Deputeti i Partisë Demokratike Arben Ristani ka hedhur akuza të forta ndaj Kryeministrit Edi Rama dhe deputetit Koco Kokëdhima, në lidhje me një ndërtin në Qeparo. Sipas Ristanit “ndërtimi i Koços bie ndesh me 5 ligje dhe dy plane urbanistike”.
Deputeti Ristani, në listën e tij të shkeljeve, përmend ligje si ai i Urbanistikës i vitit 1998, rregullorja e Urbanistikës dhe ligjin për Rezervat Ujore. Dhe këto të fundit, gjithmon sipas PD, injorohen pse “Edi Rama është avokat me prokurë i sarajeve të paligjshme të Koço Kokëdhimës”.
“Edi Rama u shfaq në ekran si avokat me prokurorë i sarajeve të Koço Kokëdhimës, duke dëshmuar edhe një herrë publikisht se ligji nuk është i barabartë për të gjithë.
Kryeministri mbrojti një ngrehinë të paligjshme, një grabitje të pasurisë publike, një masakër mjedisore, mbrojti kalanë e pasha Koços që mendja i thotë se po konkuron pashain e Janinës.
Duhet një ditë e tërë për të treguar sasinë e madhe të ligjeve që ka shkelur Koco Kokëdhima me ndërtimin e sarajeve të tij.
Eshtë shkelur ligji i Urbanistikës i vitit 1998, ku thuhet se ndërtimet në zonat turistike përcaktohen në planet rajonale dhe masterplanet e zhvillimit. Plani rajonal është miratuar në vitin 2008, kështu që pretendimi i Koços për leje të vitit 2002, është tërësisht qesharak.
Eshtë shkelur rregullorja e Urbanistikës e vitit 98, e cila nuk lejon ndërtime në një zone me gjërësi 250-300 metra nga niveli më i lartë i sipërfaqes ujore.
Sarajet e Koços janë vetëm 3 metra larg nga vija e ujit.
Eshtë shkelur ligji për Rezervat Ujore, i vitit 1998. Neni 49 ndalon ndryshimin e mbulesës bimore në plazhe dhe brigje me gërmim apo ndërtim.
Sarajet e Pashait të Jugut ndodhen vetëm pak metra nga vija e detit dhe më pak se 100 m nga këneta dhe lumi i Qeparoit.
Pretendimi se ka leje të vitit 2002 është absurd pasi ligji i kohës e bën nul lejen nëse punimet nuk kryhen brenda 2 viteve. Siç e dini punimet vazhdojnë edhe sot pas 12 vitesh”, theksoi Ristani.
Referuar pretendimit se prona është kthyer me ligjin 7501,Ristani tha se “por bëjnë sikur nuk vënë re se është ndërtuar mbi zallin e bregdetit, mbi fushën e sportit të fshatit dhe në kuptim të ligjit 7501, mbi tokë bujqësore dhe jo mbi truall të miratuar për ndërtim”.
“Ndërtimi i Koços bie ndesh me 5 ligje dhe dy plane urbanistike. Por ai është ndërtimi i Koços, dhe Edi Rama është avokati i tij me prokurë.
Shemben çdo ditë banesat e të pamundurve, dhe cdo ditë lëshon shtat kundër ligjit pashallëku i Koços. Ky është një krim dhe ky është standardi i Edi Ramës.
Kafshatë që s’kapërdihet është mjerimi, por tallja dhe arroganca e pashallareve me popullin është kulmi”, theksoi Ristani.
Ne fakt ishte vertet e turpshme si vazhdonte ta mbronte ate bunkerin e Qeparoit te Fevzoja dje. Te kujtonte Saliun qe justifikonte Fullanin&Co.
Dihej qe do ishin i njejti mut;
Saliu qe pasuroi klanin e Çeçeneve, dhe Edi, ushtari i bindur i Sorosit.
Shpif,shpif se diçka do mbetet! U be i disati rast qe Ristani flet mbi kete ceshtje dhe nuk ka as edhe nje cope leter qe te vertetoje ato cka ai thote. Pra kjo mbetet thjeshte nje akuze politike.
Futja kot! E morem vesh te gjithe qe objekti nuk i perket deputetit Koço. Ristani vazhdon akoma me retoriken boshe.
Po kujt po i rruhet nese eshte i Kocos, i Aristidhit a i Arqimidhit?
Thelbi eshte qe eshte ndertuar 10m larg vijes se detit,
ska nevoje per me teper fjale e fakte per ti vene rruspen.
Objekti i ndertuar nuk eshte ne pronesi te deputetit Kokedhima. Qe ketu fillon genjeshtra e deklarates. Objekti ka leje ndertimi te dhene qysh ne vitin 2002 dhe kjo eshte e vertetuar.
OQEPARO O FSHATI KAPEDAN
PERMENDESH NE HISTORI PER BURRA ME NAM
C’PESOVE SOT O ZEMERA IME
RE NE DUART E HALEVE TE KOKEDHIME
KY SUA I LIG KUDO QE JANE
QELBIN VENDIN E GJITHE DYNJANE
POR DHE TI POPULL NUK JE PA FAJ
QE SOT ULERIN ME KUJE ME VAJ
70 VJET KOMUNISTAT BESOVE
NDAJ PO TE THOM: MIRE E PESOVE!