Kuvendi i PD, Basha takon drejtuesit e degës së Vlorës/Qeveria synon një opozitë fasadë

18 Shtator 2014, 15:00Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha theksoi se nuk ka Parlament, por një  asamble njerëzish. 

Këtë deklaratë Basha e bëri pas takimit me drejtues të Partisë Demokratike në Vlorë. Burime nga PD konfirmojnë se takimi është në kuadër të përgatitjeve që po bën partia më e madhe e opozitës për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar.

Mësohet se në këtë takim, Basha ka kërkuar nga drejtuesit lokalë zbatimin e udhëzimeve mbi përcaktimin e delegatëve në Kuvend, por gjithashtu ka dhënë edhe udhëzimet përkatëse në lidhje me procedurën e votimit për anëtarët e Këshillit Kombëtar dhe ndryshimet në statut.

Basha tha se me dhunën e ushtruar nga ana e mazhorancës në Parlament, kërkohet që opozita të shndërrohet në parti fasadë.

“Opozitës i është mohuar e drejta kushtetuese e komisioneve hetimore, pra është mazhoranca që ka shkatërruar jetën parlamentare në Shqipëri, dhe instalimi në parlament i personave të inkriminuar, tregon qartë se mazhoranca kërkon një opozitë fasadë.

PD nuk do të jetë kurrë fasadë e oligarkisë. Ne kemi paraqitur vetëm ccështjet që shqetësojnë në Shqipëri. Kjo është situata aktuale në Shqipëri.

Ka një papajtueshmëri të oligarkëve në parlament dhe asaj të një vendi demokratik dhe të drejtave themelore kushtetuese. Ka një asamble njerëzish aty, por parlament nuk ka. Me mbështetjen e fuqishme të faktorit ndërkombëtarë do të ia dalim të shpëtojmë kuvendin nga kjo mynxyrë.” theksoi kryeopozitari Basha. 

Duke vijuar akuzat e tij ndaj qeverisë, pas takimit me drejtuesit e PD në qarkun Vlorë, Basha denoncoi edhe emërimin në krye të Këshillit të Qarkut të Vlorës, të Sadrit Danajt, duke e akuzuar atë se ka të kaluar kriminale, lidhur me akuzat ndaj tij për trafik të qenieve njerëzore.

Sipas Bashës, personat e inkriminuar, janë vendosur në poste kyçe të qeverisë.

“Për gjendjen në raport e sigurinë, me paligjshmëritë e panumërta që godasin padrejtësisht qytetarët e Vlorës. Është e lehtë që në morinë e përditshme të rutinës së përbaltjeve politike, të shmangësh përpgjegjësitë e qytetarëve që të kanë votuar, të pretendosh se mund të shkarravisësh si në penel në letër, por gjendja është katastrofike, asnjë vend pune nuk është hapur në Vlorë.

Mijëra njerëz janë flakur në rrugë, jo se ishin militantë partiakë, dhe jo për të sjellë militantë të PS, por persona të inkriminuar.

Në krye ta qarkut të Vlorës, me urdhër të Ramës është vendosur një person i cili është akuzuzar nga shtypi italian për trafik të qenieve njerëzore. Madje citohet të kishte thënë se është më mirë ta kishim vrarë gocën se do kishim zhdukur faktet kështu.

Kjo është e vërteta e Ramës me punësimin.

Premtoi ligj për këdo por shkatërroi pa ligj pronat, djersën e çdo vlonjati. Përgjigjen vlonjatët e kanë dhe jam i bindur se ky shqetësim i thellë që ka kapluar Vlorën, do të dijnë që përgjigjen ta bëjnë publike me zë të lartë siç di dhe ka ditur gjithnjë Vlora”, tha Basha.

14 komente në “Kuvendi i PD, Basha takon drejtuesit e degës së Vlorës/Qeveria synon një opozitë fasadë”

  1. Sali Berisha says:

    Nje vjetori i mashtrimeve me te medha ne Europen e pasrenies se Perdes se Hekurt!

    Te dashur miq, keto dite u be nje vit nga dita e instalimit me mega-mashtrime te klikes Rama – Meta ne pushtet. Sot, pas nje viti, cilido qe fut doren ne shporten e arte te premtimeve gjen aty kalbesiren e dekompozuar te tyre. Te gjitha premtimet e tyre te bujshme jane faktuar mega-mashtrime cinike dhe shqiptaret jane sot qytetaret me te mashtruarit e me te ofenduait ne Europe.

    – Klika Rama – …Meta, qe u mori besimin shqiptareve duke iu premtuar sherbim shendetesor falas, u ofrojne atyre sot sherbimin shendetesor me kosto me te larte, me te korruptuar e me te rrenuar se kurre
    – Ata qe premtuan heqjen e TVSH-se per ushqimet baze si buken, miellin, grurin, vajin, sheqerin, orizin, qumeshtin, vezet, rriten çmimet e tyre dhe hoqen TVSH-ne per lojrat e fatit te familjareve te tyre
    – Ata qe premtuan uljen e çmimit te ilaçeve, rriten çmimin e tyre sepse TVSH-ne e fusin ne kontot e tyre qeveritaret e firmave te ilaçeve
    – Ata qe premtuan heqjen e TVSH-se dhe uljen e çmimit te energjise, rikthyen faturat aforfe, me te cilen 200 mije familje paguajne çmimin e energjise tre here me shtrenjte se sa vet Rama, dhe pas pese vitesh po rrisin me cinizem ne nivelet me te larta çmimin e energjise per te mbuluar vjedhjet e tyre

    – Klika qe premtoi legalizimet falas mbi dyfishoi çmimet e legalizimeve, uli nga 70% ne 50% perdorimin e letrave me vlere dhe i fyen keta qytetare pasi nga mengjesi deri ne darke zyrtaret dhe kreu i tyre perserisin si papagalli se l”egalizimi eshte falas”
    – Ata qe premtuan rritje te rrogave dhe rrogen e 13-te per te gjithe punonjesit, rrogat i ngrine pra i ulen nepermjet inflacionit, dhe jo vetem qe nuk dhane rrogen e 13-te por hoqen dhe shperblimin e fundvitit.
    – Klika premtoi uljen e taksave per 97% te shqiptareve dhe i rriti nepermjet naftes, akcizave te tjera ,fatures aforfe, sigurimeve shendetesore dhe shoqerore per 100% te tyre
    – Ata qe premtuan 300 mije vende pune kane punesuar, por vetem ne letra, 70707 brenda tre muajve. Ne te vertet kane shkaterruar 34 mije vende pune dhe rritur papunesine nga 12.8 ne 17.7%

    – Ne shporten e arte te premtimeve ishin heqja e akcizes per fermeret, heqja e takses se qarkullimit, por ne te vertete e kunderta ka ndodhur
    heqja e takses per biznesin e vogel dyfishuan pagesen per siperfaqen e lokalit
    – Klika Rama – Meta premtoi uljen e borxhit publik, uljen e kredive te keqija, rimbursimin e menjehershem te TVSH-se dhe rritjen ekonomike, por rriten ne nje vit ne 74% apo 3.2 here borxhin me shume se sa e rriti qeveria e PD ne 8 vite. Sot kredite e keqija jane me te larta se kurre. Rimbursuan 200 milione dollare me pak TVSH per bizneset dhe rriten me rreth 280 milione dollare borxhin e ri ndaj tyre. Ekonomine e zhyten ne reçesion. Rritja nominale ju del -1% por Rama nuk merzitet se per te mashtruar nxjerr rritjen reale 2%

    Qytetare, thirrja ime me miqesore eshte te bashkohemi se bashku nen moton “Qytetare t’i shporrim qelbesirat per te shnderruar kete vjeshte ne vjeshten e te vertetave dhe dinjitetit tone”!! sb

    1. JONI says:

      Nuk e di se kujt i therrisni klik mashtrimi, kesaj qeverie qe ne gjysmen e mandatit te saj ka realizuar me pothuajse gjysmen e premtimeve dhe ka nisur zbatimin e te tjereve por te cilet duan kohen e vet, kesaj i thua klike mashtrimi?!
      Kesaj qeverie qe po perballet cdo dit e me shume me furin e persekutimit e te mosrealizimit te detyrave nga ana e prokurorise e gjykatave e te gjithe institucioneve te tjera te kapura po nga ai plak qe populli e largoi me 1 milion vota.
      Nqs jane kto ate qe te bezdisin atehere e ke ti problemin.

      1. florida says:

        Perkundrazi pervec se nuk po pretendon nje opozit fasad po pretendon shume me shume dhe jo nje opozit qe denoncon pallate te paqena te antareve te kabinetit apo shpenzime kolosale omagjinare nga ana e tyre per kabinetin por po kerkon kritika, kritika te mirfillta dhe te bazuara per punen e qeverise dhe jo interpretime te ndrshme te fjaleve te saliut.

        1. blerti says:

          Nder te gjitha gjerat qe ka skaduar ketu ne shqiperi e qe nuk duhet mbajtur me ne qarkullim kjo eshte opozita e shpifur qe po nderton e qe ke ndertuar ti o lul, dhe me e rendesishmja je ti me i keqi, nje manekin i keq e i shemtuar ne duart e nje ishdiktatori e ishshkaterruesi te ketij vendi si sali berisha.

          1. qimja says:

            O luliii po a je kryetar bashkie ti mo apo eshte ajo enno me 2 n se spo marrim vesh ca behet, ca kopetencash ke a e di se eshte turp kur del nje i partise tende i udhezuar nga ti dhe akuzon ramen per mos realizim detyre kur kryetari i tij e ka braktisur totalisht zyren e tij ku eshte ‘besuar’ nga qytetaret se ti ne fakt i vodhe.

            1. renea says:

              Qekur ti pranove te vidheshin zgjedhjet lokale nga ben pijaneci e nga vrasesi sali vrave veten tende ne politike duke u kthyer ne nje sherbetor te bindur e ne nje manekine ne duart e kriminelit te shqiperise e tani nuk ke si del me prandaj duhet te dalesh e te brockullisesh te tilla idiotlleqe.

    2. zyber says:

      shko mor pirdhu me soj e sorrollop …kriminel muti eshte fundi yt tani…

    3. lidia says:

      Opozite bojkotuese argumenti juaj nuk jane veprat konkrete por vecse shpifjet.

    4. ada says:

      Me mire pa opozite sesa te kesh nje opozite si ju qe ia nxite faqen ketij vendi dhe nuk late gje pa sajuar per qeverine.

    5. loren says:

      Opoizta shqiptare po e nxjerr vete veten jashte loje duke i vene bojkotin gjithckaje qe propozohet nga qeveria dhe duke mos qene pjesmarrese ne parlament. Fasade po e nxirrni vete veten ju dhe per kete nuk iua ka fajin qeveria po lidershipi i mbrapshte qe ju drejton.

    6. jona says:

      Basha ben mire te futet ne parlament dhe ti lere keto lloj viktimizimesh per veten dhe partine demokratike,

  2. Pavioni 17 says:

    Mire me aforfen aty

  3. toni says:

    o shembelltyre e poshtersise njerezore ,po te erdhi fundi te bie era burg…hahaha..

  4. andromeda says:

    O mënxyrë!, çdo që fut turinjtë edhe këtu? S’hoqe dorë nga thirrjet për luftë civile more diabolik. Kjo gjendje e vendit është pasojë e keqqeverisjes sate dhe e abzuzimeve pa fund me pushtetin ti dhe sorollopi yt. Je i mbaruar o Bacë, kuptoje njëherë e mirë këtë. Rama dhe qeveria e tij mund të mos jenë ajo që duhet, por është e sigurtë se është më e drejtë se qeveria e jote e korruptuar deri në palcë. Ti je i frikshëm, ndaj mos na e shpif më tepër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje