Nicolas Sarkozy: Do të rikthehem në politikë

19 Shtator 2014, 20:27Politika TEMA

Ish- presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy bëri të ditur se do të rikthehet në politikë.

Në faqen e tij në Facebook, ai tha se do të kërkojë drejtimin e partisë opozitare UMP, çka shihet gjerësisht si hapi i parë drejt kandidimit për president në vitin 2017.

“Jam kandidat për president i familjes time politike,” shkroi Sarkozy.

Sipas BBC, kjo deklaratë u jep fund muaj të tërë spekulimesh në lidhje me qëllimet e konservatorit 59- vjeçar.

Ai ishte angazhuar që do hiqte dorë nga politike në rast se nuk do rizgjidhej president në vitin 2012.

Zgjedhjet për partinë UMP do mbahej në nëntor.

Korrespondenti i BBC thotë se pavarësisht se diçka e tillë dihej, sërish është pritur si një ngjarje e madhe.

Sipas tij, Sarkozy ka shumë mbështetës që besojnë se energjia e tij është esenciale për të nxjerrë Francën nga vështirësitë aktuale.

Megjithatë Sarkozy humbi zgjedhjet në vitin 2012, duke u bërë i pari president francez që nuk rizgjidhet për një mandat të dytë.

Por pasuesi i tij, Francois Hollande, sipas sondazheve është presidenti më pak popullor i kohëve moderne në Francë.

Edhe pse Sarkozy ka ruajtur një profil të ulët që kur la detyrën, ndaj tij kanë nisur disa hetime.

Së fundmi ai është nën hetim për dyshimet se ka tentuar që të ndikojë mbi gjyqësorin.

Të tjera hetime përfshijnë lidhjet e tij me ish- liderin libian, Muammar Gaddafi, financimet e paligjshme të fushatës, etj.

5 komente në “Nicolas Sarkozy: Do të rikthehem në politikë”

  1. Treviso says:

    Populli Frances duhet te mendohet mire per te votuar zotin Sarkorzy
    Sarkorzy qe inisjatori i pare qe sulmoi kedafin nenjekohe qe ai e ndimoi qe te fitonte zgjedhjet. Pse e mori kete insjative? Per te mos u zbuluar sekreti. Mjafton te rishikohen miqte e tije, gjate kohes qe pat pushtetin. Tani po shfrytezon krizen qe ka mberthyer Francen se bashku me Europen, dhe ky do ta nxjerre vendin nga kriza. Me zgjedhjen e tije si president Fransa do perfundoje me keq se Italia.

  2. Mesiguri Carla i ka knu noj kang motivuse karsozit

  3. mir mir po ky e ka grun t bukur
    kshtuqe ja vle me e pa n krye t shtetit dhe me kom perpjet

  4. Strazimiri me paruke says:

    Kur humbi ne perballjen me Holland per president, Sarkozi deklaroi qe do te hiqte dore nga politika, por bese dhe fjale maxhari, andej nga e ka edhe origjinen. Sarkozi ka nje perballje me drejtesine franceze per financime te paligjeshme e sidomos, shuma prej 80 milion $ qe i dha Kadafi ne fushaten kur fitoi si President.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje