“Rreziku nga terrorizmi dhe ekstremizmi paraqet një sfidë të re dhe kërcënim të ri e serioz jo vetëm për Sirinë, Irakun dhe vendet e prekura, por për Rajonin dhe vendet e NATO-s. Ne do të bëjmë gjithcka që mundemi përkrah aleatëve”.
Kështu u shpreh Kryeministri Edi Rama në fjalën e mbajtur në Kuvendin e Shqipërisë ku informoi deputetët në lidhje me samitin e NATO-s të zhvilluar pak ditë më parë në Uells.
Rama theksoi se Samiti i NATO-s i dënon me forcë sulmet shtazarake që drejtohen kundër të gjithë popujve.
“Shqipëria pati një kontribut të rëndësishëm në analizën e rrezikshmërisë nga këto organizata. Sidomos përfshirja e e shqitparëve dhe shqiptarëve brenda rajonit të bashkuar, konsiderohet i rrezikshëm. Mercenarët terroristë do të përpiqen të gjejnë strehë në kthim në vendet e origjinës, duke sjellë andej barbaritë e demonstruara përditë në Siri dhe Irak”, theksoi Kreu i Qeverisë.
Në vijim ai shtoi se Shqipëria ka shprehur qëndrimin për vijimin konseguent në NATO dhe BE si rrugën e vetme drejt paqes, duke shtuar se në Uells, delagacioni shqiptar ka bërë një thirrje të përsëritur ndaj të gjitha vendeve anëtare të NATO-s për vendet që nuk e kanë njohur Kosovën që ta bëjnë këtë, sepse vetëm përmbyllja e procesit të njohjes dhe integrimi i saj në proceset euroatlantike do të bëjë të mundur realizimin e objektivave të NATO-s në këtë vend kyç.
Nga ana tjetër, Rama njoftoi se lidhur me Maqedoninë, prej saj u kërkua respektimi i Marrëveshjes së Ohrit. Ndërsa, për Malin e Zi, tha se u caktua një datë paraprake për të nisur përfshirjen e tij në NATO.
“Deklarata e Uellsit është një dokument voluminoz me 113 pika, që deputetët e këtij Kuvendi, anëtarë të Komisionit të Sigurisë duhet ta shohin në detaje. Prej Kuvendit të Shqipërisë kërkohet një studim dhe vlerësim i thellë dhe përpjekje e koordinuar kombëtare për të plotësuar të gjitha detyrimet tona përballë Aleancës me vetëdijen se bota ka ndryshuar. Shpenzimet për sigurinë nuk janë shpenzime, por investimi më serioz për të ardhmen dhe për të mos lejuar cenimin e botës ku ne jetojmë dhe kemi fatin të jetojmë.”, theksoi Kryeministri.
Rama tha se kërcënim për stabilitetin e kësaj aleance përbën agresioni i vazhdueshëm i Rusisë mbi Ukrainën, ku sigurisht, Shqipëria mbajti një qëndrim dhe dënoi bashkë me aleatët këtë agresion.
“Marrëdhënia e NATO-s me Rusinë dhe Ukrainën, veprimet agresive të Rusisë aneksimi me dhunë i Krimesë krijuan precedent të rrezikshëm dhe shqetësues. Shqipëria dënoi veprimet agresive të Rusisë mbi Ukrainë. Me gjithë rrezikun e shtuar u miratua një plan veprimi për gatishmërinë. Synon të garantojë që aleanca të mbetet e fortë e gatshme dhe reaguese ndaj çdo kanosje”, theksoi Kryeministri.
Duke u nisur nga kjo situatë, siç tha më tej kryeministri 25 mijë trupa ushtarake, përfshirë edhe trupat tona kanë nisur një stërvitje për të qenë gati, në rast se përshkallëzohet agresioni dhe cenohet siguria e çdo anëtari të NATO-s.
dhe zgjidhja eshte duke futur ne burg hoxhallaret sic po ben Kosova http://bit.do/candice-swanepoel-nudo
Pozicjoni i shqiperise eshte shume i mire ! tamam shtet perendimor !
ik mer kopil. mos na bej politiken KURVE.