Kuvendi shkarkon Fullanin

18 Shtator 2014, 13:02Politika TEMA

Kuvendi i Shqipërisë zyrtarizon shkarkimin e Ardian Fullani nga posti i guvernatorit të Bankës së Shqipërisë.

Në votimin e fshehtë me elektronikë pro shkarkimit të Fullanit votuan 72 deputetë, ndërsa kundër ishin 6 deputetë.

Gjithashtu Kuvendi vendosi shkarkimin e Elivar Golemit nga pozicioni i Inspektores së Përgjithshme të Bankës së Shqipërisë me 76 vota pro, 1 kundër dhe 1 abstenim.

Të pranishëm në seancën parlamentare ishin deputetë të mazhorancës dhe PDIU-së.  Nuk dihet se kujt force politike i përkasin deputetët që votuan kundër shkarkimit të Fullanit nga pozicioni i Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë.

Propozimi për shkarkimin e Fullanit nga pozicioni i Guvernatorit të BSH dhe Golemit nga posti i Inspektorit të Përgjithshëm u bë nga Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë dhe më pas u miratua nga Komisioni parlamentar i Ekonomisë.

Fullani dhe Golemi u arrestuan me urdhër të Prokurorisë, ndërsa mbi ta rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës. Fullani dhe Golemi u arrestuan në kuadër të hetimeve që po zhvillon Prokuroria pas zbulimit të vjedhjes së 7.13 milionë dollarëve nga thesari i Bankës së Shqipërisë.

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, Erion Brace, propozoi në seancë plenare shkarkimin e Guvenatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani. Komisioni i Ekonomisë kërkoi gjithashtu shkarkimin e tij nga pozicioni i anëtarit të Këshillit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë.

Po ashtu, Komisioni i Ekonomisë i propozoi Kuvendit edhe shkarkimin e Inspektores së Përgjithshme të Bankës së Shqipërisë, Elivar Golemi.

Baza ligjore e shkarkimit të dy zyrtarëve ishte “Për shkelje të etikës në punë dhe cënim të thellë të interesave të Bankës së Shqipërisë”. Baza ligjore e shkarkimit të dy zyrtarëve ishte “Për shkelje të etikës në punë dhe cënim të thellë të interesave të Bankës së Shqipërisë”.

REMOTE_ADDR:[]

26 komente në “Kuvendi shkarkon Fullanin”

  1. Hasan Huseni says:

    Kur do i vije rradha atyre te Autoritetiti te Mbikqyrjes Financiare ?
    Eshte mbledh nje stan me kurva atje dhe eshte nje institucion qe mbulon abuzimet e kompanive te sigurimeve.

    1. Bjorni says:

      Duhet ti vije rradha te gjitheve, po kte nuk e vendos dot parlamenti se per cfare te jene me pare ato deputet.

    2. Celo Mezani says:

      Hasan, fiks fare. Aty eshte degjenerim i papare. Per kurva te bojne cfare te duan se vegla e tyre eshte, por per kucedra per korrupsion, si ato te AMF do i kishte zili Fullani.

      AMF stop kurvelliqeve me leket e shqiptareve !!!

      1. Hasan Huseni says:

        Celo vllau, eshte nje kartore ( M.V. ) atje qe ka mbaru ne France per agronomi e ben finance ne AMF. I jep eksperience ai Mati se burrin e ka brinjar me ill ne balle. ?

        1. miti says:

          me duket se ketu ka pas drejtu ajo Gjoni qe tani po punon guvernatore banke? apo gaboj ?

  2. Une jam, ti je. says:

    Akoma nuk po e merrni vesh o shqiptare qe deputetet qe kane votuar kunder jane te LSI-se?

  3. tirona zemra ime says:

    kujtova se ishin te gjithe te “mencur“ si erionka por ja paska dhe 6 deputet qe i funksionoka truri. Shpejt ti gjejme se nuk do te na flej rehat erionka…

  4. FMN says:

    Kundra sipas burimeve zyrtare votuan.1.Edi RAMA.2.LINDA BASHA RAMA.3.GREGORE RAMA.4.ZAHO RAMA.5.ARTAN SANTO.6.ARDIAN FULLANI.

    1. +10 says:

      @FMN…sa te kete dedole si ty, nuk ben para ky vend. TUNG.

  5. gimi says:

    U be dhe kjo, po si vendimi i gjykates nuk eshte fare i drejte.

  6. opinga says:

    Gabim qe i shkarkoni. Ky vend eshte pjerdhur fund e krye. Banditet sic e kane bere punen e tyre, vazhdojne ta bejne akoma pa care trapin ne i shkarkoni apo i gradoni ju.

  7. titi says:

    1 vote kunder ka qene e Like floririt,paterica e sales dhe Edit.

  8. alfred says:

    Pse nuk votojne per shkarkimin e presidentit te shqiprise ai eshte Anti shqiptar

    1. Bjorni says:

      Po jo po ti qr te votojn dhe per heqjen e popullit shqipetar, a doni te beni shtet ju apo jo, duhen ndare gjerat nqs nje njeri ka ne dore te gjithe pushtetin sado me parime e me norma e me kultur apo ku di un te jete ai do ktheht ne nje diktator.

  9. Idealisti says:

    EDI RAMA IKU SI KURVE PARA VOTIMIT…..TA SHPORRIM NGA PUSHTETI KETE. NDYRESIRE QE PO TALLET ME POPULLIN.

    1. Danieli says:

      Ti qenke LOQE fare…..

      1. Idealisti says:

        Jam i bindur jo me shume se ti …shko puthi b…. EDIT po te pelqeu edhe SALIUT se kshu ju pelqen dhe te ia puthni dhe ta tallin B…. Me ju

    2. Realisti says:

      Mos do te sjellesh prape Salushin tend ti more tutkun?

      1. Idealisti says:

        Ore injorant se shaj Edin me te drejte nuk do te thote qe jam me Saliun..Saliu vendin e ka ne burg.

    3. +10 says:

      @Idealisti…del qe shkruan nga e njejta IP si dhe FMN, dmth nje tjter debole. TUNG.

    4. Dea says:

      Ajo fjale qe ke perdorur eshte pak e rende, por, qe ka ikur si frikacak, ka ikur!!

  10. enter says:

    Ja pra kjo ishte loja, arrestimi me pretekstin per ta liruar.

  11. E di says:

    Na plasi bytha se e shkarkuan! Leket KU JANE? LEKET DUAM NE!

  12. santiago says:

    pse nuk erdhi sali kurva maloku te votonte

  13. boko says:

    Pra te pakten 6 baballare te kombit qenkat te zhytur ne m…e fullhajnit

  14. astrit says:

    Babai pare eshte Likja me klanin e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje