Kapen armë dhe automjete në fshatin Lazarat.
Efektivat e Policisë së Gjirokastrës dhe forca të FNSH që operojnë prej disa muajsh në këtë zonë, kanë zhvilluar një aksion mbi fshat, në grykën e Sopotit.
Gjatë operacionit, në vendin e quajtur “Arrët e Xhaferre”, në një stan bagëtish janë sekuestruar 4 kallashnikovë, dy automjete pa dokumenta dhe 1 celular.
Policia ka identifikuar mbi bazën e provave të mbledhura në vendngjarje, mbajtësin e armëve pa leje. Ai është Asqeri Basha, i cili ka mundur të largohet duke përfituar nga terreni, por është shpallur në kërkim.
Edhe një ditë më parë, në afërsi të Delvinës, mbi Sopot, u arrestuan disa persona dhe u kap rreth 250 kg hashash e cila besohet se ishte prodhuar në Lazarat.
cudi!!!!myslimon dhe trafikant hasisi…..!!!!
madje paska dhe kalaznikov………..!!!