Dom Ernest Troshani, Prifti i mbijetuar rrëfeu perpara Atit të Shenjtë, jetën e tij përmes persekutimit dhe besimit që e mbajti gjallë;
Unë i quajturi Dom Ernest Simoni (Troshani), si bari shpirtëror jam lidhur me Kishën Shenjte para 70 viteve. Në dhjetorin e vitit 1944 erdhi në fuqi shtetërore partia komuniste ateiste, e cila në parim kishte eliminimin e fesë, duke synuar kështu të zhdukte Klerin.
Në zbatim të këtij programi menjëherë filloi arrestimi, torturimi e pushkatimi i qindra meshtarëve dhe civilëve, për shtatë vite rradhazi, duke rrjedhur gjaku i pafajshëm i besimtarëve, ku disa prej tyre, para pushkatimit, brohoritnin “Rrnoftë Krishti Mbret”.
Në vitin 1952 qeveria komuniste, për konjukturat politike të saja, me urdhër të Moskës, Stalinit, kërkoi mbledhjen e meshtarëve që kishin mbetur gjallë për ta lejuar ushtrimin e lirë të fesë, por me kusht që Kisha të shkëputej nga Papa e Vatikani. Këtë qëllim të qeverisë kleri nuk e pranoi kurrë.
Unë kam vazhduar studimet në kolegjin françeskan për dhjetë vite: 1938 – 1948. Eprorët tanë u pushkatuan nga komunistat dhe për këtë arsye u detyrova t’i vazhdoj fshehtas studimet teologjike që më kishin mbetur. Pas katër vitesh më morën në ushtri, me qëllim që kështu të gjenin rast të më zhduknin. Bëra dy vite aty, vite që ishin më të tmerrshme se në burg. Por Zoti më shpëtoi dhe me 7 prill 1956 u shugurova meshtar. Të nesërmen, ditën e Mëshirës Hyjnore, Dominica in Albis, kremtova Meshën e Parë. Tetë vite e gjysëm vazhdova shërbimin fetar. Por komunistat vendosin per të më zhdukur.
E prandaj, me datën 24 dhjetor 1963, sapo mbarova kremtimin e Meshës së Vigjiljes së Krishtlindjeve në fshatin Barbullush të Shkodrës, me vijne katër oficerë të sigurimit e më paraqesin dekretin e arrestimit dhe të pushkatimit. Më vunë hekurat duke m’i lidhur krahët pas shpinës dhe duke më goditur me shkelma, me futën në makinën e tyre. Nga kisha më çuan në dhomat e izolimit, ku më lanë për tre muaj në kushte cnjerëzore jetese. Ashtu të lidhur më çuan në hetuesi.
Kryehetuesi më tha: “Ty do të të varim në litar si armik sepse i ke thënë popullit që të vdesim të gjithë për Krishtin po qe nevoja”. M’i shtrënguan hekurat aq fort në duar sa që gati me penguan sistolacionin e zemrës e gati pata vdekur. Donin të më bënin të flisja kundës fesë dhe kundër hierarkisë kishtare. Unë nuk pranova asgjë. Nga torturat rashë gati i vdekur. Kur e panë këtë hetuesit më liruan. Zoti deshi që të vazhdoja të jetoja.
Një ndër akuzat ishte edhe kremtimi i tri Meshëve për shpirtin e Presidentit amerikan Xhon Kenedit të vrarë një muaj para arrestimit tim, Meshë të cilat i kremtova sipas urdhrit të Papës Pali VI të dhënë të gjithë meshtarëve të botës.
Unë isha i abonuar në revisten kryesore sovjetike “L’union Sovietique”, në frangjisht. Kjo ndërkohë që Shqipëria i kishte shkëputur marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik. Revistën, në të cilën gjëndej fotoja e presidentit amerikan e paraqiten në gjyq si provë materiale.
Një rrethanë e provanisë hyjnore, bëri që dënimi im me vdekje të mos ekzekutohej: Në dhomat e izolimit më sollën edhe një të burgosur tjetër, i cili ishte edhe miku im më i dashur, por që në këtë rast kishte qenë spiun. Ai filloi të fliste kundër partisë në pushtet, por unë i përgjigjesha gjithnjë se Krishti na ka mësuar t’i duam armiqtë tanë dhe t’i falim ato e të punojmë për të mirën e për begatinë e popullit.
Këto fjalë shkuan në vesh edhe të diktatorit, i cili pas pesë ditësh ma hoqi dënimin me vdekje. Por këtë dënim ma shndërruan në 18 vite burg në minierat e Spaçit. Pasi përfundova burgun, më dënuan sërish me punë të detyruar: për dhjetë vite (pra deri në rëniet e komunizmit), kam punuar nëpër kanalet e ujërave të zeza.
Gjatë kohës kur isha në burg, kam thënë Meshën përmendësh në latinisht, si edhe kam rrëfyer e kunguar fshehtas.
Me ardhjen e lirisë fetare më ka ndihmuar Zoti që të shërbej në 110 fshatra dhe kam pajtuar shumë gjaqe me Kryqin e Krishtit, duke larguar urrejtjen dhe djallin nga zemrat e njerëzve.
Shenjtëri, duke qenë i sigurtë se po shpreh dëshirën e të gjithë njerëzve këtu të pranishëm, lutem që, me ndërmjetësinë e Madhnueshme të Nënës së Krishtit, Zojës së Bekuar, i Madhi Zot t’ju jape Juve jetë, shëndet e begati për drejtimin e kësaj grigje të madhe që është Kisha e Krishtit
po ike ore DELL behesh me katolik se papa
Po ne te tjeret qe kemi bere ushtrine, paskemi qene te persekutuar?
Ky te gjitha gherat i ka bere fshehtazi, por paska mbijetuar !
Nejse, ka nje cope buke edhe per ty.
Me vjen keq qe Papa takon njerez si ky….
Harron ky qe Prifterinjte katolike ne ate kohe i sherbyen fashizmit.
Kjo gje eshte denuar edhe ne Itali.
Duce duce lalalalala erdhi duceja ..keta njerez i ka demaskuar poeti i madh Ali Asllani…i cili parashikoi ne poemen e tij edhe trimat me yll ne balle..keta katoliker klera e bla bla jane import e mbeturina venezianohungareze ne trojet tona ..asnjehere nuk kane qen pro shtetit shqiotar por gjithmone kelysha te vatikanit ..edhe Kastrioti i madh i ka keputur disa here ..kekyshat e vatikanit ..uzurpuesit e kishave ortodokse edhe manipuluesit e historise …
Ka pasur klerike bashkepunetore te fashizmit sic dhe ka patur klerike patriote. ka pasur klerike qe mallkonin apo shkisheronin dhe shfrytezonin besimin e njerezve tek zoti per te ndaluar progresin social dhe emancipimin e shqiptareve, nxjerrjen e tyre nga injoranca shekullore, sic dhe ka pasur prifterinj te devotshem e te perkushtuar per te emancipuar shoqerine. Sic dhe ka dhe ka pasur prifterinj maniake seksuale qe abuzojne sot me femije ka dhe prifterinj te ndershem e te pergjegjshem ne punen qe kane zgjedhur. Ai rregjim duhet te bente dallimin mes klerit qe kerkonte regresin dhe klerit progresist. nuk digjet jorgani per nje plesht, edhe besimi nuk kishte pse ndalohej me ligj pse disa prifterinj perdoren fene per ti kundervene njerezit kunder njeri tjetrit. ti mund te nxjerresh ligje sa te duash por besimin per zotin ai qe beson e ka brenda tij dhe nuk ka ligj qe tia ndaloje, nuk ka ligj te komandoje shpirtin. Emancipimi i gruas shqiptare ne vecanti dhe i shoqerise ne pergjithesi mund te ecte krahas edhe emancipimit te fese sic ndodhi ne te gjithe boten. vete kisha ka levizur nga qendrimet e saj stoike dhe perceptimet idiote duke marre nje pozicion me te moderuar ndaj shume qendrimeve te saj te se kaluares. kjo ndodhi jo se kisha u iluminua sot per traplliqet e saj ne te kaluaren pasi ajo i ka bere ato me koshience e dijeni te plote por sepse shkalla e emancipimit njerezor e nxori kishen dhe vizionin e deridjeshem te saj jashte kohe, e beri te dukej anakronik. dhe kisha levizi, duke bere nje terheqje strategjike, leshoi dhe pranoi gabimet e saj ne te kaluaren per te minimizuar demet e per te minimizuar sa te mundej tkurrjen e besimtareve te sotem. njerezit sot jane me te lexuar e me te ditur, llogjika e tyre sot eshte me e forte, e kishes i duhet te gjeje rruge te reja per te ekzistuar, pasi avantazhi qe kishte nga injoranca popullore e deridjeshme sot ne saje te shkalles se larte te edukimit shoqeror eshte kthyer ne disavantazh. fuqia politike dhe ekonomike e kishes sot eshte e jashtezakonshme por e padukshme dhe e paprekshme per publikun. sekreti i saj eshte puna underground. nuk dime se punen e kujt ben sot isis por nje gje eshte e sigurte, ajo qe po fiton me shume nga masakrat dhe shpernguljet e te krishtereve nga isis dhe duket si e e persekutuara sot eshte kisha dhe ajo qe po diskretitohet e po duket ne syte e publikut si fe destruktive e invasive eshte ajo muslimane. ndoshta duke pare tablone e madhe e jo duke e pare copa copa ate mund te kuptojme se cloj po luhet e kush po e luan. Ndoshta eshte e vertete ajo qe papa e thote si metafore apo alegori, qe lufta e trete boterore ka filluar. me siguri qe ai di dicka.
Don ernes troshani eshte padi tur nga sekretai i tije ne At Kohe dhe Mbas hapjes se kishes ai qe e ka trathrar
e beri perseri sekretar ne barbullush
Respekte per kete prift te vuajtur.
zalo ai po jep nje deshmi qe ka perjetuar si shume klerik shqiptare kjo sdo te thote se eshte me katolk se papa por eshte me i vuajtur se papa.ti nuk mund ti peqeshes vuajtjet e klerikeve shqiptare te te gjitha feve ose te qytetarve ateist apo besimtare kur se ke perjetuar smund ta kuptosh
Shkodrani tim,e kupton kush eshte emri{ zalo } dhe kush e ve kete emer
Ja te ta them une Estori… kete emer zalo e vendosin leberit e shkerdhier ne jet te jeteve,qe per hir te detyres kapter vret dhe fisin e tij,kjo rrace e ndyrre bastardi nuk ka as di dhe as iman.
SHKODRAN
po frigohem se mos po i prishi mendimet e tua,prandaj po permbahem prej komenteve! gjithqka qka ke thene,eshte e thene me vende.
problemi eshte,se,personit qe ia thua,e ka te damtume qendren e te mendumit logjike,e cila gjindet ne koren e trunit te madhe,prandaj eshte pa logjike.
gjdo debat me te eshte i kot,perpos ta nenqmoshe,birin e kurves!
Shume prekese, dhe gjeja me e drejte qe ben njeriu me zemer te madhe. Fal ata qe te kane bere padrejtesi, duke ia lene Zotit ne dore te ardhmen. Hakmmarrja eshte veteshkaterruese, falja te sjell qetesi e paqe.
Kete jane heronjte e vertete te Shqiperise. Peruluni para heroizmit te Dom Trashanit ketij heroi modest qe sot me nje kurajo te madhe fale ata qe e torturuan. Jini krenar a njerez qe Shqipera ka prodhuer bije te tille. Mos e perbaltni emrin e ketij akti madhor me fjale te uleta dhe padenja per nje dite si sot.
Shume bukur, John! Te lumte!!
Thua je troc , i pelqente mandravelloja prandaj e futen brenda! Qafiri .
Zuri ne flagrance nenen tende me sekretarin e partise,prandaj e denuan.
majmun islamik
Jo te gjitheve u pelqejne deshirat e tua erotike…
Fotografija nuk asht e dom Ernest Troshanit, por e dom Simon Jubanit, i cili dha shpirt ne veren e 2011.
Enver Hoxha e paska shpetuar.
I nderuem zoteri Ernest,
Me vjen keq per vuejtjet tueja qe kini hequr. Duke qene se nje 4 shtatuer e kemi ngrene bashke dikur ne Troshan, para se te binte siteni monist, deshta me ba nje retushim te vogel, qe t’jemi te sakte.
Diten e arrestimit tuej ne Barbullush, kur t’erdhen 4 punonjes te sigurimit ju thoni qe me paraqiten …dekretin e arrestimit e te…pushkatimit. E para, natyrisht eshte e sakte, gazi i deges (Eh, Bilal Xhaferri me ate “Gazin” e tij ’69!) ndersa ai i pushkatimit, me vone padre, nuk vinin ne nje dite, kujtohu. Mos i vini kaq shume ne ngarkim atij sistemi. Ai ka kene njashtu si shumekush qe ia ka pare pasha piken e hajrit, e tash fryn e shfryn (edhe ti pader, me duket se nuk je trajtuar fort keq, apo jo?).
E, tash ne mujsh me na diftue edhe do gjana te tjera, qe s’ia the Papa Françeskut do bajshe mire! Njatujeta!
Mos u kap pas fjaleve mor Zan.Kur arrestoheshe te ishte prere edhe denimi.Hej, e kemi jetu ate kohe.Te denonte Partia, i jepte urdher gjykates.A nuk e di ti kete.A nuk mori vendim Biroja per te pushkatuar ata qe kishin vendosur bomben ne ambasaden sovjetike?Brenda 24 oreve?Ajo ishte nje bande horrash qe vrau vetveten.Nuk vjen me.Jo se nuk do populli shqiptar, por te tilla monstra nje populli i vine nje here ne 1000 vjete dhe ne rrethana specifike.Asnje fjale kunder atyre.Jane heronjte vertete te shqiptarizmit.Mos ishte ajo shtrese e klerikeve Katolik, te studiuar jashte , ne Austri, me kulture, poete e shkrimtare, levrues te mrekullueshem te gjuhes, nuk do te kishim mundur t u benim balle hordhive serbe.Do te kishin zbritur gjer ne Durres.Respekt per ta te pakten.
Domi eshte 80 e kusur vjec, disa pasaktesi jane te tolerueshme. Se i erdhi urdheri i pushkatimit aty apo pak me vone pak rendesi ka. Burgun e ka hequr mbi shpine, keshtu qe meriton respekt. Per me teper ai nuk shprehu urrejtje per persekutuesit e tij.
@Zani T.Që Hoxha i vrau e i preu,nuk bëri mirë por që u rruajti mjekrat e i futi në punë këta parazitë e hipokritë(kam parasysh edhe hoxhallarë e baballarë)bëri mirë.Në fund të fundit ëndrra e çdo kleriku është të bëhet shënjtorë,edhe Hoxha këtë bëri,i ndihmoi të bëheshin shënjtorë.
Ato qe nuk ia tha ai papes papa i di pa ardh ketu. te gjitha dosjet e hetuesise te prifterinjve shqiptare te burgosur apo pushaktuar i kane shkuar nga nje kopje edhe vatikanit. e di papa shume mire se si e qysh kane qene ato pune, po ti e kupton qe perderisa nje trafikant hajdut kriminel si azem hajdari u be hero demokracie pse mos marrin ca medalje edhe ca prifterinj te pushkatuar apo burgosur nga komunistet, pamvaresisht se jo te gjitha bemat e tyre thuhen sot.
Nje rrespekt dhe nderim per te gjithe ata qe vuajten ne ferrin komunist.
pirdh o prift ne prill..
se t ka ardh ora
..
i paska cu sigurimi ktij dekretin e arrestimt dhe t pushkatimit ne t njejten dit””””!!!!!!
po t pakten msoni me rrejt mer!!!!
Edhe ymeri I temes asht persekutue si besimtarbnga rrrezhimi kamunist. Ashtbbesimtar Imadh. Beson nzot. Falet gjithevditen. Pranej merrvneperbgoje gjithe dynjan. Gazetar medioker, pa asnji llij njohurish ,nga politika historia,ekonomia, shifrat.
Gazetar qe vetem mban neper gojebnjerezit.
Kopjon lajmet nga gazetat e tjera.
Binjaku I fevziut ne pamje dhe karakter
Covan dhish
Turp tu vije legena!!!.Prifti eshte treguar hero i vertete dhe i lidhur perjetesisht me sherbimin ndaj ZOTIT.Po ju qe e shani nuk keni as bese e as fe.Jeni si Sali Vucidoli.
Jam rrefyer nje here tek dom Ernesti pasi eshte afer zones teme, dhe mund tju them me plot besim se eshte nje martir i gjalle i diteve tona.
Rrespekt per kete person.
kjo eshte ndryshimi me fen e djallit, keta i falin torturuesit e tyre dhe ja lene ndeshkimin perendise, ata te djallit u presin koken ne emer te perendise.
Une nuk kam degjuar te jete denuar ndonje person se pse ka qene prift.une nuk di qe ne Kodoin Penal te kete pasur ndonje nen qe te bente fajtor e te denonte pse ishe prift ose hoxhe.Keto thuhen per te fshehur krimet per te cilet jane gjykua e denuar si bashkepunim me okupatoret para clirimit, spiunazh,vjedhje etj. pas clirimit.Pse nuk thone akuzat konkrete per te cilat jane gjykuar e denuar?Njerezit i dine.Kerkoni nje deshmi penaliteti per kete prift e botojeni e do te shikonimpse eshte denuar me te vertete.
Shiniku i priftit shiniku i priftit eh ckohe kane ardhe prifti i rrefehet priftit
E mi dreq,se ne saje te partise se punes sot ke mbush 88 vjec.Nese nuk do te ishe denuar do kishe vdek 65 apo 70 vjec si shoket e tu.Po ju nuk ta dni nderin,bukshkale.Po te ishe ashte burgut do e ishe bere me tension,me diabet,me zemer.Burgu te kaliti.te sterviti qe ti besh balle cdo semundjeje.Hajt pra Troshan te uroj jete te gjate dhe te shijosh vitet e demokracise.
keq ardhje per komentuesit e kesaj gazete qe e vertetojne se vijne nga rrenje bythpalaresh komunistash dhe mos te shkruani se nuk jeni se do ta rendoni vendin tuaj jeni per te qare nuk keni ide se cfare kaluam ne ato vite te tmerrshme te diktatures qe me duket i paska harruar dhe zoti Mere shume shpejt.
Persekutoret e tij i,ka ne pushtet ne tiran papa
po mos ja vini veshin shume se mosha ben te sajen edhe pse ka lajthitur si fetar qe eshte .Ketu po lajthitin ish sekretaret e partise dhe sherbetoret e udheheqes komuniste qe jane me te rinj se ai dhe po dalin me te vojtur e te perndiekur se ky qe koha i ka dhene lajthitjen. Pas pak kohe do dalin dhe udheheqesit e moneklatures komuniste se ishin te persekutuar nga Enveri si puna e zagarit Alia.
Vetem perulje dhe lot para ketij heroizmi.
Prove e gjalle e madheshtise se njeriut dhe forces se besimit ne te.