Kërkesa për shkarkimin e Elvis Cefa nga KLD/Ligjet nisin shqyrtimin të martën

22 Shtator 2014, 12:52Politika TEMA

Komisioni parlamentar i Ligjeve do të marrë në shqyrtim në mbledhjen e së martës kërkesën e 39 ligjvënësve të majtë për shkarkimin e Elvis Cefa nga detyra e zv.Kryetarit të KLD dhe Lulzim Lelccaj si anëtar i këtij Këshilli.

Kërkesa e depozituar në Kuvend nga ligjvënësit e mazhorancës është përfshirë në punimet 3 javore të Kuvendit dhe shqyrtimi i saj pritet të bëhet nga Komisioni i Ligjeve.

Kryetari i Komisionit të Ligjeve  Fatmir Xhafaj ka ftuar dy anëtarët e KLD-së Elvis Çefa dhe Lulzim Lelçaj të marrin pjesë në mbledhjen e nesërme.

Tre ditë më parë, një grup prej 39 deputetësh paraqitën pranë Kryetarit të Kuvendit, kërkesën për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Elvis Çefa dhe Lulzim Lelçaj.

Sipas njoftimit të bërtë publik nga Kryesia Kuvendit kryeparlamentari, Ilir Meta ka njoftuar zotin Elvis Çefa dhe zotin Lulzim Lelçaj për paraqitjen e kërkesës për shkarkim, e cila ndërkohë i është përcjellë Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratës Publike dhe të Drejtat e Njeriut, për vijimin e procedurave përkatëse parlamentare.

Kërkesa e ligjvënësve të majtë është kundërshtuar nga Partia Demokratike, e cila e konsideron si një përpjekje për të vënë nën kontroll KLD. Ndërsa zv.Kryetari Elvis Cefaj nuk ka bërë komente.

1 komente në “Kërkesa për shkarkimin e Elvis Cefa nga KLD/Ligjet nisin shqyrtimin të martën”

  1. une kam mendimin qe te pyesim Fatos Lubonjen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje