Televizoni online i gazetës Tema ka pasur dje mijëra shikues, sidomos nga jashtë Shqipërisë, të cilët na kanë falenderuar për mundësimin e ndjekjes së vizitës së Papa Françeskut në Shqipëri.
Për 11 orë rresht TemaTv pasqyroi me detaje, pamje dhe kronika vizitën e Papa Françeskut në Tiranë.
Detaji i parë i siguruar nga Tema Tv ishte mesazhi audio i shkëmbyer në ajër, ende pa u ulur avioni i Atit Të Shenjtë në tokën shqiptare, mes kryeministrit Edi Rama dhe Papa Françeskut.
“E mbajta premtimin”, kanë qenë fjalët e para të Atit të Shenjtë dhe premtimin për pasqyrimin hap pas hapi të kësaj ngjarje të madhe për popullin shqiptar ka mbajtur edhe TemaTv për gjithë shikuesit e saj.
Në një sfidë për të qenë 100 përqind në transmetim përmes internetit TemaTv është ndjekur nga mijëra shqiptarë, veçanërisht jashtë kufijve, atje ku i vetmi akses me Shqipërinë është interneti.
Shikues të shumtë nga Kanadaja, Amerika, Australia, Europa e kudo ku ka shqiptarë kanë ndjekur për 11 orë live hap pas hapi vizitën e Papës në TemaTv.
Një moment kyç gjatë mbulimit të bërë nga TemaTv ishte edhe konferenca për shtyp e Drejtorit të Zyrës së Shtypit të Vatikanit, At Lombardi, i cili u pyet nga TemaTv nëse Vatikani do të njohë apo jo Kosovën.
Në Tiranë mijëra shqiptarë të Kosovës kanë ndjekur Meshën e madhe.
Për mikrofonin e TemaTv folën familjarë të martirëve klerikë, fotografitë e të cilëve në Bulevard emocionuan Papa Françeskun.
Për mikrofoin e TemaTv folën gjithashtu besimtarë myslimanë e bektashinj, të cilët ishin të pranishëm në Bulevardin Dëshmorët e Kombit për të ndjekur vizitën historike.
TemaTv pasqyroi nëpërmjet kronikave të posaçme edhe përshtypjet e shumë shtetasve të huaj, të ardhur në Tiranë enkas për vizitën e Papa Françeskut.
Ata vinin nga shtete si SHBA, Kanadaja, Italia, Kroacia, Mali i Zi etj.
TemaTv në këtë ditë risolli një përmbledhje intersante të historisë së klerikëve shqiptarë përgjatë viteve të vështira e atyre të lavdishme, të cilat pasuruan vizitën e Papës në Tiranë.

Thank You Tema Tv, megjithemend sot u ndjeme krenare per vendin tone
Edi Rama dhe toyrkoshaket e tjere keni munges te theksuar identiteti,othodhoksia nuk ka nevoje per katholicizmin.
Une nuk munda ta shoh live nga tema, po nga ora news ?
Urime RUSH ‘N’ ROSES qe e ka pare, po do ti sygjeroja te kish vene nje foto tjeter.
Don’t u own a shirt Rush ???? hahahahaha
shaka bej , se e di qe eshte vape ne Florida ?
C’ma keni ulur Janullaton mes dy gjyshave sunite ha ha ha ha.
Wendy-B ,,shakaja jote me pelqeu shume,sa vendosa dhe un te bej nje shaka mbas ty,,po u mata mire se mbase sdo te pelqej shakaja ime,,dhe e frenova doren e kalemit virtual per hire te respektit reciprok.klm yll.
Me vjen keq per “Tema-n”, por tere viziten e Papes e ndoqa nga nje televizion katolik ne gjuhen qe njoh me mire, me komente dhe raporte te sakta dhe interesante.
Reporteret shqiptare jane per faqe te zeze. Jo vetem qe nuk dine te perkthejne, por me boshlleqet e tyre ne formimin e pergjithshem, pale pastaj ne teologji, nuk meson asgje.
Falenderojme zMero Baze,me gjithe stafin e tije qe na dhane kenaqesine te ndiqnim te gjithe viziten e Papa Franceskut.
Ju falenderojme, per mundesin qe na dhate, per te ndjekur viziten e Papa Françeskut.
Flm tema qe na bere te mundur te ndjekim visiten e Papes online nga USA. ndihem krenar per shqiptaret dhe shqiperine! Thank you!
Faleminderit te gjithve per mikpritjen qe ju be keti personaliteti te madh njerzor. E kam ndjekur nga kanalet Tv te Amerikes, dhe Shqiptare
kete eveniment historic, paqesor dhe e pa harruar per popullin tone mikprites dhe tolerant. Edhe nje here ju falenderoj te gjitha strukturat qeveritare, gjithe popullin Shqiptar per mikpritjen madheshtore qe ju rezervua keti njeriu paqesor dhe zemer madh. Jam shume I emocionuar, edhe nje here bravo bravo ne vecanti te gjithe religioneve fetare qe I perkasin besimeve jo te krishtere, faleminderit
vellezer dhe motra, se po na krijoni mundesine edhe ne qe jetojme jashte vendit te krenohemi, me traditat e te pareve tane.
Nje nder ata emigrante qe e kane ndjekur viziten e Papes ne Shqiperi nepermjet internetit,jam edhe une,dhe me te vertet ju falenderoj nga zemra ju Tema dhe te gjitha kanalet Shqipetare,qe e trasmentuat viziten e Papes drejtpersedrejti ne internet.Gjithashtu,megjithese nuk jam simpatizant i asnje krahu politik,dua te falenderoj qeverine e zotit Rama per organizimin e pritjes qe iu be Papes,gjithashtu falenderoj policine per masat e marra,dhe per gatishmerine e duhur qe treguan per kete ngjarje te shenuar.Ju faleminderit qe gjithqka shkoj mire dhe me sukses !
Une e kame percjell dje tan diten nga tv tema dhe ju falenderoi.
Edhe pse nuk i perkas fes krishtere ne shenje respekti per vllezrit shqiptar katolik dje tan diten kame qendru para kompjuteri.
Dje u ndjeva krenar qe jame shqiotar.
Pergezime Gazetes Tema, vertet ishte nje mrekulli transmetimi live i vizites se Papes,edhe nje here pergezime.
Faliminderi gazetes TEMA!
Une per vete e kame ndjekur nepermjet gazetes tuaj online.
Ketu kishit vendosur edhe TV TEMA.Respekte.