergjoje dhe vet eprorin direkt ,qe eshte vet kryeminstri.Kryetari i shishit duhet te dale para drejtesise ,dhe aq me teper qe per kete veprimtari njoftonte nje deputet te thjeshte sic eshte Saliu.Mazhoranca po e sheh se ka perball saj shtetin ,qe i gjithi eshte ne sherbim te Saliut,prandaj duhet te veproj ‘ne fillim me KLD pastaj me Nishanin qe nuk po pushon se kundershtuari qofte dhe jo ligjersisht cdo veprim reformator te saj.Shteti ligor ngrihet kur vihen ne shina ligjore te gjitha hallkat e tij ,qe deri tani del se keto hallka nuk i sherbejne shtetit por nje individi qe ka nisur ta luftoj shqiperine qe ne diten qe hyri ne politike me ndihmen e Biberajt dhe UDB se.
lexoni historine e J. Edgar ne amerike dhe pastaj pellisni , mua me duket se ky vishua ka filluar me shume te mendoje per bythen e vet .
Shish te publikoje pergjimet. Populli ka nevoje te dije.
Po ca prisni ju me drejtor prgjimesh si Dritan Tota, ushtar besnik dhe injorant nga kukesi I partise, sa vajti ne Shish Visho Ajazi me Shkelim Spahiun shefin e kuadrit ate pune bene. Ne ate institucion duhen prese shume koka jo vetem Ajazi por edhe shume drejtore te tjere ish shikas te 93-97 o popull. Keta jane vjemjet e Saliut, nqs se dini beni mire ta mesoni.Por ka edhe shume me teper per Shish por duroni se do dalin …..
me mire operativet e sigurimit, te pakten ato lekun ta marrin, por pune kryejne.
e ke gabim anonim, nuk eshte nga kukesi por nje me syze nga Shkodra tek pergjimi. Ndersa Spahiun e ka vene Bahriu dhe eshte aty prej shume vitesh.
Nuk kisha dyshim per kuriozitetin e Saliut per te pergjuar…origjina e tij nga Vicidoli eshte fatkeqe… dhe te mendosh se e kishim KRM
Normale, UDB-ja eshte ende e gjalle, vec tani ka kapur pushtetin okult te SHISH-it, dhe manifestohet me menyra me delikate. VISHO, emer sllavoqen.
mashtron Vangjeli me gjithe komision, duan te pregatisin terrenin per pazaret e Rames lidhur me guvernatorin, KLD etj, te jap kete, me jep ate, eshte mesuar Rama me 20% e Bashkise dhe askush nuk duhet te ike pa paguar. SHISH nuk kryen pergjime pa miratimin e prokurorise, edhe sikur te doje nuk mundet. Mos i merrni artikujt e gazetave per prova dhe mos u nxitoni ne komente banale.
Pirth, pirth Artur se paske pjerdhur nga mendja. Edhe sikur te mos ishte ky artikull, ti me mire se shume te tjere e di qe pergjime ka patur nga shish dhe shiu me urdher te malokut qe u be kryeminister, por asnjehere qytetar. Ngeli primitiv dhe me e keqja eshte se ka bere shume idiote per vete, pasi idiotizmi ngjit shume te idiotet dhe i ben ata te lumtur. Sigurisht ti je njeri nga ata qe i ka vene vesh gomari Sali Ram Vicidoli.
o Bato koqja, e verteta nuk tregon se je me Saliun apo Ramen. Keshtu eshte sic te them une sepse i di ligjet me mire se ti ore rryp dhe nuk pres te me mesoje as Lorenc Vangjeli dhe asnje tjeter gazete. Po ty me shoke jo veshe se i keni pak, por edhe bisht ju kane vene disa media. I lexoni dhe kujtoni se ashtu eshte.
Sikur te ishte sic thone gazetat, Ajazi do ishte ne burg me kohe, por gazetet genjejne per pazare te pista, e artikujt shkruhen me porosi per ti bere presion dikujt ose per te hapur rrugen per te shkarkuar dike tjeter.
Une nuk fyej njeri ne komente ore pleher, prandaj mba gojen e mos provoko.
Ka dy lloj pergjimesh:
1) Pergjim parandalues, d.m.th. behet me kerekse te SHISH, ose nga organe te tjera Minaitri i brendshme, Minsitri i Mbrojtjes etj dhe nuk perben prove me gjyq thejsht behet per pasur indiocie lidhur me veprimtarine e kunderligjshme te nje personi kushdo qofte ky.
2) Pergjimi procedual: dmth me kerkese te prokurorise dhe me miratim te gjykates sipas KPr. Penale dhe kjo perben prove.
Ligji e ndalon pergjimin e personave me imunitet qofte pergjimin parandalues qofte dhe ate procedural pa mirati. Por ka raste kur pergjimi eshte i pashmangshem: psh rasti kur nje krminel/trafikant i cili eshte vene ne pergjim komunikon me nje deputet te korruptuar, SHISH-i dhe gjykata dueht te ndalojne pergjimin sepse eshte deputet? Jo sepse si mund te pergjohet krimineli ne kete rast.
ne boten perendimore pergjimi eshte mjeti kryesor i luftes klunder kriminalitet, por problemi tek ne eshte se ai perdoret per qellime politke sikurse eshte ky rasti, ku rezulton se Vishoja ka pergjuar rivalet e berishem per llogari te Berishes. Ky eshte krim.
Por edhe ne kete rast nese Berishen nuk e pergjon Vishoja, e pergjen CIA dhe sherbimet gjermane se bashku me Erdoganin.
vlonjat ke te drejte me procedurat, por ke do besojme, Pjerin Ndreun, apo Spartak Brahon, apo Paulin Sterkajn, keto jane te gjithe mafioze. Nuk mund te pergjoje asnje punonjes i SHISH pa pasur letrat ne rregull dhe pa miratim te prokurorit. Mos i besoni genjeshtrave te ketij palo komisioni. Mund te ndodhe ashtu sic thua, se deputeti flet me nje kriminel qe eshte duke u pergjuar, por kjo nuk do te thote se u pergjua personi me imunitet. Ai pergjim nuk ka force ligjore dhe nuk mund te paraqitet si prove ne gjykate, flas per pjesen e bisedes me personin me imunitet.
MoZart, me vonese…
A mos jane ëngjëj deputetet, shtetaret, politikanet?
koha nuk pret.Neser asht von.
Ne burg,jo per shperdorim detyret por per shkelje te detyres.
Ha! ha! ha! po pse lodheni duke komentuar, sherbimet sekrete kudo qe jane jane kot nuk sherbejne asgje per popujt qe i paguajne. Kur s’ka asnje pune qe te beje e çfare te beje ai faqe muti Visho Ajaz Kaka? Per mendimin tim ka bere shume mire, tek e fundit pergjimi i telefonatave, i email i kompjutareve eshte nje gje fare e thjeshte e qe nuk kushton. Edhe ne rastin e komentuesve eshte shume e thjeshte te zbuloheni nga Visho Kaka, por s’ka çfare tu beje, “mutin te na haje bashke me Sali QENIN”
Puna eshte pse alto pergjime nuk zbardhen?Do mesojme tjeper tjera e sidomos do shohim pafytyresine e politikaneve tone?
Zbardhin pergjimet!just do it!
me pak llafe;SHiku i saliut!Presideti,keshilli zhdrejtesise i saliut,komandanti i pergjithshem i saliut,prekurori i saliut,krytari i se lartes gjykate po i saliut pra qeveria celsat e kashtes paska!
VISHUA MENDON VETEM BYTHEN E TIJE, MEGJITHSE MIRENJOHES I BETUAR PER ATE QE I DHA PD,
VISHO KURVA ESHTE NJE INJORANT I CILI NUK DINTE SI TE REALIZONTE ATE QE DONTE ME SHUME SE GJITHCKA TJETER TE RUANTE BYTHEN E TIJ.
POR ME MOTERQIRI ESHTE YLLI ALUSHI ZEVENDESI I VISHOS.
YLLI ALUSHI DIKUR GARANT I BERISHES NE SHISH ESHTE AI I CILI ORGANIZOI LUFTEN KUNDER VISHOS PER TI ZENE VENDIN.
SHERBIM ME BYTHQIMA E LEGENA SE BURRA NUK KA ATY
Besoj se SHISH duhet t’i pergjoje te gjithe, dhe kur te behen te padurueshem t’ju ofroje nje “marreveshje” qe te mos i shohim me neper ekrane se i felliqen fare.