Përfaqësuesit e Qeverisë dhe konkretisht ministri i Drejtësisë, Nasip Naco, do të jenë prezent në tryezën e 6 tetorit të thirrur nga presidenti Bujar Nishani për reformën në drejtësi.
Burime nga Presidenca bënë të ditur se gjithashtu është konfirmuar pjesëmarrja e drejtuesve të institucioneve më të larta të drejtësisë në vend, Prokurorisë etj me synimin nisjen e punës për reformën në sistemin e drejtësisë.
Pritet që pjesë e tryezës të jenë edhe përfaqësues të partive parlamentare, me synim krijimin e një konsensusi sa më të gjerë politik për realizimin e një prej reformave më të rëndësishme në vend.
Drejtësia është shenjuar, si plaga më e madhe që ka Shqipëria nga faktori ndërkombëtar, që në çdo rast ka bërë thirrje për të reformuar sistemin, që duhet të jetë i drejtë dhe i pavarur.
Për reformën në drejtësi, qeveria ngriti një grup pune, pjesë e të cilit ishin Ministri i Drejtësisë, ai i Brendshëm, ai për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe deputetë të majtë, por në Tryezën e Tretë të Dialogut të Nivelit të Lartë Shqipëri – BE, është shqyrtuar mundësia e krijimit të një komisioni të posaçëm për këtë reformë, duke ia lënë në dorë Kuvendit realizimin e saj.
Megjithatë, shpallja e reformës, ashtu siç ishte paralajmëruar nga Ministria e Drejtësisë, do të bëhet nëpërmjet një konference mbarëkombëtare, ku krah më krah do të jetë ekzekutivi dhe Presidenca.
Përsa i përket opozitës, demokratët kanë një draft të tyrin për reformën në drejtësi, që pritet ta bëjnë publike.
Nuk behet fjale, se do te pranohet reforma ne drejtesi, pavaresisht ,qe te gjithe themi: Drejtesia eshte kthyer ne mafie me ne krye Berishen.Degjova zerin e Ameikes ku komentonte se Parlamenti dhe Rama jane duke shkelur kushtetuten dhe Nishani dhe PD kane te drejte.Ku eshte ai “zeri” I Ameikes qe na jepte shprese dhe na informonte.Jane kthyr si Klan i Sandrit apo per te mos thene si Gazeta e Balliut.Do te jem shume I lumtur diten qe do te mbyllet. Mjaft me disinformuat!
Presidenti(lexo: Berisha) me këtë tryezë kërkon të lajë duart me reformën në drejtësi dhe t’i hedhë hi syve opinionit se ja po bëjmë reformë me sloganin: duhet, duhet… Prandaj qveria (Naço) duhet të mos e hajë sapunin për djathë por të paraqesë dhe të mbrojë versionin për masa konkrete.
Se pastaj dalim te avazi:
Do bëjmë luftë
Do tundim malet
Dhe bota qshet
Dhe fshati tallet
(Sh. Musaraj)