Presidenti Bujar Nishani e konsideroi një ngjarje të madhe për kombin shqiptar vizitën e Papa Françeskut në Tiranë.
“Kjo është në ngjarje e madhe historike për kombin, për vendin, për të gjithë shqiptarët kudo që janë njëzëri thonë- Mirëserdhët në Shqipëri.
Ati i Shenjtë, Shqipëria në 24 vite liri, ka bërë progres të madh nga vendi më i izoluar në botë, sapo kemi marrë statusin e vendit kandidat falë edhe mbështetjes Tuaj të cilën dimë ta çmojmë”, deklaroi Presidenti Nishani.
Presidenti vuri në dukje harmoninë fetare mes besimeve fetare në vendin tonë. Krishtërimi dhe myslimanizmi, tha Nishani, në gjirin e këtij populli të lashtë dijnë veç të dialogojnë.
“Kisha Katolike shqiptare dhe komunitetet e tjera fetare i rezistuan në mënyrë heroike komunizmit”, nënvizoi Presidenti.
Sipas tij, Shqipëria i ka dhuruar martirë e shenjtorë botës në shekuj.
“Është privilegj. Kjo është një ngjarje e madhe historike për kombin, për vendin, për të gjithë shqiptarët kudo që janë, të cilët njëzëri u thonë, mirëserdhët në Shqipëri. Faleminderit nga zemra që na zgjodhët ne të parët për udhëtimin tuja në Evropë.
Tek çdo bashkëkombës unë identifikoj veç mirënjohje për Ju. Si të tillë kemi mbërritur tek pavarësia jonë, deri sot në vitin e 102 të shtetit shqiptar, jemi krenar për këtë. Mes nesh nuk ka diskriminim, nuk ka ekstremizëm, por respekt reciprok të trashëguar brez pas brezi. Harmoni të garantuar nga kushtetuta e shtetit tonë laik.
Ne përjetuam për gati 50 vite një diktaturë të egër ku komunizmi tentoi të ndryshojë antropologjinë humane, të krijojë njeriun e ri pa Zot, pa liri, pa objekte kulti. Fjalët e fundit të shumë prej priftërinjve katolikë para skuadrave të pushkatimit, ishin rroftë Shqipëria, rroftë Papa! Në emër të binomit atdhe e fe, ishin me dhjetëra klerikë që dhanë jetën e tyre.
Ky eksperiment falë qëndresës së shqiptarëve, dështoi. Ishte një sfidë që shqiptarët e përballuan të gjithë sëbashku, si bij të të njëjtit Zot. Myslimanë e të krishterë u ngritën nga hiri në kërkim të lirisë. Selia e Shenjtë i ka ofruar ndihmë gjithmonë kombit tim. Heroi ynë kombëtar, simboli i lirisë kundër robërisë, Gjergj Kastrioti Skënderbeu ishte aleati i zgjedhur i Vatikanit.
Pohoj me bindje se ligjëratat Tuaja janë një doktrinë e mirëfilltë për paqen në botë. Janë një reflektim i madh shpirtëror. Shqipëria sheh tek ju një mik të shtrenjtë të cilit sot i ka hapur derën dhe zemrën sipas zakonit të shqiptarëve. Sot kjo shtëpi është dy herë e juaja”,u shpreh Nishani.
Më tej Presidenti Nishani renditi vlerat e vendit tonë dhe përpjekjet që ajnë bërë për të mbrojtur besimin deh krishterimin edhe gjatë diktaturës komuniste.
“Si të tillë kemi mbërritur te pavarësia jonë në 28 nëntor 1912 deri sot në vitin e 102-të të shtetit shqiptar, jemi krenar për këtë. Mes nesh nuk ka diskriminim, nuk ka intolerancë, nuk ka ekstremizëm, por respekt reciprok të trashëguar brez pas brezi. Harmoni dhe barazi të plotë të komuniteteve fetare, të garantuar nga kushtetuta e shtetit tonë laik.
Ne përjetuam për 50 vite një diktaturë të egër ku komunizmi tentoi të ndryshojë antropologjinë humane, të krijoj njeriun e ri pa zot, pa besim, pa kulte. Unë dhe bashkëkombësit mendojmë se kisha katolike dhe komunitetet fetare i kanë rezistuar në mënyrë heroike komunizimit duke i dhënë kombit martirë të denjë në jetë të jetëve për këtë status. Fjalët e fundit të shumë prej priftërinjve katolikë para skuadrave të pushkatimit ishin; “Rroftë Shqipëria! Rroftë Papa!”.
Në emër të binomit atdhe e fe, ishin me dhjetra klerikë që dhanë jetën e tyre. Ky eksperiment fatkeq, kundër natyrës së njeriut na rezulton pa etalon, krahasimi në epokën e modernitetit. Fal zotit ai dështoi. Ishte një sfidë që shqiptarët e përballuan të gjithë së bashku si vëllezër, si bij të të njëjtit zot. Myslimanë e të krishterë u ringritën nga hiri i lirisë dhe besimit. Krishterimi zu fill herët në Shqipëri, me gjasë që në kohën e Apostullit Pal. Historia katolicizmit shqiptar pjese e rëndësishme e historisë së katolicizmit botëror.
Ne të gjithë jemi krenarë që gjuha shqip e shkruar ngjizet me një formulë të shenjtë; “Unë të pagëzoj në emër të atit, të birit dhe shpirtit të shenjtë!”, ky bekim e ruajti atë nga zhdukja që i kanosej. Jo rastësisht libri i parë i gjuhës shqipe është një meshar i murgut Gjon Buzuku”, u shpreh Kreu i Shtetit.
Le te plasin Percaresit e peguer nga Athina – Beogradi edhe nga rrjetet Vehabiste. Le te plasin tu vi inat , qe shqiptari ka 4 fe edhe ni Gjak!!!
Sot esht dit zue per Tourkofagosin, enter, adriatik,ljudmilla, Fuad Ramiqin millosheviqin, Shefmu… Krasniqinetc..
Odeta me fustan me lule. Dergojini nje protokollar ti thote se duhet te ishte ne te zeza sic ishte e nderuara Zonja Rama, Zonja Kryemadhi etj. Kafshe
sa mire flet per shqptaret presidenti, po mu kujtua ajo letra drejtuar shqiptareve mbas festes se 100 vjetorit ne vlore. debil i pa fe, nuk je gje tjeter vecse materialist si te gjithe politikanet.