Batutat e Papa Françeskut në Tiranë

21 Shtator 2014, 21:13Politika TEMA
Batutat e Papa Françeskut në Tiranë

Papa Françesku, që karakterizohet nga buzëqeshja e ëmbël dhe plot dashamirësi, nuk lë mënjanë dhe batutat.

Në takimet që kreu në Tiranë, figura që të imponon vetvetiu respekt, u shpreh me çiltërsi dhe kjo në varësi të rrethanave ku u ndodh.

Batuta për Nënë Terezën

“Kur Papa njohu Nënë Terezën, ishte koha e Sinodit të ‘93-it në Sinodin e Ipeshkve. Nënë Tereza ishte e ftuar nga Papa dhe qëndronte pas tij. Admironte forcën, vendosmërinë e ndërhyrjeve të saj e cila nuk impresionohej nga Asambleja e Ipeshkëve. Ai bëri dhe një batutë të vogël “Do kisha pasur frikë nëse do kishte qenë superiorja ime. Kjo ishte me humor dhe kjo tregon që Papa është me humor në këtë vizitë”, u shpreh zëdhënësi i Vatikanit At Lombardi, i cili tregoi rrëfime të sinqerta të Papa Françeskut.

Gjatë takimit me komunitetet fetare 

Batutat nuk munguan dhe gjatë takimit të Atit të Shenjtë me komunitetet fetare në Shqipëri në Universitetin “Zoja e Këshillit të Mirë”. Papa Françesku gjatë fjalës së tij i ‘tërhoqi’ vëmendjen organizatorit për mënyrën e pozicionimit të të pranishmëve.

“Miq të dashur ju ftoj ta mbani dhe të zhvilloni raportet që keni mes komuniteteve fetare këtu në Shqipëri dhe të ndjeheni të bashkuar në shërbim të atdheut tuaj të dashur. Kështu si jeni vendosur duhet tamam sikur është një skuadër futbolli, katolikët përballë atyre që nuk janë, por në fakt jeni të gjithë bashkë për të mirën e atdheut. Vazhdoni të jeni shenja për vendin tuaj. Duket se katoliket janë kundër të tjerëve, por jo, të gjithë sëbashku për të mirën e njerëzimit”, tha Ati i Shenjtë duke e shoqëruar këtë moment me buzëqeshje.

Gjatë lutjes mbrëmësore Ati i Shenjtë, krijoi momente humori dhe gjatë Lutjes së Mbrëmësores me meshtarët, teksa predikonte fjalën e Zotit, iu drejtua të gjithëve në sallë se nuk do të jetë xhelat.

“Nuk dua të bëhem xhelati juaj dhe t’ju bie me shkop, por mjerë ata që kërkojnë ngushëllim diku tjetër, pasi nuk do jeni të lumtur”,tha Papa Françesku.

11 komente në “Batutat e Papa Françeskut në Tiranë”

  1. perfudimi says:

    Papa eshte njeri si gjithe te tjeret.Titujt ja kemi vene ne,njerezit e tjere.

    1. wer says:

      Papa i referohej Zotit dhe jo vetes. Papa terheq vemendjen qe njerezit e fese nuk mund dhe nuk duhet te terhiqen nga mekatet.

  2. Tropojani says:

    Gjithesesi, per nje kategori te caktuar njerezish Papa eshte vertet “ilaç”. Uroj te kete ndikuar pozitivisht te ta.

    1. Imam bajelldi dhe papiculo says:

      me pelqen komenti juaj Tropojani, uroj me te vertete qe per nje kategori te caktuar idiotesh njerezish papa te jete ilac

  3. Kolonja says:

    Ne vitet 1953-1954 kam qen ne klasen e dyte fillore. Mesues kishim nje qe edhe na mesonte ,po ishte dhe ndihmesi I priftit kur bente mesha,apo diten e ngjalljes se krishtit. E ky mesues dhe psalles ne kishe thoshte : “Kush rri ne diell e lutet zotit ta ndihmoje ,nuk fiton gje ,pasi edhe zoti thot qe te punoni. POpulli thote se s,behet vreshti me urata,po me shata e lopata”

  4. Sali QENI says:

    Nuk jam aspak fetar por edhe ateistet kuptohen shume mire me kete Pape. Eshte nje Pape i thjeshte i drejtperdrejte i ndershem dhe po lufton kunder maskarenjeve te kesaj bote brenda nje kuadri fetar.
    Para disa muajsh mbajti nje takim me politikanet italiane dhe ndermjet te tjerave u tha: “Te gjitha mekatet i fal Zoti por nje mekat Zoti nuk e fal, ai eshte korrupsioni. Korrupsionin e te korruptuarit Zoti nuk do ti fale as ne kete dhe as ne ate bote”. Kjo eshte shume e bukur.

  5. Kor+ca. says:

    *(Ata qe do bejne te kerkojne ngushellim diku tjeter, nuk do te ndihen te lumtur).

    Te -le-rime.
    Gjithkush ka mundesi te ndjesoje keto fjale.

  6. Genc says:

    I paska te dhime fare kto batutat

  7. kamera says:

    Po te kishte ndenjur edhe pak ai Papa pa do shikonte kush di te konkuroje me batuata: Ai apo Edvini..?

  8. AK-47 says:

    Kush punon per njerezine ka me vete perendine.

    Naim Frasheri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje