Alex Salmond jep dorëheqjen: Gjenerata tjetër do e marrë në dorë betejën për pavarësi

19 Shtator 2014, 18:48Politika TEMA

Ministri i Parë i Skocisë, që udhëhoqi fushatën për pavarësi nga Britania e Madhe, dha dorëheqje pasdite.

Alex Salmond tha se do të largohet në nëntor, që t’i hapë rrugë gjeneratës tjetër që të marrë përsipër betejen për pavarësi.

Salmond e bëri të ditur lajmin gjatë një konference për shtyp.

Ai tha se partia, parlamenti dhe vendi do përfitojnë nga një lidership i ri.

Por ai lëshoi edhe një paralajmërim për kryeministrin britanik David Cameron që të mos harrojë premtimin për të transferuar sa më shumë pushtet tek skocezët.

Vendimi vjen pasi 55 përqind e skocezëve i thanë jo pavarësisë.

“Ka qenë privilegji i jetës sime që të shërbej si Ministër i Parë.

Por e kam thënë shpesh gjatë fushatës se nuk bëhet fjalë për mua apo partinë. Është diçka më e rëndësishme se kaq.

Ne humbëm referendumin, por do të vazhdojmë iniciativën politike.

Më e rëndësishmja është se Skocia sërish mund të dalë fituesja reale,” tha Salmond.

Pjesëmarrja në votime ishte e lartë, ndërsa pro pavarësisë ishin rajone të rëndësishme si Dandi dhe Glasgou.

6 komente në “Alex Salmond jep dorëheqjen: Gjenerata tjetër do e marrë në dorë betejën për pavarësi”

  1. Hot says:

    Ky eshte Civilizimi I vertete!

  2. Pelasgian says:

    o Dean ti per ke votove —pro apo kundra pavarsise ????

  3. myftari Itali says:

    Ky është lider, jo këta legenat tanë, si Blutë, dhe Rozemavite ,thjesht politikan për të vjedhur, e pasuruar vetëm për vete.

  4. Anonim says:

    Ky eshte burre shteti.

  5. gabeli bjond says:

    nji gjo s kuptoj un
    me zgjedhje t lira dhe demokratike kombi skot voton kundra pavarsis se tij,nderkaq ka kombe si palestina,kurdet,..etj qe derdhin gjak me shekuj per kte pavarsi.
    kjo tregon se demokracija,lirija e individit pra,i ben njerzit te shofin vec sumen e vet,dhe ti varin kombit bolet n qaf.
    si n shqipni me shqiptart.
    thuji shqiptarve me u bashku me anglin po nuk votuan 90 perqind pro.
    se,per bashkim me ameriken, votimet shkojn 140 perqind pro! sepse kushedi sesa te vdek do dalin n votime,,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje